Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SIRI- Kërcënimet e vjetra po shfaqen në Sirinë që po përpiqet të rindërtohet. Kaosi që nga përmbysja e Bashar al-Assad-it po "i hap rrugën" të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) për t'u rikthyer, sipas një komandanti kryesor kurd që ndihmoi në mposhtjen e grupit xhihadist në Siri në vitin 2019. Ai thotë se rikthimi i tyre tashmë ka filluar.
"Aktiviteti i Daesh [ISIS] është rritur ndjeshëm dhe rreziku i një ringjalljeje ishte dyfishuar", sipas gjeneralit Mazloum Abdi, komandant i Forcave Demokratike Siriane (SDF), një aleancë e milicisë kryesisht kurde e mbështetur nga SHBA. "Ata tani kanë më shumë aftësi dhe më shumë mundësi”.
Ai thotë se militantët e ISIS-it kanë konfiskuar disa armë dhe municione të lëna pas nga trupat e regjimit sirian, sipas raporteve të inteligjencës. Abdi gjithashtu paralajmëron se ekziston "një kërcënim real" se militantët do të përpiqen të hyjnë në burgjet e SDF-së këtu në veri-lindje të Sirisë, të cilat mbajnë rreth 10,000 nga njerëzit e tyre. SDF po mban gjithashtu rreth 50,000 anëtarë të familjeve të tyre në kampe.
Rreziku i një ringjalljeje të ISIS-it është rritur, thotë ai për BBC, sepse SDF po përballet me sulme në rritje nga Turqia fqinje, dhe fraksionet rebele që ajo mbështet, dhe duhet të devijojë disa luftëtarë në atë betejë.
Ankaraja e sheh SDF-në si një zgjatim të separatistëve kurdë të ndaluar të PKK-së, të cilët kanë zhvilluar një kryengritje për dekada dhe janë klasifikuar si terroristë nga SHBA-ja dhe BE-ja. Turqia ka kërkuar prej kohësh një territor 30 km në rajonin kurd në Sirinë verilindore. Që nga rënia e Asadit, përpjekjet për ta siguruar atë zonë janë rritur.
“Kërcënimi numër një është tani Turqia, sepse sulmet e saj ajrore po vrasin forcat tona”, tha gjenerali Abdi. "Këto sulme duhet të ndalen, sepse po na shpërqendrojnë nga fokusimi në sigurinë e qendrave të paraburgimit," tha ai, "ndonëse ne gjithmonë do të bëjmë më të mirën."
Brenda Al-Sina, burgu më i madh për të burgosurit e ISIS, i cili ndodhet në qytetin e Al-Hasakah mban rreth 5,000 burra, luftëtarë të dyshuar ose mbështetës të ISIS. Çdo derë e qelisë është e mbyllur dhe e siguruar me tre bulona. Korridoret ndahen në seksione me porta të rënda hekuri. Rojet janë të maskuar, me shkopinj në duar.
Burimet kurde të sigurisë thonë se shumica e të burgosurve në Al-Sina ishin me ISIS deri në qëndrimin e tij të fundit dhe ishin thellësisht të përkushtuar ndaj ideologjisë së grupit terrorist.
Një nga të burgosurit një 28-vjeçar ka folur për BBC, ku tregoi se u largua nga vendlindja e tij nga Australia në moshën 19-vjeçare, për të vizituar gjyshen e tij në Qipro, por më pas përfundoi në Aleppo. Ai pretendoi se kishte qenë duke punuar me një OJQ në qytetin e Raqqa kur ISIS mori kontrollin.
Ai tha se nuk kishte qenë i përfshirë në ndonjë vrasje, ndërsa i pyetur a e mbështet atë që po bën ISIS, ai tha: "Nuk dua t'i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse mund të ketë ndikim në rastin tim." Ai shpreson të kthehet në Australi një ditë, megjithëse nuk është i sigurt nëse do të jetë i mirëpritur.
Rreth tre orë me makinë nga Al-Sina, pas telit të kampit Roj, shumë besojnë se liria po vjen. Ky kamp është shtëpia e pothuajse 3,000 grave dhe fëmijëve. Ata kurrë nuk janë gjykuar apo dënuar, por janë familje të luftëtarëve dhe mbështetësve të ISIS. Të gjithë thanë se avokatët e tyre u kishin thënë të mos flisnin.
Një 47-vjeçare, Saida Temirbulatova, ish-inspektore tatimore nga Dagestan, ishte e vetmja që pranoi të fliste dhe u shpreh se shpreson që përmbysja e Asadit do të thotë liri për të dhe djalin e saj nëntë vjeç.
"Udhëheqësi i ri Ahmed al-Sharaa [kreu i grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham] bëri një fjalim, duke thënë se ai do t'i japë të gjithëve lirinë e tyre. Ne duam gjithashtu lirinë. Ne duam të largohemi, ka shumë të ngjarë për në Rusi. Është i vetmi vend që do të na marrë”.
Disa civilë kurdë në qytetin Al-Hasakah po paketojnë gjithashtu valixhet, nga frika e një rikthimi nga xhihadistët dhe një sulmi tjetër tokësor nga Turqia në Sirinë veri-lindore. Ky do të ishte pushtimi i katërt nga forcat turke, i cili dyshohet se mund të ndodhë shpejt.
foto ilustruese SHBA- Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dë...
zelenskyy, costa BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në një konferencë shtypi deklaroi, se vitin e ardhs...
Foto ilustruese KOSOVË- Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitk...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë sërish pjesë e kryetitujve të mediave, si paso...
Foto SHBA- Numri i dëbimeve të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë që nga vit...
HAGË– Organizata “Human Rights Watch” tha të enjten se Izraeli ka shkaktuar vdekjen e mijëra palestinezëve në Gaz&e...
dorezimi i armeve SIRI- Ish-forcat e sigurisë të regjimit sirian i kanë dorëzuar armët e tyre qeverisë së re të p&e...
Joe Biden SHBA- Presidenti në largim i SHBA Joe Biden ka thënë se ai "sigurisht" do të marrë pjesë në inaugurimin e...
AZI- Nëntë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e nj&eum...
Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e përshkroi të enjten një propozim hungarez për një armëpushim...