BOTA

Qeveria në Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

I.A Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 09:39

Qeveria në Gjermani/ Për çfarë kanë rënë

GJERMANI- CDU/CSU dhe SPD po hedhin hapin tjetër drejt një qeverie të përbashkët. Bisedimet paraprake kanë përfunduar, e së shpejti forumet partiake mund të japin sinjali e gjelbër për bisedimet e koalicionit, gjatë të cilave temat do të diskutohen në detaje. Në një dokument prej 11 faqesh ndërkohë janë përcaktuar disa detaje.

Taksa për energjinë: Për të lehtësuar sipërmarrjet dhe ekonomitë shtëpiake taksa për energjinë do të ulet në vlerë minimale. Kjo do të lehtësojë me një kuotë prej të paktën pesë cent për kilovat/orë. Unioni konservator (CDU/CSU) dhe socialdemokratët (SPD) duan të përgjysmojnë tarifën për rrjetin e transmetimit, një komponente kjo e çmimit të energjisë.

Reforma tatimore: Shtresa e mesme, sipas dokumentit të bisedimeve paraprake, duhet të çlirohet nga barra e tatimeve. Eshtë planifikuar të reformohet sistemi i tatimit mbi të ardhurat. Po ashtu do të rritet kuota e parashikuar të lehtësohet prej tatimit për kostot e udhëtimit që kanë njerëzit, të cilëve u duhet të udhëtojnë në distanca të gjata nga shtëpia për në vendin e punës.

Automjetet elektrike: Për të fuqizuar sërish kërkesën në rënie për automjetet me elektrik, unioni dhe SPD parashikojnë sërih një „stimul për blerjet”. Më 2023 ky stimul u ndërpre nga koalicioni qeverisës për shkak të vështirësive buxhetore, paas kësaj pati rënie të ndjeshme të kërkesës për këto automjete.

Gastronomia: Tatimi mbi xhiron e të ardhurave për ushqimet në sektorin e gastronomisë do të ulet afatgjatë deri në shtatë përqind. Tatimi mbi vlerën e shtuar në gastronomi është ulur qysh në kohën e pandemisë së koronavisurit nga 19 në shtatë përqind, por kjo ishte vetëm si një masë e përkohshme.

Bujqësia: Vendimi i koalicionit të mëparshëm për të ndërprerë subvencionimin e naftës për sektorin e bujqësisë do të anulohet.

Çështje të punës dhe sociale

Paga minimale: Zhvillimi i pagës minimale duhet të kontribuojë për fuqizimin e fuqisë blerëse si dhe për një kërkesë të qendrueshme në tregun e brendshëm në Gjermani. Në vitin 2026, sipas dokumentit nga bisedimet paraprake të koalicionit, duhet të jetë e mundur arritja e një page minimale me 15 euro për orë pune.

Pensionet: Kush dëshiron të vazhdojë vullnetarisht pasi ka mbushur moshën e pensionit, mund të punojë me të ardhura deri në 2.000 euro në muaj plus pensionit pa tatim. Të ashtuquajturit pension i mëmësisë do të zgjerohen. Edhe për fëmijët e lindur përpara vitit 1992 do të llogariten tre vite nga d vite e gjysmë që llogariteshin deri tani si vite kujdesi për fëmijën në vitet e pensionit.

Ndihma sociale (Bürgergeld): Sistemi i ndihmës sociale (Bürgergeld) do të rikonceptohet. "Ne do ta rikonceptojmë sistemin e deritanishëm të Bürgergeld, drejt një sigurimi bazë për ata që janë në kërkim të një vendi pune", tha kryetari i CDU-së Friedrich Merz. "Për njerëzit, që mund të punojnë dhe në mënyrë të përsëritur refuzojnë një vend pune të ofruar, do të merret si masë pezullimi i ndihmës sociale."

