BOTA

Para SHBA-së vizitoi Kievin, Moskën dhe Pekinin/ Analiza e DW: Çfarë kërkon të arrijë Viktor Orbani?

r.ll Përditësimi i fundit 10 Korrik 2024, 08:29
Para SHBA-së vizitoi Kievin, Moskën dhe Pekinin/ Analiza e DW:
viktor orban

HUNGARI- Hungaria mori më 1 korrik 2024 presidencën e radhës së Këshillit Europian, që do ta mbajë për gjashtë muaj me radhë dhe kryeministri Viktor Orban para se të shkonte në Uashington qëndroi për vizita në Kiev, Moskë e më pas në Pekin, duke luajtur rolin e një lloj mediatori të vetëemëruar dhe stimuluesi të vetëshpallur të paqes.

Përmes një videoje të publikuar në X ditën e hënë, Orbani e vlerëson Kinën si fuqinë e vetme botërore "të angazhuar dukshëm për vendosjen e paqes" midis Rusisë dhe Ukrainës dhe kur tregon për takimin e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, e portretizon veten si dikë që është në mision paqeje.

"Kjo është e rëndësishme për Hungarinë dhe gjithë Bashkimin Europian," thotë ai në këtë video që e publikoi, kur ndodhej në Pekin për shtrimin e rrugës së bisedimeve dhe shtoi se "ne do të vazhdojmë punën tonë".

Megjithëse ai nuk deklaroi shprehimisht se ishte duke prezantuar Bashkimin Europian, disa njerëz menduan se ai kishte si synim të linte një përshtypje të tillë.

Kaja Kallas, komisare e BE-së për politikën e jashtme, tha më parë se Orbani ishte duke "shfrytëzuar” presidencën hungareze të Këshillit të BE-së për të "krijuar konfuzion” lidhur me politikën europiane për Ukrainën.

Në një tweet të datës 5 korrik, Orbani pranon se nuk ka marrë mandat për të zhvilluar negociata në emër të BE-së. Sidoqoftë ai dërgoi sinjale të ndryshme kur shtoi se "ne nuk mund të rrimë duarlidhur duke pritur që lufta të përfundojë vetë si me magji. Ne do të shërbejmë si aktorë të rëndësishëm për të hedhur hapat e parë në drejtim të paqes.”

BE e kritikoi ashpër Orbanin pas takimit që bëri me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se ai "nuk është duke përfaqësuar BE në asnjë lloj mënyre.”

Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck tha se takimet e Orbanit duhen parë si çështje bilaterale dhe jo në kuadër të ndonjë angazhimi zyrtar për BE.

Sidoqoftë Orbani është duke dëshmuar edhe një herë se është enfant terrible në bllokun e 27 vendeve anëtare. Ekspertët thonë se përpjekjet e fundit të Orbanit janë pjesë e një plani afatgjatë për ta paraqitur veten si udhëheqës të së djathtës ekstreme të Europës, dhe se mbështet kandidatin republikan për president amerikan, Donald Trumpin, që të kthehet në pushtet.

Cilat janë synimet politike të Orbanit?

Nuk ka asgjë të re në mbështetjen e kryeministrit hungarez Orban për Rusinë ose koketërinë me Kinën. Dy vitet e fundit ai ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet e Bashkimit Europian kundër Moskës dhe është munduar të bllokojë ndihmat për Ukrainën.

Dhe në një kohë kur BE është duke u përpjekur të zgjerojë tregtinë jo me Kinën por me vendet e tjera, dhe të ulë rrezikshmërinë e zinxhirëve kritikë të furnizimeve me lëndë të para, Budapesti ka përqafuar tregtinë me Pekinin, duke filluar këtë maj një partneritet strategjik gjithëpërfshirës.

