Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
EUROPË- Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, liberale dhe socialiste do të ruajnë shumicën në Parlamentin Evropian, por fitorja e së djathtës ekstreme u dha goditje të brendshme udhëheqësve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor në të 27 vendet e Bashkimit Evropian.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpalli zgjedhjet e parakohshme kombëtare, pasi partia e tij u mposht bindshëm nga rivalja e ekstremit të djathtë. Macron shpërndau Parlamentin dhe shpalli datën e votimeve më 30 qershor.
“Kam vendosur t’ju mundësoj me votë zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare”, tha ai.
Partia Fronti Kombëtar - e udhëhequr nga rivalët e Macronit, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella - shënoi një nga sukseset më të mëdha në mesin e partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Rezultatet preliminare treguan se ajo siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.
Goditje të ngjashme sikurse Macron përjetoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Socialdemokratët e tij shënuan rezultatin më të keq ndonjëherë, duke dalë të tretët pas Demokristianëve opozitarë dhe pas partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (Afd).
AfD-ja u përball me një sërë skandalesh kohëve të fundit - përfshirë spiunazh dhe ndërhyrje të huaja - por mbështetja për të mbeti e qëndrueshme.
“Pas breshërisë së javëve të fundit, ne jemi forca e dytë më e madhe. Dhe unë po ju them: e vetmja rrugë është lart”, tha bashkëudhëheqësja e partisë, Alice Weidel.
E djathta shënoi fitore edhe në Spanjë, si dhe përparim të konsiderueshëm në Hungari. Në Holandë, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë doli e dyta, ndërsa në Austri, partia me të njëjtin emër doli fituese.
Në Itali, kryeministrja Giorgia Meloni do të vazhdojë udhëheqjen e politikave të vendit, pasi partia e saj e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, mundi Partinë Demokratike të qendrës së majtë.
“Faleminderit italianëve që vazhdojnë të na zgjedhin… Jam krenare për rezultatin”, u tha Meloni mbështetësve të saj.
E djathta ekstreme, megjithatë, nuk ka performoi mirë në Belgjikë, Çeki, Hungari, Finlandë dhe Poloni.
“Qendra po mbahet, por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Dhe kjo është arsyeja përse rezultati vjen me përgjegjësi të madhe për partitë e qendrës”, tha von der Leyen, e cila po ashtu synon rizgjedhjen.
Shumicën në Parlamentin Evropian, i cili ka 720 vende, pritet ta formojë sërish Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 184 ulëse. Por, rezultati i së djathtës brenda Parlamentit Evropian mund ta bëjë më të vështirë miratimin e legjislacionit të ri, që mund të jetë i nevojshëm për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, ndikimit të ndryshimeve klimatike ose konkurrencës industriale nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara./REL
GAZA- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj dorëheqjes së Benny Gantz nga Kabineti i Luftës i vendit. Netanyahu i ka th&eu...
GAZA- Almor Meir Jan, i cili është një nga pengjet e liruara nga lufta në Gaza nuk arriti dot të takohej me babain e tij. Bëhet ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2024 është vit i integrimit të komunitetit serb. Ai ka th&eum...
Ursula von der Leyen BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian dhe kandidatja kryesore për Partinë Popullore Evropiane të qendrës s&eum...
FRANCË- Marine Le Pen ka reaguar sapo presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhje të parakohshme pasi sondazhet nxorën partinë e saj t&eum...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallur zgjedhje të parakohshme. Pas rezultateve që partia e tij mori ...
FRANCË- Sipas sondazheve e djathta ekstreme kryeson në Francë. E djathta ekstreme ka fituar terren të rëndësishme në F...
foto ilustruese GJERMANI- Fituesi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Gjermani është Unioni CDU/CSU. Partitë simotra së ...
IZRAEL- Ministri i Kabinetit të Luftës i Izraelit ka dhënë dorëheqje nga qeveria emergjente e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Benny...
BRUSEL- Rezultatet e zgjedhjeve në shtetet evropiane do të dalin shumë shpejt pasi qendrat e votimit në 21 vende anëtare kanë fi...