Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë theksoi të dielën nevojën për bashkim pas atentatit ndaj rivalit të tij republikan Donald Trump. Sulmi ndaj ish-Presidentit Trump është një “thirrje ndaj të gjithëve ne, që të reflektojmë”, tha zoti Biden.
“Fatmirësisht (presidenti) Trump nuk u lëndua rëndë”, tha ai.
Biden paralajmëroi lidhur me rreziqet e dhunës politike në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se dhuna nuk është zgjidhje.
“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune – për asnjë lloj dhune”, tha zoti Biden.
“Në demokracinë amerikane –argumentet paraqiten në mirëbesim. Në demokracinë amerikane -- respektohet sundimi i ligjit”, tha ai.
Ishte hera e tretë që zoti Biden fliste nga Zyra Ovale për të komentuar mbi çështje me rëndësi kritike për amerikanët që kur mori detyrën në vitin 2021. Tetorin e kaluar ai mbajti një fjalim mbi konfliktet në Gazë dhe Ukrainë, ndërsa në qershor 2023 ai iu drejtua amerikanëve për një marrëveshje me republikanët lidhur me buxhetin.
Dhuna me armë është diçka që ndodh shpesh në Shtetet e Bashkuara, por dhuna politike është shumë më e rrallë. Katër presidentë amerikanë janë vrarë dhe disa u kanë shpëtuar atentateve. Shumë kandidatë presidencialë janë vënë në shënjestër, disa prej të cilëve kanë humbur jetën.
Biden dhe ekipi i tij po përpiqen të modifikojnë mesazhin e fushatës pas atentatit ndaj zotit Trump. Disa orë pas atentatit, fushata e zotit Biden tërhoqi reklamat televizive dhe po pezullon komunikimet e tjera politike./ VOA
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump është niset për në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Milluoki. Ai shkruan në...
SHBA- Partia Republikane pritet të emërojë zyrtarisht zotin Donald Trump si kandidat për president këtë javë, disa ditë...
SHBA- Policia lokale hasi në tentativë për vrasjen e Thomas Crooks vetëm pak çaste përpara se ai të përpi...
SHBA- Pak para sulmit ndaj Donald Trump të shtunën, agjentët e Shërbimit Sekret u alarmuan për praninë e një burri të ...
Makina VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan. M&...
SHBA- Një ish-shef vullnetar i zjarrfikësve në Pensilvani u identifikua si viktima e vrarë nga një snajper që qëlloi dhe pl...
SHBA- Melania Trump ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për unitet politik pas atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump dje n&...
TIRANË- Trupat ruse kanë pushtuar një fshat të vogël në juglindje të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes, duke vë...
SHBA- Shërbimi Sekret po përballet me pyetje pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu në...
Donald Trump SHBA- Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si ...