Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se paralajmërimi se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të bojkotojë disa nga televizionet në Kosovë shkon kundër transparencës dhe është përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse “për politikat e saj”.
AGK përmes një reagimi tha se është i shqetësuar me këto zhvillime që lidhen me nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Zyrtarisht, fushata njëmujore zgjedhore do të nisë më 11 janar.
“E ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë”, tha AGK-ja në reagim.
AGK-ja kërkoi që mediave t’iu mundësohet që në mënyrë të barabartë të paraqesin programet e të gjitha subjekteve që marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, theksoi AGK-ja.
Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për konfirmimin ose mohimin e lajmit se kjo parti mëton të bojkotojë disa organizata mediale gjatë fushatës zgjedhore. Shoqëria civile edhe më herët ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për qasjen ndaj mediave.
Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, tha për Radion Evropa e Lirë se bojkotimi i mediave, në të cilat LVV-ja ka qenë shpesh e pranishme sa ishte në opozitë në fushatën zgjedhore të vitit 2021, tregon se ky veprim po bëhet “për t’i ikur llogaridhënies dhe jo për ndonjë arsye parimore”.
“Bojkoti është vazhdimësi e luftës së Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave, aktivistëve dhe shoqërisë civile të cilët përgjatë qeverisjes i ka konsideruar dhe trajtuar si armiq".
"Bojkoti është sulm ndaj mediave dhe të drejtës për informim dhe do të ishte mirë që Lëvizja të rishqyrtonte këtë vendim”, tha Kusari.
Sipas saj, sjellja e partisë në pushtet ndaj mediave është në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, institucione ku Kosova synon të anëtarësohet.
Duke folur për fushatën zgjedhore, Kusari tha se pret që të ketë “përshkallëzim të narrativit kundër mediave dhe gazetarëve dhe shpresoj shumë që gjuha e ashpër ndaj gazetarëve të mos përkthehet në sulme fizike”.
Vetëm gjatë vitit 2023, AGK-ja ka regjistruar 53 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve. Po ashtu, vitin e kaluar në Indeksin për Lirinë e Shtypit të organizatës joqeveritare, Reporterët pa Kufij, Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë se vitin paraprak.
Në këtë raport u tha se pavarësisht se vazhdojnë t’i mbajnë përgjegjës politikanët, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë “cak i sulmeve politike”.
Ndërkaq, në raportin për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, vitin e kaluar, u citua Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që tha se “zyrtarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin dhe anëtarë të partisë në pushtet, janë angazhuar në fushata shpifëse për të minuar besimin e publikut në media”./REL
parlamenti LIBAN- Parlamenti i Libanit filloi seancën e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit të enjten, me synimin për t&e...
aeroporti i mancesterit BRITANI- Aeroporti i Mançesterit ka rihapur pistat, por paralajmëron për vonesa të mundshme pas një mbyl...
gaza GAZA- Më shumë se 46,000 palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndet...
Zelensky-Biden SHBA- Administrata Biden ka njoftuar paketën e fundit të ndihmës ushtarake që do t'i dërgojë Ukrainës, n&...
Claudia Sheinbaum MEKSIKË- Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka ironizuar propozimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald...
tibet KINË- Ekipet e shpëtimit në Tibet po garojnë kundër kohës për të shpëtuar të mbijetuarit pas nj&eum...
GJERMANIA- Pas deklaratave të Elon Musk se vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë, multimiliarderi amerikan dhe kandidatj...
nato UKRAINË- Anëtarësimi në NATO është e vetmja garanci e besueshme afatgjatë që Ukraina mund të sigurojë...
SHBA- Paris Hilton është ndër të famshmit që kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret vdekjeprurëse t&eu...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbërriti në Senatin amerikan të mërkurën me synimin për të bashkuar republikan&eum...