Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SERBI- Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë. Ky vendim i Qeverisë serbe u mor një ditë pasi masat u prezantuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, deklaroi se vendimi i ekzekutivit ka të bëjë me pesë zona të veprimit që janë prezantuar nga Vuçiçi. Këto masa, siç është thënë përfshijnë, kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre.
Sipas njoftimit të Qeverisë serbe, Vuçeviq deklaroi se kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb për të shpallur të paligjshme të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet palëve negociuese, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
“Prandaj, gjithçka që dukej e njëanshme, gjithçka që zhbëri marrëveshjet dhe përpjekjet nuk ekzistojnë më për ne, janë të pavlefshme, jodetyruese dhe nuk mund të prodhojnë efekt juridik”, tha Vuçeviç.
Gjatë adresimit të tij më 13 shtator presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.
Ndaj paraqitjes së kërkesave nga Serbia ka reaguar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo më 14 shtator i kërkoi faktorit ndërkombëtar, që të dënojë, ato që i ka cilësuar si “qasje, sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, karshi Kosovës.
Gërvalla tha se me këto kërkesa, Vuçiq tregoi se “nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”.
Kryediplomatja e Kosovës e fajësoi udhëheqësin serb se po synon pengimin e normalizimit të raporteve mes dy shteteve, por edhe sipas saj mbajtjen gjallë të tensioneve në rajon, dhe shtoi se këto synime janë “sinkroni të plotë me interesat e Rusisë”.
Tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë vijnë pasi autoritetet në Kosovë javëve të fundit kanë mbyllur disa institucione paralele serbe, të cilat i konsiderojnë jokushtetuese dhe të paligjshme. Beogradi i ka cilësuar këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “dëbimin e serbëve”.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kritikuar veprimet e Kosovës për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe më 30 gusht, duke i cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara. Qeveria e Kosovës vlerëson se me veprimet e veta vetëm po synon të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e shtetit./ REL
Meriton Mjekiqi KOSOVË- Moderatori Meriton Mjekiqi u raportua ditën e sotme se është përfshirë në një aksident...
Alicia Kearns KOSOVË- Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar së fundmi në lidhje me dekla...
Foto ilustruese SHBA- Në këtë sezon zgjedhjesh është politizuar edhe të qenit prind. Ndërsa niveli i lindjeve në Sh...
Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë mbajtur ditën e sotme një deklaratë pë...
Foto ilustruese ITALI- Një akt dhune është regjistruar ditën e djeshme në një spital në Pescara në Itali,...
Foto ilustruese MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se qeveria e re, i cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe fren...
Sarrazin KOSOVË- Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë një analizë të thell&...
Gërvalla KOSOVË- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla së fundmi ka reaguar në lidhje me masat e lajmëruara nga pres...
Foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për muaj të tërë po u lutet Shteteve të Bashkuara dhe Brita...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni është ulur dhe një recesion nuk ka gjasa. Çfarë shkoi mirë? Disa vite më par&e...