
Shqetësim dhe tronditje të thellë kanë shkaktuar në Spanjë aksidentet e njëpasnjëshme hekurudhore, të cilat kanë lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.
Ndërsa vendi po mban zi për të paktën 42 viktima nga tragjedia hekurudhore në Antamuth, e ndodhur të dielën me 18 janar, dy aksidente të tjera kanë tronditur sërish opinionin publik.
Mbrëmjen e vonë të së martës, 20 janar, të paktën një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas përplasjes së një treni periferik pranë Barcelonës.
Treni u përplas ballë për ballë me një mur mbajtës që kishte rënë mbi shinat hekurudhore, pranë qytetit Gelida, rreth 35 kilometra larg Barcelonës.
Viktimë nga ky aksident mbeti drejtuesi i trenit, ndërsa shërbimet e emergjencës në Katalonjë njoftuan se 37 persona u plagosën, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.
Po të martën u regjistrua edhe një tjetër incident hekurudhor, sërish në Katalonjë. Një tren me 10 pasagjerë doli nga shinat për shkak të pranisë së gurëve mbi binarë, në provincën e Gironës, në veri të Barcelonës. Sipas mediave spanjolle, në këtë rast nuk u raportuan të lënduar.
Këto incidente ndodhën në një kohë kur Spanja vijon të kërkojë shkaqet e tragjedisë në Antamuth. Hetimet po përqendrohen në dy skenarë kryesorë: një problem me infrastrukturën hekurudhore ose një defekt teknik në tren.
Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, deklaroi se ekspertët kanë inspektuar vendin e aksidentit dhe dëmet e shkaktuara. “Pas inspektimeve në terren, është konstatuar se do të jetë e nevojshme të analizohen në laborator shinat në pikën ku nisi rrëshqitja e trenit, si dhe të kontrollohen rrotat e trenit Iryo”, u shpreh ai.
Komisioni i ekspertëve ka kërkuar gjithashtu informacion nga Adif, autoriteti përgjegjës për infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, lidhur me regjistrat e qarkullimit në zonën e Antamuth për dy ditët para aksidentit, si dhe do të kryejë kontrolle të rrotave të trenave të tjerë që kanë kaluar më parë nga i njëjti segment hekurudhor, bëri të ditur ministri.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Janar09:08
Italia do të refuzojë ftesën për Bordin e Paqes së Trump-it
Italia pritet të refuzojë hyrjen në Bordin e Paqes, nismën e promovuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me argumentin se bie ndesh m...
BOTA
21 Janar08:28
“Air Force One” i Trump pëson defekt gjatë fluturimit, kthehet sërish në SHBA
Avioni presidencial amerikan Air Force One, që transportonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u ul në mënyrë të sigurt n&eum...
BOTA
21 Janar08:04
Operacioni/ SHBA merr nën kontroll cisternën e naftës në Karaibe
Një cisternë nafte që dyshohet se është e lidhur me Venezuelën u sekuestrua në Karaibe të martën pas një ope...
BOTA
21 Janar08:01
Trump kërcënon se Irani do të “fshihet nga harta” nëse Teherani e vret atë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” në...
BOTA
21 Janar07:46
Gjykata dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe
Gjykata në Japoni ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagami, njeriun që vrau ish-kryeministrin Shinzo Abe gjatë nj...
BOTA
20 Janar23:41
Trump po e trondit rendin botëror më shumë se çdo president që nga Lufta e Dytë Botërore
Në ditën e parë, ai i bëri të qartë botës mesazhin e tij. "Asgjë nuk do të na pengojë", deklaroi Presidenti Do...
BOTA
20 Janar23:21
Grenlanda, Trump publikon mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO
Presidenti i SHBA‑s, Donald Trump, në platformën e tij Truth Social ka publikuar një fotografi të një mesazhi privat që, sipas tij...
BOTA
20 Janar23:19
Norvegjia në gatishmëri lufte/ Ushtria gati të sekuestrojë shtëpitë, dërgohen mbi 13 mijë letra
Në Norvegji, mijëra qytetarë kanë marrë një letër nga ushtria që i paralajmëron se shtëpitë e tyre mund t...
BOTA
20 Janar23:16
Dy ditë pas tragjedisë, një tjetër tren del nga shinat në Spanjë. Dhjetëra të plagosur
Dy ditë pas tragjedisë së trenit në Andaluzi të Spanjës, një tjetër tren doli nga shinat pranë Gelidës në...
BOTA
20 Janar23:12
Burri vret djalin 5-muajsh të së dashurës pas sherrit me ish-të dashurën! (FOTO)
Një burrë vrau djalin e vogël të së dashurës së tij, ndërsa ishte “i pushtuar nga zemërimi”, pas nj&eum...