Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KORE- Koreja e Veriut nuk ka dërguar ushtarë në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës. Kështu tha një nga përfaqësuesit e Phenianit në Kombet e Bashkuara, duke i cilësuar pretendimet e Seulit si “thashetheme të pabaza”.
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut deklaroi javën e kaluar se Veriu ka kryer një dislokim të madh të trupave për të ndihmuar Rusinë, duke pretenduar se Pheniani veçse ka dërguar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale për trajnime në Lindjen e Largët të Rusisë, të cilët më pas do të nisen për në vijat e frontit në luftën në Ukrainë.
“Sa i përket të ashtuquajturit bashkëpunim ushtarak me Rusinë, delegacioni im nuk e ndien të nevojshme të komentojë për këto thashetheme të pabaza”, tha përfaqësuesi i Koresë së Veriut në një takim të një komiteti gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pretendimet e Seulit “synojnë njollosjen e imazhit të Koresë së Veriut dhe të minojnë raportet legjitime, miqësore dhe bashkëpunuese midis dy shteteve sovrane”, tha ky përfaqësues i Phenianit në një mbledhje të mbajtur në orët e vona të 21 tetorit në Nju Jork.
Pheniani dhe Moska janë aleatë që kur u krijua Koreja e Veriut pas Luftës së Dytë Botërore dhe dy shtetet janë afruar edhe më shumë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Seuli dhe Uashingtoni për një kohë të gjatë kanë pretenduar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po dërgon armë që përdoren në Ukrainë.
Media shtetërore e Koresë së Veriut nuk ka komentuar lidhur me pretendimin e Jugut për dislokimin e trupave. As Rusia nuk ka komentuar për këtë gjë, por ka mbrojtur bashkëpunimin ushtarak që ka me Phenianin.
Pasi Seuli thirri në bisedë ambasadorin rus në Korenë e Jugut për të shprehur shqetësimet, i dërguari tha se “bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut nuk është kundër interesave të sigurisë të Koresë së Jugut”.
As NATO-ja, as Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar se një dislokim i tillë i ushtarëve ka ndodhur, por kanë paralajmëruar se një gjë e tillë do të paraqiste një përshkallëzim të rrezikshëm në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Kemi parë raportime se Koreja e Veriut ka dërguar forca dhe po përgatitet të dërgojë ushtarë shtesë në Ukrainë për të luftuar përkrahë Rusisë”, tha Robert Wood, ambasadori amerikan në OKB, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.
“Nëse këto raportime dalin të jenë të vërteta, atëherë do të paraqisnin një zhvillim të rrezikshëm dhe shqetësues dhe qartësisht thellim të bashkëpunimit ushtarak mes Koresë sëë Veriut dhe Rusisë”, tha Wood.
SHBA-ja dhe aleatët e saj veçse kanë shprehur shqetësim lidhur me ofrimin e armëve nga Koreja e Veriut për Rusinë. Më 22 tetor, agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se Qeveria në Seul po e shqyrton mundësinë që të dërgojë një ekip në Ukrainë për të monitoruar dislokimin e ushtarëve të Koresë së Jugut, tha një burim nga Qeveria.
Sipas këtij burimi, në këtë ekip do të përfshihej personeli ushtarak nga divizionet e inteligjencës dhe ekipi do të analizonte strategjitë në fushëbetejë të Koresë së Veriut dhe do të merrte pjesë në marrjen në pyetje të të burgosurve të luftës. Kjo agjenci e lajmeve po ashtu tha se në llogaritë proruse në Telegram janë publikuar fotografi që shfaqin flamuj të Rusisë dhe Koresë së Veriut në fushëbetejën në Ukrainë./REL
Foto ilustruese SHBA- Një studim i ri i publikuar të hënën ka raportuar se vdekshmëria foshnjore u rrit ndjeshë...
Perplasja ANGLI- Një burrë vdiq dhe 15 të tjerë u dërguan në spital pasi dy trena u përplasën në&nbs...
Foto ilustruese PERU- Ish-Presidenti i Perusë Alejandro Toledo u shpall fajtor të hënën për marrje ryshfeti nga kompania brazilian...
foto ilustruese RUSI- Teksa presidenti rus, Vladimir Putin drejton samitin e 16-të me radhë të grupit joformal tregtar BRICS, ai synon t&rsq...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se nuk do të marrë pjesë në samitin BRI...
LIBAN- Një zyrtar i Hamasit ka thënë se organizata ka të ngjarë të mbajë sekret identitetin e udhëheq&e...
LIBAN- Izraeli daklaron se ka kryer sulme ajrore në të gjithë Libanin, duke thënë se fokus i bombardimeve kanë qenë di...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë të hënën se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut ë...
GAZA- Udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, i u vra nga trupat e IDF-së javën e kaluar, raportohet se në një fazë i is...
SHBA- Komentet e fundit të ish-Presidentit Donald Trump sipas së cilave në Shtetet e Bashkuara ka një "armik të brendshëm", si&c...