Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHKUP- Qindra maqedonas kanë marshuar të martën mbrëma në Shkup kundër ndotjes së ajrit, duke e akuzuar qeveritë e vendit për mostrajtimin e problemit të ajrit të ndotur që vazhdon të jetë kërcënim për shëndetin e qytetarëve.
Protestuesit e nisën marshimin nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, duke mbajtur pankarta në dorë me mbishkrime si: “Në Shkup jetojnë ndërtesa dhe automjete, vetëm ne njerëzit ngulfatemi” dhe “Partitë, a ju japin ajër të pastër?”, dhe vazhdua drejt Kuvendit para se ta mbaronin marshin para ndërtesës së Qeverisë.
Shkupi muajt e fundit vazhdimisht është renditur ndër qytetet më të ndotura në botë, sipas kompanisë botërore IQAir, e cila mat cilësinë e ajrit.
Organizatorët e protestës, përfshirë nismën “Qyteti i gjelbër human” dhe disa OJQ të tjera, theksuan se shkak për protestën janë rastet e shumta të vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit, të cilat, sipas tyre, përbëjnë 17.7% të vdekshmërisë së përgjithshme në vend.
“Çdo vit në Maqedoninë e Veriut shënohen thuajse 4.000 raste të vdekjeve që shkaktohen për shkak të ekspozimit ndaj grimcave PM2.5”, thanë nga “Qyteti i gjelbër human”.
“Shumë shpesh përgjegjësit duan të thonë se nuk ka ndonjë shkop magjik për zgjidhjen e ndotjes. Por ne e dimë se ka një shkop të tillë, e ai është buxheti, i cili është mbi 6 miliard euro. Shpenzohen miliarda, ndërsa për ajrin asgjë. Pse? Për shkak se buxheti është i rezervuar për diçka tjetër”, deklaroi Jane Dimeski nga “Mundësi për Qendrën”.
Ata gjithashtu thanë se kanë kaluar 14 vjet nga vendosja e stacionit të parë për matje të ndotjes së ajrit në rrugën “Maqedonia” në Shkup, ndërsa që atëherë deri më tani problemi mbetet i njëjtë.
“Qeveritë dhe politikanët ndërrohen, ndërsa ajri i ndotur mbetet njësoj", tha një qytetar.
Ata i paraqitën disa kërkesa, ndër të cilat, që Qeveria ta detyrojë Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoninë e Veriut (DPHM) të nisë parashikimin e inversioneve të temperaturave në luginat.
Gjithashtu, u kërkua që një numër i madh shkollash dhe çerdhesh në vend, veçanërisht në kryeqytet dhe komuna, të kalojnë në sisteme ngrohjeje ekologjike, duke zëvendësuar naftën dhe mazutin që përdoren aktualisht.
Rrjedhimisht, gjatë stinës së dimrit, përveç Shkupit edhe qytete tjera si, Manastiri, Tetova, Gostivari, Kërçova, apo edhe Ohri, kanë përqendrime të larta të grimcave PM2.5 dhe PM10.
Nga aspekti shëndetësor, në fillim të vitit 2024 Instituti i Shëndetit Publik publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse 18 për qind e vdekshmërisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM2.5.
Të dhënat e fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor (EEA) tregojnë se ajri i ndotur është shkaktar i mbi 5000 vdekjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut./REL
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina do të kishte nevojë për 10-12 sisteme shtesë...
Kongo KONGO- Dhjetë pacientë që vuajnë nga sëmundja misterioze që ka shpërthyer në Republikën Demokratike t&eu...
Minerali SHBA- Brenda një mineral që ra në Tokë është zbuluar gjurmë uji nga Marsi që datojnë 4.45 miliar...
Foto ilustruese RUSIA- Pasiguria mbretëron nëse Rusia mund të mbajë kontrollin mbi bazat e saj ushtarake në Siri pas rënies s...
SIRI- Izraeli ka konfirmuar se ka kryer sulme ndaj flotës detare të Sirisë, në portin Latakias. Observatori Sirian për të D...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Policia në Maqedoninë e Veriut ka ndërmarrë të martën disa aksione për ndalimin e dis...
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po përpiqen ta rr&...
KOREJA E JUGUT- Ministri i mëparshëm i mbrojtjes së Koresë së Jugut u arrestua për shkak të dyshimeve për bashkëp...
Foto ilustruese ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip E...
Foto ilustruese TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Ev...