Vuçiç shpërndan Kuvendin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar V...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar V...
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mëngjesin e 9 shtatorit në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, ku ...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bërë me dije se dyshohet që zjarri në pikën e karburantit të &lsquo...
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Xhiro e parë e Fazës së Ligës në Champions pa si protagonistë dy yje si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sulmuesi i Real Madrid...
Ka nisur në gjykatë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kr...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datë...
Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës dha detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e ...
Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-n...
Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por seanca nis me një tjetër për&cce...

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet, pasi administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja ndaj importeve kanadeze. Masat e reja prekin një sërë produktesh, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit, birrën, verën, motoçikletat dhe disa lloje metalesh.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, disa prej produkteve do të ndalohen plotësisht nga importi në SHBA, ndërsa për produkte të tjera do të rriten tarifat doganore. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 29 shtator.
Administrata Trump akuzon Kanadanë se po “diskriminon” bizneset amerikane, duke vendosur kufizime ndaj produkteve amerikane, ndërsa nuk aplikon të njëjtat masa për mallrat që vijnë nga vende të tjera.
Në listën e produkteve që do të ndalohen nga importi janë disa produkte të qumështit, përfshirë hirrën, birra joalkoolike, birra të prodhuara nga malti, një sërë produktesh vere, rumi dhe vodka, si dhe motoçikleta e mopedë.
Ndërkohë, tarifa më të larta do të aplikohen për produkte të ndryshme, mes tyre djathëra, letër, mobilje, dyshekë, alumin, hekur, varka me motor, karroca golfi dhe pjesë për pajisje peshkimi.
Vendimi amerikan vjen në të njëjtën ditë kur kanë hyrë në fuqi edhe kundër-tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane. Kryeministri kanadez Mark Carney paralajmëroi se shkëputja graduale nga SHBA-ja si partneri kryesor tregtar do të ketë një kosto, por sipas tij, kostoja e mosveprimit do të ishte edhe më e madhe.
Të dyja vendet kanë shprehur më herët gatishmërinë për të arritur një marrëveshje tregtare, por negociatat e fundit dështuan në fund të gushtit dhe deri tani nuk janë planifikuar bisedime të reja.
Lufta tregtare mes dy vendeve, të cilat historikisht kanë qenë aleate të ngushta dhe partnerë të rëndësishëm ekonomikë, ka shkaktuar shqetësim te bizneset në të dyja anët e kufirit. Ekspertët paralajmërojnë se përplasja mund të sjellë rritje të çmimeve dhe ulje të kërkesës për një sërë produktesh.
Ndërkohë, Kanadaja ka nisur edhe një valë bojkotesh ndaj produkteve amerikane, veçanërisht ndaj pijeve alkoolike, në një shenjë të reagimit publik ndaj politikës tregtare të administratës Trump.
Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi forcat amerikane kanë goditur pes&e...
Gjermania do të dërgojë urgjentisht në Ukrainë raketa interceptuese “Patriot”, ndërsa Kievi përballet me nj&eum...
Fushatat agresive kundër refugjatëve dhe migrantëve janë në thelb të identitetit të Alternativës për Gjermaninë...
Luca Spada, ish-shoferi i një ambulance, i cili aktualisht ndodhet në burg nën akuzën për vrasjen e gjashtë pacientëve, dysho...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perënd...
Defekti teknik që paralizoi për disa orë sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Britaninë e Madhe ka prekur edhe fluturimet ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në një prononcim të dhënë për mediat serbe njoftoi se do të shp&e...
Autoritetet indoneziane kanë humbur kontaktin me një varkë që transportonte tetë persona, përfshirë pesë gazetarë q...
Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar nga Izraeli në territorin sirian mund të përb&eum...
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka rikthyer akuzat për ekzekutime jashtëgjyqësore në Afganistan. Pamjet, të xhiruara...