Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

SERBIA- Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje për regjimin në Serbigjatë ditëve të fundit. Është interesante se përfaqësues të rangut të lartë të administratave të SHBA-së, Rusisë dhe Bashkimit Evropian folën me tone të ngjashme dhe dukej sikur ndonjëherë po kopjonin njëri-tjetrin. Tani priten reagime të reja, pasi kryeministri i deritanishëm i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqje.
Sidoqoftë, reagimi i Rusisë ndoshta nuk ishte i papritur, pasi qeveria ruse nuk ka shumë simpati për protestat në rrugë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtmeruse Maria Zakharova tha se "marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë një kockë në fytin e Perëndimit" dhe se "provokimet po përpiqen t'i kthejnë protestat nga demokratike në antishtetërore" dhe se "ky është çelësi universal i Perëndimit”.
Sa i përket Perëndimit, i cili është akuzuar në mediat e regjimit serb se qëndron pas tentativës së "revolucionit me ngjyra", edhe ai i ka dërguar fjalë qetësueseVuçiqit. Së pari, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, holandezi Gert Jan Kopman, deklaroi në Beograd, siç njoftojnë disa media, në një takim të mbyllur me opozitën, se "Bashkimi Evropian nuk do të pranojë apo mbështesë dhunën për ndryshimin e qeverisë në Serbi”.
Ngjashëm u shpreh në llogarinë e tij X edhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit tëSHBADonald Trumppër misionet speciale, i cili tha: "Ne nuk mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose ata që pushtojnë me dhunë ndërtesat qeveritare". "Nëse nuk ju pëlqen ligji apo lideri, atëherë punoni për ndryshim, por mos përdorni dhunën”.
Na jep çfarë mundesh dhe ne do të mbyllim një sy
Secili i lexoi mesazhet e lartpërmendura në mënyrën e vet. Media proqeveritare si mbështetje e hapur për Vuçiç. Në të njëjtën mënyrë u interpretua edhe nga kundërshtarët e regjimit, të cilët i konsiderojnë këto mesazhe si zhgënjyese për të gjitha forcat demokratike në vend.
Kur bëhet fjalë për Rusinë, ajo nuk ka shumë miq në Evropë dhe udhëhiqet nga parimi i "marrë-dhënies", thotë për Deutsche Wellen Dushko Lopandiç, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi. "Rusia është në një situatë ku nuk mund të zgjedhë shumë, sepse fakt është që Serbia nuk i vendosi sanksione Rusisë”, thotë ai.
Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, "ai ka një qasje burokratike dhe po mbyll një sy ndaj kësaj krize”. "Ata duan qëSerbiatë largohet nga Rusia, janë të interesuar për stabilitet, zgjidhje për problemin e Kosovës dhe më së paku duken të interesuar për gjendjen e sistemit politik dhe demokracinë në Serbi”, konsideron bashkëbiseduesi i DW.
Richard Grenell është "në marrëdhënie biznesi ose marrëdhënie indirekte biznesi me regjimin serb, i cili është shumë i zoti kur bëhet fjalë për këto marrëdhënie transaksionale". "Por unë mendoj se kjo është një mbështetje e dobët që do të zhduket kur regjimi të arrijë fazën vendimtare, të cilën ai tashmë e ka arritur," tha Lopandiç.
Ngjashëm u shpreh në llogarinë e tij X edhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit tëSHBADonald Trumppër misionet speciale, i cili tha: "Ne nuk mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose ata që pushtojnë me dhunë ndërtesat qeveritare". "Nëse nuk ju pëlqen ligji apo lideri, atëherë punoni për ndryshim, por mos përdorni dhunën”.
Është interesante se si Grenell ashtu edhe përfaqësuesit e BE-së theksuan se pushteti nuk arrihet në rrugë dhe me dhunë, gjë që vetëm sa ngjalli dyshime se ky është ndoshta një qëndrim i koordinuar perëndimor ndaj ngjarjeve aktuale.
Lopandiç vlerëson se kjo është "një pjesë e propagandës qeveritare që ka arritur të ngjallë reagime në mesin e tyre”. Kemi pasur shumë protesta nëpër Serbi dhe nuk ka pasur dhunë gati askund, përveç dhunës ndaj demonstruesve.
Vëmendja e madhe që morën këto deklarata mund të interpretohet edhe si besim i fortë në opinionin serb, se nuk mund të ketë ndryshim politik pa mbështetjen e Perëndimit. Njëkohësisht regjimi pohon se po e shkatërron Perëndimi, por pa e shpjeguar si po ndodh kjo.
"Kjo është propagandë e regjimit që synon mobilizimin e mbështetësve të tij." Ky është rezultat i propagandës antiperëndimore që ka zgjatur me vite. Por kriza aktuale erdhi nga brenda. Impulsi fillestar i protestave lidhet me korrupsionin, me mënyrën e qeverisjes dhe abuzimin me shtetin. "Dëshmitarë të kësaj janë edhe gjeneratat e reja, të cilët shohin se ky është një sistem që vazhdimisht prodhon pabarazi mes njerëzve”, përfundon Dushko Lopandiç.
Por ndërkohë ka dhënë dorëheqje kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç, që është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Vuçiç. Në ditët në vijim do të shihet nëse kjo dorëheqje do të motivojë demonstruesit apo Vuçiç do të stabilizojë pushtetin./ DW
Harta SHBA- Google Maps ka njoftuar se do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës në hart...
Foto ilustruese EVROPË- Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhë...
Çifti VIETNAM- Një grua britanike dhe i fejuari i saj vdiqën pasi kishin pirë pije të kontaminuar në Vietnam. 33-vjeç...
Foto ilustruese SHBA- Shkalla e ngrohjes së oqeanit gjatë 40 viteve të fundit është katërfishuar. Sipas hulumtimit ...
Foto ilustruese SUEDI- Policia suedeze ka arrestuar një burrë pasi tentoi të futej në ambasadën ruse në Stokholm me maki...
SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen nga detyra sot. Ky vendim vjen pas një vale protestash masive ...
SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç prite të japë dorëheqjen ditën e sotme sipas mediave në Beograd. Dor&eum...
Selena Gomez SHBA- Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi postoi dhe më pas fshiu një video emocionale në Instag...
Kili KILI- Gjashtë persona humbën jetën pasi një varkë turistike u mbyt në një lumë në jug të&n...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se Microsoft po diskuton blerjen e TikTok si pje...