
ZVICËR- Në qytetin e Niedergosgen, në kantonin e Soloturnit, dy persona janë plagosur gjatë një përleshjeje të shtunën në mbrëmje, teksa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është ndaluar nga policia.
Mediat e huaj bëjnë të ditur se rreth orës 00:30, policia zvicerane ka marrë një raportim për përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse të Niedergosgen. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje.
Të plagosur mbetën një shtetas i Kosovës 35 vjeç dhe një australian 48-vjeçar. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për ta zbardhur të plotë rastin.
policia zviceriane te plagosur