Julien Hoez, këshilltar politik dhe ekspert në çështjet e BE-së, thotë se lojërat e fundit të Orbanit synojnë të rrisin mbështetjen që Hungaria i jep, pasi partia e tij Fidesz mori në zgjedhjet europiane mbajtur muajin e kaluar rezultatin më të keq zgjedhor të marrë ndonjëherë. Megjithëse partia e Orbanit dhe aleatët e saj morën 44 përqind të votave, ata humbën votat që shkuan për Peter Magyarin, një njeri që ka qenë i afërt me Orbanin, por që është kthyer në rival të fortë dhe shihet si kërcënim serioz.

Por kjo është vetëm një nga dëshirat që Orbani mbart me vete. Ai do po ashtu ta prezantojë veten si udhëheqës të së djathtës ekstreme të Europës, e cila është duke u zgjeruar dhe të krijojë kështu një ”aks joliberal” nga SHBA në Europë, thotë Hoez.

"Ai është duke u përpjekur ta prezantojë veten si udhëheqës të europianëve që janë skeptikë ndaj Europës, që janë më shumë të interesuar për të pasur marrëdhënie me Kinën ose Rusinë ose që nuk duan fare të përzihen me të tjerët dhe në përgjithësi tregojnë tendenca izolacioniste të të gjitha llojeve si ato që shihen në SHBA.”

Ditën e hënë, partia Fidesz e Orbanit hyri në një grupim të ri të djathtë ekstrem në Parlamentin Europian, ku merr pjesë edhe kryetarja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen. Ky grupim i djathtë mban emrin "Patriotët”. Ekspertët thonë se formimi i këtij grupimi, ndërthurur me vizitën e Orbanit në Pekin, kanë qenë për t'u treguar mbështetësve të Trumpit në SHBA sa i rëndësishëm është Orbani.

Së bashku me prezantimin si figurë udhëheqëse e së djathtës ekstreme të Europës, Orbani kërkon po ashtu ta paraqesë veten si dikush që është brujtur me të njëjtin brum si Donald Trumpi. 

Moderator i Trumpit në Europë?

Pierre Haroche, një asistent profesor për politikën europiane dhe ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor i Institutit Jacques Delors Institute, thotë se aktualisht Orbani është duke bërë "punën paraprake” për të pasur përfitim sa më të madh nëse Trump fiton dhe rizgjidhet president amerikan.

"Orbani është duke punuar për arritjen e një marrëveshjeje të cilën ai mendon se do të pranohet nga Trumpi,” thotë Haroche. "Trump ka thënë se do t'i japë fund konfliktit (luftës në Ukrainë) brenda 24 orësh. Orbani do që të jetë në gjendje të thotë, unë kam folur ndërkohë me palët e interesuara dhe ta kthejë veten kështu në një moderator të pazëvendësueshëm.'

"Patja e influencës në BE nëpërmjet një grupimi do ta bënte Orbanin më të dobishëm për Trumpin,” shton eksperti.

Lojërat e Orbanit kanë tronditur Brukselin

Në takimin e radhës të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, ata me siguri që do të diskutojnë rolin që duhet të luajë presidenca e radhës dhe nëse Hungaria mund të jetë një ndërmjetësues i besueshëm.

Ekspertët thonë se BE nuk ka çfarë të bëjë tjetër për ta dënuar Orbanin. Një „opsion bërthamor” që do të kufizonte të drejtat e Hungarisë në bazë të Ligjit 7 të Marrëveshjes së Bashkimit Europian është duke u pëshpëritur shpesh, por nuk mendohet se do të përdoret kësaj here.

Ndërkohë në përgjigje të postimit të lartpërmendur Orbanit në X, i biri i Trumpit, Donald Trump junior, e vlerësoi udhëheqësin hungarez si nxitës të paqes „siç është im atë".

Hapin tjetër Orbani e hedh në Uashington. Tani po hamendësohet nëse ai do të takohet me Trumpin gjatë qëndrimit në SHBA, apo thjesht do të marrë pjesë në samitin e NATO-s për nder të 75-vjetorit të krijimit të aleancës./DW

viktor orban hungari bashkimi evropian

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan