Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
RUSI - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka lavdëruar presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai ka “arsye të shëndosh” sa i përket synimit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ka akuzuar fuqitë evropiane, që janë mbledhur rreth Kievit, se po synojnë të prolongojnë konfliktin.
Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara ende duan të jenë shteti më i fuqishëm në botë dhe se Uashingtoni e Moska asnjëherë nuk mund të pajtohen për gjithçka, por janë pajtuar që të jenë pragmatik kur i kanë të njëjtë interesat.
“Donald Trumpi është pragmatist”, tha Lavrov për gazetën ushtarake ruse, Krasnaya Zvezda, sipas transkriptit të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse. “Slogani i tij është arsyeja e shëndosh. Kjo nënkupton, siç mund ta shohin të gjithë, një ndryshim të mënyrave se si bëhen gjërat”.
“Por, qëllimi është ende MAGA [Bëje Amerikën Madhështore Sërish]”, tha Lavrov, duke iu referuar sloganit politik të Trumpit.
Rusia e ka pushtuar Ukrainën më 2022, duke dërguar mijëra trupa në shtetin fqinj dhe duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Konflikti në lindje të Ukrainës ka nisur më 2014, pasi presidenti prorus i Ukrainës u rrëzua nga pushteti përmes protestave dhe Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti forcat separatiste në luftën kundër forcave ukrainase në lindje të vendit.
Të premten, Trump dhe nënpresidenti i tij, JD Vance u përplasën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Udhëheqësit evropianë më pas i dolën në mbrojtje Zelenskyt.
Por, Lavrov kritikoi Evropën, duke thënë se në 500 vjetët e fundit Evropa ka qenë vatër “e të gjitha tragjedive në botë”, përfshirë kolonizimin, luftërat, kryqëzatat, Luftën e Krimesë, Napoleon Bonapartin, Luftën e Parë Botërore dhe Adolf Hitlerin.
“Dhe tani, pasi [mandatit të ish-presidentit amerikan, Joe] Bidenit, njerëzit që erdhën udhëhiqen nga arsyeja e shëndosh. Ata e thonë qartë se duan që të ndalen të gjitha luftërat, ata duan paqe”, tha Lavrov.
“Dhe, kush po kërkon ‘vazhdimin e banketit’ në formë të një lufte? Evropa”, shtoi ai.
Lavrov po ashtu hodhi poshtë idenë evropiane të dërgimit të një kontingjenti paqeruajtësish evropianë dhe tha se Rusia nuk i beson Ukrainës pas rënies së marrëveshjeve të Minskut, që ishin të dizajnuara që t’i jepnin fund luftës separatiste në lindje të Ukrainës./REL
EUROPA- Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori n&eu...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Të paktën 25 oficerë policie që u infiltruan në grupe politike krijuan marrëdhënie me persona t&...
SHBA- Gjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë do...
LONDËR- Kryeministri kanadez Justin Trudeau në deklaratat pas samitit të Londrës në të cilin ai mori pjesë e p&eu...
MEKSIKË- Pas zbulimit të një tuneli të fshehtë që lidh qytetin amerikan El Paso me atë meksikan Juarez, autoritetet në...
LONDËR- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas përfundimit të samitit me liderët evropian dhe të NATO-s në Londër &eum...
LONDËR- Kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit në Londër ku ai mori pjesë tha se qëllimi i aleatëve të Uk...
SHBA- Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Baltik, përfshirë incidentin e fundit pë...
ZELANDË E RE- Pasagjerët e anijes së lundrimit "Crown Princess" përjetuan momente tmerri kur ajo u përplas në det të t...
UKRAINA- Ukraina dënoi më 2 mars atë që e cilësoi si “shkelje të sovranitetit territorial” nga punonjësit e v&e...