BOTA

Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 18:04
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë në Kosovë
Dinar

KOSOVË- Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri të Kosovës, i kanë ndërprerë transaksionet e pagesave në dinarë qysh në fillim të kësaj jave. Këto institucione nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për konfirmimin e kësaj, por gazetarja e REL-it në terren vërtetoi se është e pamundur të bëhet ndonjë pagesë me dinarë.

Punëtorët e këtyre institucioneve thanë, po ashtu, se janë paralajmëruar se kjo situatë do të vazhdojë deri në një njoftim tjetër. Banka Qendrore e Kosovës njoftoi më 13 maj se periudha tremujore transitore për zbatimin e lehtësuar të rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb, ka marrë fund.

Kjo rregullore u fuqizua më 1 shkurt, duke e bërë euron mjet të vetme pagese me para të gatshme. Rregullorja nxiti reagime të shumta nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, për faktin se komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia.

Disa takime mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje për çështjen, përfunduan këtë javë pa sukses. Në Kursimoren e Postës, qytetarët mund të tërheqin mjete në euro, të cilat janë të kufizuara në një shumë që varion, por që shpesh shkon deri në 400 euro.

Pagesa në dinarë, megjithatë, vazhdojnë të bëhen në objekte të shitjes me pakicë. Bllagica, pronare e një dyqani në Mitrovicën e Veriut, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se pranon ende dinarë.

“Ne pranojmë edhe euro, edhe pse është pak problem kthimi i kusurit prej 10 apo 20 centësh, derisa të rregullohet pak...”, thotë Bllagica.

Ajo shton se do të vazhdojë të pranojë dinarë “derisa ata të ndalohen plotësisht”. Thotë se askush nuk i ka vizituar dhe nuk i ka kontrolluar për paratë që përdorin.

“Këtu te ne nuk ka pasur kontrolle sa u përket dinarëve. Ka pasur vetëm gazetarë për të pyetur... Mirëpo, mjet i pagesës këtu është ende dinari”, thotë Bllagica, duke konfirmuar se e di se periudha transitore ka përfunduar.

Edhe Natasha, punonjëse në një dyqan në Mitrovicën e Veriut, thotë se pranon dinarë, paralelisht me euron.

“Kemi vite që punojmë edhe me dinarë, edhe me euro. Por, ne vazhdojmë të pranojmë dinarë për aq kohë sa kemi mundësi”, thotë ajo.

Ngjashëm tregon se askush nuk i ka vizituar dhe nuk i ka kontrolluar për valutën që përdorin.

“Deri më tash jo, kam dëgjuar nga lokale të tjera që ka pasur [kontrolle]... Sigurisht që i presim çdo ditë”, thotë ajo, por nuk specifikon se për cilat lokale e ka fjalën.

“Nuk jam i sigurt se si është situata në terren [lidhur me përdorimin e dinarit], ndoshta varet nga rastet veç e veç. Por, në përgjithësi, është shumë e keqe, për të mos thënë katastrofale”, thotë Dushan Gashiq, afarist në Mitrovicën e Veriut, për Radion Evropa e Lirë.

Valuta e Serbisë, ngjashëm, vazhdon të qarkullojë edhe në mjediset me shumicë serbe në jug të Kosovës. Pa specifikuar shumë, Banka Qendrore e Kosovës thotë për REL-in se “secili institucion publik ka mandatin, përgjegjësinë dhe detyrimet e përcaktuara me dispozitat e rregullores”.

Mejdi Bektashi, i cili më herët ka shërbyer edhe si anëtar i Bordit të BQK-së, thotë se barra bie mbi Doganën e Kosovës, Inspektoratin e Tregut dhe Administratën Tatimore.

“Pas dështimit të negociatave [mes Kosovës dhe Serbisë] në Bruksel, të vetmit që mund ta zbatojnë këtë vendim, janë: ATK-ja, Dogana dhe Inspektorati i Tregut”, sipas tij.

Ai thotë se zbatimi i rregullores, megjithatë, “nuk do të jetë i lehtë”. Dogana mund të arrijë ta ndalojë hyrjen e dinarëve në kufi, por do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë hyrjen e tyre në mënyrë ilegale, përmes rrugëve alternative, thotë eksperti i ekonomisë.

“...sepse është problem të kontrollohet një kufi aq i brishtë”, shton ai.

Dogana thotë se zbatimi në praktikë i rregullores së BQK-së nuk parqet ndonjë problem, por nuk jep detaje shumë.

“Do t’i zbatojmë politikat e përcaktuara nga institucionet e Kosovës, konform autorizimeve ligjore”, thuhet në një deklaratë të këtij institucioni, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Nga hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së, Dogana njoftoi disa herë se ka ndaluar hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Në ATK, ndërkaq, thonë se situata për ta mbetet e njëjtë, pavarësisht rregullores së BQK-së.

“Ky institucion, tatimet i pranon vetëm në valutën euro, nga të gjitha bizneset - siç ka ndodhur edhe deri më tash”, thotë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Nëse në komunat me shumicë serbe, inspektorët hasin në biznese të paregjistruara, ato detyrohen të regjistrohen dhe të paguajnë tatime - në të kundërtën gjobiten, ashtu sikurse edhe në komunat tjera, sqaron ai.

Inspektorati i Tregut nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë temë, por, sipas Bektashit, ky organ që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, duhet të bëjë kontrolle më të detajuara në dyqanet e mjediseve me shumicë serbe.

“Të kontrollohet nëse çmimet e produkteve janë të vendosura në valutën euro apo në dinarë, me çfarë valutash realizohen shitblerjet... Tregtarët serbë mund t’i vendosin çmimet në euro, por, në të zezën, pa problem mund të pranojnë dinarë si mjet pagese”, thotë Bektashi.

Me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, nëse inspektorët hasin në çmime të vendosura në dinarë, bizneset mund të gjobiten nga 1.000 deri në 20.000 euro, varësisht nga shkelja ligjore.

Pas takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, më 15 maj në Bruksel, Bashkimi Evropian - si ndërmjetësues i procesit - tha se palët nuk kanë gatishmëri për gjetjen e një marrëveshjeje kompromisi për dinarin.

Çështja i lëkundi raportet e Kosovës me disa aleatë perëndimorë, të cilët i kërkuan pezullimin e rregullores derisa qytetarët e prekur të përshtaten me praktikën e re. Autoritetet në Kosovë, megjithatë, nuk lëshuan pe.

Marrë nga REL

kosove dinar euro

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan