Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
IRAN- Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremoninë mortore për udhëheqësin e grupit militant Hamas në Teheran. Homazhet dhe lutjet u kryesuan nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei para se trupi i tij të dërgohet në Katar për varrim.
Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm dhe Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe po qëndrojnë në Liban në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe zyrtarët amerikanë po bëjnë thirrje të shtuara për armëpushim mes paralajmërimeve të Iranit për sulm hakmarrës ndaj Izraelit dhe shqetësimeve se Lindja e Mesme rrezikohet nga një konflikt i hapur.
Arkivoli i udhëheqësit politik të Hamasit Ismajl Hanijeh, u bart nëpër rrugët e kryeqytetit iranian të enjten, ku mijëra iranianë i bën homazhe udhëheqësit të grupit militant Hamas i cili u vra një ditë më parë në Teheran, vetëm disa orë pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit.
Pas homazheve në Teheran, trupi i Hanijes do të dërgohet në Katar, ku pritet të varroset të premten. Udhëheqësi i lartë i Iranit Ayatollah Ali Khamenei udhëhoqi ceremoninë fetare, një ditë pasi u zotua se do të hakmerrej ndaj Izraelit.
Ndonëse Izraeli nuk ka marrë përgjegjësi publike për sulmin, dyshimet bien mbi të. Izraeli është zotuar ta shkatërrojë grupin militant, të mbështetur nga Irani, pas sulmit të 7 tetorit në vendbanimet izraelite.
Irani u zotua se do të hakmerret ndaj Izraelit, ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të përgjigjet ashpër ndaj çdo agresoni.
“Na presin ditë sfiduese. Që prej sulmit në Bejrut, na kanë ardhur kërcënime nga të gjitha anët. Jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur përballë çdo kërcënimi”, deklaroi ai.
Në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy dhe ai i Mbrojtjes John Healey po zhvillojnë një vizitë të papritur në Bejrut, ku po takohen me zyrtarët libanezë.
Sekretari i Jashtëm Lammy u bëri thirrje palëve të respektojnë dhe zbatojnë rezolutat ndërkombëtare, ndërsa Sekretari i mbrojtjes Healey bëri thirrje për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë, duke shtuar se “dhuna do të ketë pasoja të rënda për të gjithë.”
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron për vizitë në Mongoli, apeloi të enjten tek “të gjitha palët” që të shmangin veprimet përshkallëzuese që mund ta zhysin rajonin në një konflikt më të gjerë dhe bëri thirrje për armëpushim.
“Rruga në të cilën gjendet rajoni është rrugë që sjell më shymë konflikt, më shumë vuajtje dhe më shumë pasiguri. Është jetike që t’i japim fund këtij cikli dhe kjo fillon me armëpushimin… Armëpushimi është në interesin e të gjithëve. Është në interesin e Izraelit, është në interes të palestinezëve. Është në interesin e rajonit,” tha ai.
Vrasja e Hanijes nxiti protesta në Bregun Perëndimor dhe shtete të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe në Turqi.
Zyrtarët kryesorë iranianë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kanë ftuar për takim përfaqësues të Hamasit, Xhihadit Islamik, grupit Houthi, Hezbollahut dhe grupeve militante nga Iraku, të gjitha grupe të shpallura terroriste nga qeveria amerikane, për t’u takuar në Teheran dhe për të diskutuar rreth një sulmi të mundshëm hakmarrës kundër Izraelit./ VOA
SHBA- Administrata e Biden ka rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish me Rusinë dhe pritet së shpejti të sigu...
SHBA- Kamala Harris për herë të parë që nga fillimi i fushatës së saj presidenciale, parashikohet të fitojë zgjed...
Stano KOSOVË- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur ditën e sotme në lidhje me rihapjen e Urës së Ibrit...
Harris dhe Trump SHBA- Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e mundshme demokrate po vazhdojnë fushtatat në garën pë...
Foto ilustruese SHBA- Shkalla e 17 llojeve të kancerit po rritet vazhdimisht midis brezave të rinj në SHBA, sipas një studimi t&eu...
Ehud Olmert IZRAEL- Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se vrasja në Teheran e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasi...
ANGLI- Më shumë se 100 persona janë arrestuar në qendër të Londrës pas trazirave që u përhapën në ...
IZRAEL- Kreu i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, u vra në një sulm ajror izraelit në Gaza muajin e kaluar, tha të ditën...
Nikollë Camaj MALI I ZI- Deputeti i Forumit Shqiptar nga rradhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, është zgjedhu...
Evan Gershkovich RUSI- Korrespondenti i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u dënua në Rusi për akuzat e spiunazhit, mund të ...