I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA - Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky është një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si ekipet e fushatave të kandidatëve po komunikojnë një pjesë të votuesve amerikanë. Për ekipet e fushatave të kandidatëve mënyra më ekonomike për komunikimin me më shumë votues është përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një nga ndryshimet më të mëdha në politikën amerikane këtë vit.
"Modelet po përmirësohen shumë shpejt. Të krijohet përshtypja sikur çdo javë del një model i ri, që është dukshëm më i mirë se modeli i mëparshëm", thotë Scott Babwah Brennen nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Këto modele janë mjete të fuqishme për ekipet e fushatave në nivel kombëtar dhe në atë lokal, thotë analistja politike Betsy Hoover. "Mendoni për ekipet e fushatave që nuk kanë personel për krijim të përmbajtjeve dixhitale. Për shembull, programet e inteligjencës artificiale ua mundësojnë atyre të kenë vetëm një person që mund të merret me këtë punë, nëse duan. Inteligjenca artificiale mund të luajë një rol të madh në fushatën e një kandidati që garon ndaj një rivali me përvojë dhe gjendje shumë më të mirë financiare", thotë ajo.
Firma e zonjës Hoover investon në zhvillimin e teknologjisë për Partinë Demokrate dhe kauzat e majta. Ajo thotë se shfrytëzimi "në mënyrën e duhur" i teknologjisë është shumë i rëndësishëm. "Unë nuk e di saktësisht se çfarë standarde kanë ekipet e fushatave të kandidatëve republikanë, por e di që demokratët kanë standarde të larta për mënyrën se si do të përdoret kjo teknologji e re. Kështu që nuk jam vërtet e shqetësuar se do të jemi mbrapa nëse përdorimi i inteligjencës artificiale do të jetë etik dhe i përgjegjshëm”, thotë ajo. Në vitin 2016, zoti Trump përdori reklama në nivel të pashembullt në mediat sociale me mesazhe të krijuara veçmas për secilin votues në çdo shtet, duke punuar me firmën britanike të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, “Cambridge Analytica”.
Brad Parscale ishte këshilltari i lartë i fushatës së zotit Trump për analizimin e të dhënave dhe operacioneve dixhitale. Firma e tij, “Campaign Nucleus”, menaxhon faqen e internetit të ekipit të fushatës së zotit Trump këtë vit.Zoti Parscale tha në konferencën e konservatorëve “FreedomFest” në fillim të këtij viti, se inteligjenca artificiale mund të analizojë të dhënat e votuesve për të krijuar reklama në masë me tekst dhe email për secilin votues dhe të ndihmojë për votat e atyre që votojnë në mungesë. “Brenda disa vitesh, kandidati mund të jetë në gjendje ta zhvillojë fushatën përmes celularit, të nxjerrë deklarata për shtypin, të dërgojë emaile, të grumbullojë fonde, të gjitha këto të krijuara nga inteligjenca artificiale”, thotë zoti Parscale. Por ekzistojnë shqetësime për përdorimin e inteligjencës artificiale. Një anketë e Institutit Amerikan të Shtypit dhe agjencisë së lajmeve Associated Press tregon se 42 për qind e votuesve amerikanë janë të shqetësuar se mediat do të përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar raportime gjatë fushatës për zgjedhjet e këtij viti./VOA
Donald Trump SHBA- Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës më të ul&eum...
James Cleverly BRITANI- Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa pr...
Izet Mexhiti SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, k...
Bogdanga Kuzeska MAQEDONIA E VERIUT- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se di...
foto ilustruese SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dy...
foto ilustruese EGJIPT- Një kanadez me prejardhje izraelite është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qyteti...
foto ilustruese UKRAINË- Diplomatët e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të përdorin të ardhurat nga a...
foto ilustruese SHBA- Një avokat në Teksas është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosin...
Karavidhja blu BRITANI- Një karavidhe e rrallë blu ka zbarkuar në brigjet jugore të Cornish, Britani. Peshkatari Chris Puckey e gj...
foto ilustruese SHBA- Një koleksion i madh i kartave të rralla Pokemon është shitur në ankand për më shumë se ...