Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan më 14 maj në Bruksel për bisedime, në mes të rritjes së tensioneve në kufirin mes dy shteteve.
Të dyja shtetet, për vite të tëra kanë përplasje lidhur me kontrollin e një rajoni të diskutueshëm.
Bisedimet midis kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, u ndërmjetësuan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Ky është takimi i pestë mes liderëve që ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë.
Michel ka zhvilluar bisedime dypalëshe me Pashinyanin të shtunën mbrëma, ndërkaq me Aliyevin është takuar mëngjesin e së dielës.
Bisedimet mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit vijnë disa ditë pas shpërthimit të dhunës në kufirin mes këtyre dy shteteve të Kaukazit.
Të premten, Qeveria armene njoftoi se një ushtar armen u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga forcat azerbajxhanase.
Të enjten, një ushtar azerbajxhanas u vra dhe katër ushtarë amenë u plagosën gjatë përleshjeve.
Pashinyan akuzoi Azerbajxhanin se po tenton “të minojë bisedimet” në Bruksel dhe tha se “ka pak” shanse për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes gjatë takimit me Aliyevin.
Këto dy shtete fqinje kanë zhvilluar dy luftëra ndërmjet vete në fund të viteve ’90 dhe më 2020 mbi kontrollin e Nagorno Karabakut, një rajon malor, i banuar kryesisht nga armenët etnikë, që u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit mbi tri dekada më parë.
Pas një lufte të shkurtër, Azerbajxhani rimori territorin e këtij rajoni më 2020, por Bakuja dhe Jerevani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.
Që atëherë, paqeruajtësit rusë janë dislokuar në Nagorno Karabak, por Armenia është ankuar se prania e rusëve nuk po ka efekt.
Tensionet janë rritur së fundmi pasi Bakuja më 23 prill njoftoi se kishte vendosur pikën e parë të kontrollit rrugor në hyrje të korridorit Laçin, që është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno Karabakut.
Ky korridor veçse është përballur me bllokada, gjë që kanë shkaktuar që banorët e rajonit të kenë mungesa të furnizimeve dhe reduktime të energjisë elektrike.
Lija e pyllit apo lija e dhenve është e përhapur në gjithë botë dhe zë kryesisht fëmijët. Ajo shkaktohet nga viru...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të dielën pasdite u bëri thirrje mbështetësve dhe vullnetarëve që të mbrojnë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Berlin për bisedime kritike, pasi liderët gjermanë njoftuan për një paket...
Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet në historinë moderne të këtij shteti, të...
MEKSIKË- Héctor Elías Flores Aceves, alias "El 15", "Secre", "Pantera" dhe/ose "Rey" (Mbreti), shefi i fraksionit të "Los Chapitos" n&...
Foto ilustruese Shkuarja e punëtorëve të huaj në Shqipëri nisi rreth dy vjet më parë, si zgjidhje për munges&eu...
Duke iu lutur Hagia Sophia-s, ai do të përfundojë një fushatë zgjedhore plot fyerje dhe kërcënime të fshehura keq, t&e...
Një shumicë aksionesh prej 82% kundrejt 800 milionë dollarëve në Forbes Global Media , CEO i Lumin...
Pavarësisht trendit në rritje të udhëtimeve individuale, gratë ende hasin sfida kur udhëtojnë të vetme jashtë ven...
Kombinimi midis aromës së detergjentit dhe aromës fiziologjike personale mund të kushtëzojë "tërheqjen" ose jo të mush...