Kujdestaria: Në sfondin e rritjes së kostove në miliarda unioni konservator dhe socialdemokratët duan të hapin rrugën për "një reformë të madhe në sistemin e përkujdesjes".

Koha e punës: Duhet të krijohet mundësia për një kohë maksimale pune javore në vend të kohës maksimale ditore të punës. "Në këtë mënyrë orët shtesë do të paguhen me një suplement përtej të arudhurave sipas kontratës për një punë me nornë të plotë. Të ardhurat nga orët shtesë të punës do të jenë të çliruara nga tatimi."

E drejta e shtetësisë: E drejta e shtetësisë e reformuar nga koalicioni i mëparshëm qeverisës do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Afatet e shkurtuara të pritjes për marrjen e shtetësinë dhe shtetësia e dyfishtë për ata që janë jo shtetas të BE-së do të mbeten gjithashtu në fuqi.

Kthimet në kufi: Në kufijtë e Gjermanisë në të ardhmen mund të kthehen pa u lejuar të hyjnën ëvend edhe njerëzit, që paraqesin kërkesë për azil – por kjo vetëm në marrëveshje me vendet fqinjë. Kthimet në kufi janë parimisht të mundshme vetëm, aty ka kontrolle kufitare. Këto kontrolle faktikisht i ka udhëzuar ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD)në mënyrë suksesive për të gjithë kufijtë e vendit – kush dëshiron të paraqesë kërkesë për azil normalisht lejohet të hyjë në vend.

Bashkimi familjar: Bashkimi i pjestarëve të familjes për ata që kanë nevojë për mbrojtje do të pezullohet përkohësisht, por për këtë nuk përmend ndonjë afat. Gjithashtu do të ketë një të ashtuquajtur ofensivë kthimi: Gjatë dëbimeve nuk do të ketë më mbrojtje të detyrueshme ligjore, policia federale do të lejohet të udhëzojë ndalimin për dëbim- Po ashtu do të zgjerohet lista me vendet e klasifikuara të sigurta të origjinës.

Frena e qirave: Frena e qirave do të zgjatet edhe për dy vjet. Për stabilizimin e tregut të strehimit ndërtimi i banesave do të zgjerohet si një komponente thelbësore për garantimin e mjediseve të banimit.

Qarkullimi urban: Vazhdimi i afatit përtej këtij viti i biletës së preferuar, Deutschlandticket, për autobusë dhe trena rajonalë do të shtrohet gjithashtu për diskutim në tryezën e bisedimeve të koalicionit.

Ligji elektoral: Do të shqyrtohet sërish një reformim i ligjit elektoral të sapon dryshuar për zgjedhjet e 23 shkurtit. Ka pasur kritika, që disa kandidatë për mandatet direkte, edhe pse kanë fituar në zonat e tyre elektorale, nuk kanë mundur të marrin një mandat parlamentar.

Mbrojtja e klimës: Për mbrojtjen e klimës thuhet: "Ne duam të krijojmë produkte neutrale ndaj klimës p.sh. përmes kuotave për çelik neutral ndaj klimës ose për kuotën e gazit ekologjik. (...) Ne u përmbahemi objektivave gjermane dhe europiane për klimën. (...) Ne punojmë me vendosmëri, që t'i realizojmë objektivat për klimën.

Një fond i posaçëm: CDU dhe SPD duan të krijojnë një fond të posaçëm për financimin e ripërtëritjes së infrastrukturës së federatës, landeve dhe komunave, që arrin një volum prej 500 miliard eurosh dhe me një afat dhjetë vjeçar. Ky fond i posaçëm duhet të shërbejë për investime në infrastrukturë. Këtu përfshihen kryesisht investimet për mbrojtjen civile dhe të popullsisë, qarkullimit rrugor, spitaletz, investimet për infrastrukturën energjetike, në arsim, kudjestari dhe infrastrukturën shkencore, në kërkimet shkencore, zhvillim dhe digjitalizim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan