Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka munguar në ceremoninë e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vendim që është komentuar gjerësisht si përpjekje për t’iu shmangur pyetjeve dhe përballjeve të pakëndshme me liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe zyrtarë ndërkombëtarë.
Danas shkruan se ekspertë dhe analistë nga Serbia vlerësojnë se ky veprim është edhe pasojë e skandalit të fundit të Vuçiçit në Florida, por edhe një sinjal i izolimit të tij diplomatik, ku, sipas tyre, i kanë mbetur vetëm Brukseli dhe Londra si partnerë potencialë.
Sreqko Gjukiç, ish-diplomat serb, thekson se ka dy arsye kryesore pse Vuçiç e ka shmangur udhëtimin në SHBA.
“Së pari, nuk ka garanci që ai do të takohet me Donald Trumpin pas debaklit në Miami. Së dyti, do të duhej të përballej me liderët e Bosnjës dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në një ambient politik aspak të favorshëm për të”, ka deklaruar Dukiç për mediat serbe.
Në të njëjtën linjë është edhe Miroslav Paroviq, kryetar i Lëvizjes për Liri Popullore, i cili thotë se pas incidentit në Florida dhe aferës së falsifikimit të dokumenteve për të krijuar një “Shtab të Përgjithshëm”, rruga e Vuçiqit drejt Trumpit është bërë shumë më e vështirë. Ai përmend gjithashtu stagnimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe mungesën e një kontrate të re për gaz me Moskën, si tregues të dobësimit të pozitës ndërkombëtare të Vuçiqit.
“Vuçiqit i kanë mbetur vetëm Brukseli dhe Londra si partnerë, dhe këto nuk janë mbështetje të forta për sfidat që e presin”, ka deklaruar Paroviç.
Kosova, ndërkohë, mbetet një prej çështjeve që rëndojnë më së shumti mbi Vuçiçin në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Dragan Shormaz, themelues i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, thekson se pyetjet për përkrahjen ndaj liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, prania në paradën ushtarake në Moskë, si dhe akti terrorist në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku nga një grup i armatosur serb, janë tema që Vuçiç do të donte t’i shmangte me çdo kusht në Uashington.
“Çështja e Kosovës është gjithmonë temë në Amerikë, veçanërisht pas aktit terrorist në Banjska, që është konsideruar si një përshkallëzim i rrezikshëm”, ka thënë Shormaz.
Sipas Dushko Lopandiq, nënkryetar i Qendrës së Serbisë (SRCE), kriza e brendshme politike në Serbi e ka ulur ndjeshëm autoritetin ndërkombëtar të Vuçiqit, i cili tashmë po përballet me vështirësi të shumta për të siguruar mbështetje ndërkombëtare në çështje kyçe si Bosnja, Kosova dhe energjia.
Vuçiq nuk ka komentuar zyrtarisht mungesën e tij në SHBA, por sinjalet nga qarqet diplomatike dhe politike serbe flasin për një president në mbrojtje, që po e ka gjithnjë e më të vështirë të menaxhojë presionet ndërkombëtare dhe pasojat e skandaleve të brendshme dhe ndërkombëtare.
RUSI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua sot në Moskë me Presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas burimeve diploma...
ANGLI- Një burrë 53-vjeçar britanik, me origjinë nga Merseyside, është shoferi i makinës së zezë q&eu...
BRUKSEL- Një aleancë e shteteve anëtare të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe vendet nordike, po i bën...
SHBA- Pas katër muajsh në Zyrën Ovale, tre telefonatave (të njohura zyrtarisht) midis Uashingtonit dhe Kremlinit, një takimi midis mi...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson shumë të jetë në gjendje të njoftojë diçka n&e...
UKRAINË- Uashingtoni është ai që po merr rolin më aktiv ndërmjetësues në negociatat midis Rusisë dhe Ukrain&...
HOLANDË- Lideri holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, kërcënoi sot se do të rrëzojë koalicionin e ...
GAZA- Tensionet po rriten në bisedimet prapa skenave për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gaz&eu...
DANIMARKË- Sulmet e fundit në Ukrainë gjatë fundjavës kanë vërtetuar se Moska nuk është e interesuar p&...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi sot se administrata e tij "përfundimisht do të fitojë" në përleshjen...