Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejtuar Departamentin e Energjisë, ndërsa administrata e tij e re vazhdon të marrë formë.
Ekipi i tranzicionit i zotit Trump njoftoi zyrtarisht këtë emërim të shtunën. Të premten, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi ngritjen e Këshillit Kombëtar të Energjisë, që do të drejtohet ish guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, i propozuar për postin e Sekretarit të Brendshëm.
Në këtë rol zoti Burgum do të drejtojë një strukturë që shtrihet në të gjitha agjencitë e degës ekzekutive, të përfshira në çështje që lidhen me lejet për energjinë, prodhimin, shpërndarjen, transportin dhe rregulloret në këtë fushë, shprehej zoti Trump nëpërmjet një deklarate. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Energjisë, zoti Burgum do të ketë një vend në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha presidenti i zgjedhur.
Zoti Wright, drejtor ekzekutiv i kompanisë Liberty Energy me bazë në Denver të Kolorados, nuk ka përvojë politike dhe ka shkruar gjerësisht mbi nevojën për rritjen e prodhimit të energjisë nga burime jo të rinovueshme, për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.
Prodhimi i naftës në SHBA arriti nivelin më të lartë që një vend ka prodhuar ndonjëherë gjatë administratës së Presidentit Biden dhe është e paqartë se sa do arrijë Sekretari i ri i Energjisë dhe administrata e ardhshme të shtojnë prodhimin e naftës.
Shumica e vendimeve për shpimin e naftës merren nga kompani private që punojnë në tokë që nuk është në pronësi të qeverisë federale.
Departamenti i Energjisë merret me diplomacinë energjetike të Shteteve të Bashkuara, administron Rezervën Strategjike të Naftës dhe drejton programe grantesh dhe huash për të avancuar teknologjitë e energjisë, siç është Zyra e Programeve të Huasë.
Sekretari gjithashtu mbikëqyr kompleksin e armëve bërthamore të SHBA-së, asgjësimin e mbetjeve të energjisë bërthamore dhe 17 laboratorë kombëtarë.
Kërkesa për energji elektrike në Shtetet e Bashkuara po shtohet për herë të parë në dy dekada, ndërsa po shtohet përdorimi i inteligjencës artificiale dhe automjeteve elektrike./VOA
SHBA- Presidentët amerikanë duhet të jenë shtetas, të lindur në SHBA, rezident në vend për 14 vjet dhe të pakt&eu...
SHBA- Marco Rubio është gati të mbështesë Donald Trumpin në një tjetër përplasje të ashpër me...
SHBA- Fushata e Kamala Harris shpenzoi 24,000 dollarë për Ushqimet e shpejta dhe akullore. Siç raportohet demokratët shpenzuan 14,974.31...
SHBA- Donald Trump më 20 janar do të shënojë fillimin zyrtar të mandatit të tij të dytë në detyrë. ...
RUSI- Aktivistët pretendojnë se zyrtarët rusë janë duke devijuar rrjedhën e degës më të madhe ujore në Detin...
Përdorimi i kësaj teknologjie po rritet në qendrat e thirrjeve telefonike, shkruan The Economist. Nuk është e lehtë të jesh...
PERU- Udhëheqësi kinez Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij t&eum...
UKRAINË- Një sulm "masiv" rus me raketa dhe drone ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë në të gjithë Ukrainë...
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të shfrytëzojë takimin e tij të fundit me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, p&eum...
Foto ilustruese UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukriana duhet të bëjë gjithçka që është e mundur p...