Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë publikuar një video të papublikuar më parë të ish-liderit të organizatës, Yahya Sinwar, me rastin e trevjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023. Pamjet, sipas Hamasit, janë xhiruar në zonën Tel al-Sultan në Rafah, në Rripin e Gazës, disa ditë para vdekjes së Sinwar në tetor 2024.
Në video shfaqen gjithashtu Mahmoud Hamdan, komandant i batalionit Tel al-Sultan, dhe Anis al-Darbi, të cilët përshkruhen si bashkëpunëtorë të afërt të Sinwar.
Sipas përshkrimit të publikuar nga krahu i armatosur i Hamasit, në pamje Sinwar dhe komandantët e tjerë diskutojnë për përballjen me forcat izraelite në Rripin e Gazës. Sinwar u vra nga forcat izraelite në tetor 2024, rreth një vit pas sulmit e 7 tetorit 2023.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Brigadave al-Qassam, Abu Obeida, ka publikuar një deklaratë me rastin e trevjetorit të sulmit të 7 tetorit. Ai e cilësoi atë si një “arritje të jashtëzakonshme ushtarake”, duke pretenduar se planifikimi dhe ekzekutimi i operacionit treguan një nivel të lartë përgatitjeje dhe fshehtësie.
Abu Obeida tha se kanë kaluar tre vjet që nga ajo që ai e përshkroi si goditje ndaj doktrinës së sigurisë izraelite, ndërsa deklaroi se Palestina nuk do t’i harrojë personat që e kanë mbështetur. Në deklaratën e tij, zëdhënësi i al-Qassam iu referua gjithashtu sulmeve me dronë të kryera nga grupe të lidhura me Iranin nga drejtime të ndryshme, përfshirë Jemenin dhe Irakun. Ai la të kuptohej se mund të ketë sulme të reja ndaj Izraelit nga fronte të tjera, duke përmendur edhe mundësinë e hapjes së një fronti nga drejtimi i Perëndimit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
7 Tetor15:12
Ish-oficeri vidhte paratë e CIA-s/ Shpallet fajtor për përvetësimin e 200 milionë dollarëve
Ish-oficeri i CIA-s, David Rush, është shpallur fajtor për përvetësimin e afro 200 milionë dollarëve nga fondet publike ameri...
BOTA
7 Tetor15:03
Vdekja e Giorgos Mazonakis, dëshmojnë tre persona të tjerë. Hetuesi kërkon përgjigje për plazmaferezën
Tre dëshmitarë të tjerë janë paraqitur sot para hetuesit të rregullt të 32-të, i cili po heton rrethanat e vdekjes s&eum...
BOTA
7 Tetor13:08
Sulm me thikë në një shkollë në Poloni, disa nxënës të plagosur. Arrestohet autori i dyshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni. Mediat e huaja raportojnë se një 19-vjeçar ka goditur me thikë disa nxë...
BOTA
7 Tetor12:14
Kongresi amerikan kërkon hetim për lidhjet e Kushner me industrinë izraelite të armëve
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
BOTA
7 Tetor11:18
Von der Leyen në 3-vjetorin e 7 Tetorit: Terrori i papërshkrueshëm nuk duhet të përsëritet më
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pëkujtuar trevjetorin e sulmeve terroriste të 7 tetorit në Izrael, duke shprehur soli...
BOTA
7 Tetor11:08
Sinjal për zgjerim në Azi! Kina sjell avionë ushtarakë dhe mjete luftarake në bazën e re në Laos
Avionë të lehtë sulmi dhe automjete ushtarake janë parë në një qendër të re të përbashkët stërv...
BOTA
7 Tetor11:01
Rubio: Irani ka humbur ‘kontrollin e plotë’ mbi Ngushticën e Hormuzit
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani nuk ka shfrytëzuar “mundësitë e shumta” për të arrit...
BOTA
7 Tetor10:43
Astronautja franceze nis kthimin në Tokë pas 235 ditësh në hapësirë, vendos rekord europian
PARIS – Astronautja franceze Sophie Adeno do të nisë sot kthimin në Tokë, pas 235 ditësh të kaluar në Stacionin Nd&eu...
BOTA
7 Tetor09:40
Armë bërthamore amerikane në Lituani? Reagon Kremlini: Do të shënonte një përshkallëzim të tensioneve
Kremlini paralajmëroi të martën se një vendim paraprak nga Lituania, anëtare e NATO-s, për të hequr ndalimin kushtetues p&e...