BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
SERBI - Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në Serbi, si për pengimin e punës së Parlamentit, ashtu edhe për ndërhyrjet në punën e organizatave të shoqërisë civile.
“Jemi shumë të shqetësuar për pengimin e punës parlamentare dhe dhunës në Parlament. Parlamenti duhet të jetë vend për debat demokratik në interes të qytetarëve dhe ai duhet ta ushtrojë rolin e vet të plotë”, tha një zëdhënës i BE-së përmes një njoftimi për media.
“Zhvillimet e fundit në Serbi, të drejtuara ndaj organizatave të shoqërisë civile janë po ashtu shqetësuese. Shoqëria civile luan një rol vital në zhvillimet e demokracisë dhe shoqërisë pluraliste”, shtohet në njoftim.
Më 4 mars, seanca plenare në Serbi u përshkua me incidente, pasi deputetët e opozitës lëshuan dy herë bomba tymi dhe mjete piroteknike, teksa partitë e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetares, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Gjatë incidentit janë lënduar tre deputetë që ishin në sallë, përfshirë një deputete që është raportuar se ka pësuar “goditje në tru” dhe është “në rrezik për jetë”.
Bashkimi Evropian tha se i fton të gjitha palët që përmes dialogut t’i adresojnë shqetësimet që kanë.
“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për uljen e tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog gjithëpërfshirës nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të adresuar reformat e domosdoshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, u tha në reagimin e BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi.
Gjatë seancës plenare më 4 mars, partitë në pushtet në Serbi refuzuan kërkesën e opozitës që të diskutohej vetëm për ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë. Kjo është kërkesë e studentëve që po protestojnë në Serbi që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Qeveria serbe pretendon se ka plotësuar kërkesat e studentëve protestues. Por, studentët thonë se bllokadat dhe protestat e tyre do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë plotësuar ose jo.
Pas ngjarjeve në Parlamentin serb, Prokuroria Themelore në Beograd tha se i ka kërkuar policisë që të mbledhë informatat e nevojshme për këtë ngjarje./REL
SHBA- Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe ka konfirmuar se pas armëve, Washingtoni ka “ngrirë” edhe ndarjen e informacioneve sekrete me Ukr...
Trump SHBA - Hendeku politik i Amerikës moderne nuk është dukur kurrë kaq i zymtë. Fjalimi i përbashkët i Presidentit Do...
TIRANË- Disa muaj më parë Alban Mansaku dhunoi dhe tërhoqi zvarrë nënën e tij në rrugë duke përdorur gj...
WASHINGTON- Presidenti francez Emmanuel Macron po mendon të vizitojë përsëri Washingtonin për tu takuar me Donald Trump, Vo...
MEKSIKË- Trupat e nëntë personave që u zhdukën në Meksikën jugore muajin e kaluar janë gjetur të copëtuar br...
BRUSEL- Bashkimi Evropian është mësuar me krizat, por ajo me të cilën po përballet tani mund t'i kalojë të gjitha n&eu...
SHBA- Në një fjalim të fundit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se tarifat e reja mbi partnerët kr...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia e vlerson pozitivisht letrën e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensk...
Krerët e CDU, CSU dhe SPD GJERMANI - Nën presion të madh, Unioni CDU/CSUdhe SPD po zhvillojnë bisedime paraprake&nb...
SHBA- Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trumpit iu bë një pritje madhështore nga të pranishmit gjatë fjalim...