“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
TIRANË- Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit përsëri me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të vitit, duke vazhduar të “eklipsojë” gjithnjë e më shumë shërbimet e tjera të operatorëve celularë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), trafiku total i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 14.1% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues u rrit në 8.78 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 20.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shërbimet e tjera vazhduan tendencën rënëse disavjeçare. Trafiku i thirrjeve dalëse u tkurr me 13.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie me 6.2%.Çdo abonent e përdori mesatarisht celularin për 127 minuta në muaj, 5.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, numri i mesazheve të shkruara ishte 13 për përdorues në muaj, me një rritje të lehtë prej 2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i përdoruesve të shërbimeve celulare (që në fakt matet si numër i kartave SIM ose i numrave celularë aktivë) shënoi rënie në tremujorin e dytë të vitit, me 7.9% më pak krahasuar me një vit më parë.
Ekspertët e shpjegojnë rënien e përdorimit të thirrjeve dhe SMS-ve nga celulari me zhvendosjen e tyre drejt aplikacioneve OTT (over the top) të lidhura me internetin. Thirrjet dhe mesazhet po përcillen më shumë nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp, duke ulur gradualisht përdorimin e shërbimeve tradicionale të mbështetura mbi rrjetet GSM. Kjo po bën që kapacitetet transmetuese të internetit të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve celulare.
Në fund të muajit gusht, AKEP hapi zyrtarisht garën për frekuencat e para që do të përdoren për teknologjinë e shërbimeve celulare 5G. Rrjetet 5G pritet të ofrojnë kapacitete më të mëdha dhe perspektiva më të zgjeruara sidomos në zgjerimin e shërbimeve, kryesisht në zonat urbane në vendit.
Afati për paraqitjen e ofertave do të jetë data 17 tetor e këtij viti, datë kur do të bëhet edhe hapja e ofertave të paraqitura. Koha e fillimit të shfrytëzimit të frekuencave do të jetë jo më vonë se 6 muaj nga data e pajisjes me Autorizim Individual.
Kushtet e tenderit kërkojnë një mbulim të 55% të popullsisë me shërbime 5G brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030. Për sa i përket kushteve të mbulimit të territorit, rregullorja e garës kërkon mbulim me shërbime 5G në brezin e autorizuar (pjesë e spektrit 3.4 GHz – 3.8 GHz), deri në fund të vitit 2025 në portet Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, aeroportet e Tiranës, Kukësit dhe Vlorës, zonën industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës. Ndërkohë, afati për shtrirjen e shërbimeve 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë do të jetë viti 2028./ Monitor
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas drekës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der L...
Borrell LIBAN- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet që i kishin në shënjestë...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka zhvilluar di...
Takimi BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë në drekë...
Vucic KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se Serbia dëshiron të jet&eu...
Foto ilustruese NAPOLI- Një turiste 30-vjeçare nga Padova humbi jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë q&eu...
kurti, von der leyen KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotme në një drekë pun...
hassan nasrallah LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për breshërinë e ...
Trump SHBA- Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë...
Foto ilustruese RUSI- Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Ukrainë të premten pas vendimit t&eu...