BOTA

"Përmbysja" e sistemit të dakorduar pas Luftës së Dytë Botërore/ SHBA fillon të mbledhë tarifën e re prej 10% të Trump, thyhen normat globale të tregtisë

r.ll Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 09:47
"Përmbysja" e sistemit të dakorduar pas Luftës së
foto ilustruese

SHBA- Agjentët doganorë amerikanë ka filluar me mbledhjen e tarifës prej 10% të vendosur nga Presidenti Donald Trump për të gjitha importet nga shumë vende të shtunën, me tarifa më të larta për mallrat nga 57 partnerë më të mëdhenj tregtarë që do të fillojnë javën e ardhshme.

Tarifa fillestare 10% "bazë" hyri në fuqi në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA, duke sjellë ndryshimin e plotë të sistemit të pas Luftës së Dytë Botërore të tarifave të dakorduara reciprokisht.

"Ky është veprimi më i madh tregtar i jetës sonë," tha Kelly Ann Shaw, një avokate tregtare në Hogan Lovells dhe ish-këshilltare tregtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump.

Shaw tha në një aktiviet të Institutit Brookings të enjten se ajo priste që tarifat të evoluojnë me kalimin e kohës ndërsa vendet kërkojnë të negociojnë tarifa më të ulëta.

"Por kjo është e madhe. Ky është një ndryshim mjaft lëkundës dhe domethënës në mënyrën se si ne tregtojmë me çdo vend në tokë," shtoi ajo.

Njoftimi i tarifës së Trump të mërkurën tronditi tregjet globale të aksioneve, duke fshirë 5 trilion dollarë në vlerën e tregut të aksioneve për kompanitë S&P 500 deri në mbylljen e së premtes, një rënie rekord dyditore. Çmimet për naftën dhe mallrat ranë, ndërsa investitorët u larguan drejt sigurisë së obligacioneve qeveritare.

Ndër vendet e para të goditura me tarifën 10% janë Australia, Britania, Kolumbia, Argjentina, Egjipti dhe Arabia Saudite. Një buletin i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA për transportuesit tregon se nuk ka periudhë mospagimi as për mallrat që ndodheshin ende në det në momentin e hyrjes në fuqi të tarifës.

Megjithatë, për ngarkesat që janë nisur me avion ose anije para orës 00:01 të mëngjesit të së shtunës, është dhënë një periudhë 51-ditore lehtësimi. Këto mallra duhet të mbërrijnë në SHBA deri më 27 maj për të shmangur tarifën doganore 10%.

Po në orën 00:01 të mëngjesit të së mërkurës, hyjnë në fuqi tarifat e reja “reciproke”, që variojnë nga 11% deri në 50%. Importet nga Bashkimi Europian do të taksohen me 20%, ndërsa ato nga Kina me 34%, duke e çuar totalin e tarifave të reja për Kinën në 54%.

Vietnami, i cili përfitoi nga zhvendosja e zinxhirëve të furnizimit të SHBA nga Kina pas luftës tregtare të mandatit të parë të Trump me Pekinin, do të goditet me një tarifë 46% dhe ra dakord të premten për të diskutuar një marrëveshje me presidentin amerikan.

Kanadaja dhe Meksika u përjashtuan nga të dyja detyrimet e fundit të Trump, sepse ato janë ende subjekt i një tarife prej 25% në lidhje me krizën e fentanilit në SHBA për mallrat që nuk përputhen me rregullat e origjinës SHBA-Meksikë-Kanada.

Trump ka përjashtuar nga tarifat doganore, mallrat që tashmë janë të taksuara me tarifa të veçanta 25% për arsye sigurie kombëtare, përfshirë çelikun, aluminin, makinat dhe pjesët e tyre.

Administrata e tij publikoi gjithashtu një listë me më shumë se 1,000 kategori produktesh të përjashtuara nga tarifat doganore. Të vlerësuara në 645 miliardë dollarë në importet e vitit 2024, këto përfshijnë naftë bruto, produkte të naftës dhe importe të tjera të energjisë, farmaceutikë, uranium, titan, lëndë druri dhe çipat kompjuterikë dhe bakër. Përveç energjisë, administrata Trump po heton disa nga këta sektorë të tjerë për tarifa të mëtejshme të sigurisë kombëtare./Reuters.

shba donald trum tarifat prej 10%

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan