BOTA

Rajoni zien nga kërcënimet në Bosnje dhe protestat në Serbi/ Analiza: Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

r.ll Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 11:02
Rajoni zien nga kërcënimet në Bosnje dhe protestat në Serbi/
donald trump

SHBA- Tri luftërat e Jugosllavisë të viteve 1990 - në Kroaci (1991-95), Bosnjë - Hercegovinë (1992-95) dhe Kosovë (1999) – morën fund përfundimisht nën udhëheqjen e SHBA. Që atëherë dy misione ushtarake të drejtuara nga BE dhe NATO garantojnë paqen në këto ish-zona lufte. Por që prej më shumë se dy vjetësh situata në Ballkanin Perëndimor acarohet vazhdimisht.

Spiralja e dhunës filloi në dhjetor 2022. Pasi përfaqësuesit e pakicës serbe në Republikën e Kosovës nën orientimin e kryeqytetit të Serbisë, Beogradit, u larguan nga institucionet e shtetit kosovar - gjyqësori, policia dhe administrata - presidenti serb Aleksandar Vuçiç filloi një grumbullim të trupave në kufirin verior të vendit fqinj.

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger akuzoi Vuçiçin se dëshironte të "luante rolin e një Putini të vogël”. "Më duket e paimagjinueshme, se si Vuçiç dhe udhëheqja serbe po nxisin telashe këtu. Fajin për këtë shkallëzim ia jap ekskluzivisht Beogradit."

Vuçiç nga ana tjetër theksoi, se ushtria e Serbisë do të mbronte pakicën serbe në "krahinën jugore" të Serbisë - siç e quan ende udhëheqja në Beograd Kosovën, e cila nuk ka qenë nën kontrollin serb që nga viti 1999. Gjatë vitit 2023 situata u përshkallëzua: Në trazirat në maj serbë të dhunshëm goditën dhe plagosën 90 ushtarë të NATO-s nga trupa e paqes në Kosovë, KFOR.

Situata në Kosovë për pak sa nuk përshkallëzoi

Në shtator të vitit 2023 pranë manastirit ortodoks serb Banjska në veri të Kosovës pati luftime mes paraushtarakëve serbë dhe policisë kosovare. Katër vetë humbën jetën dhe dhjetëra paraushtarakë serbë të udhëhequr nga një i besuar i Vuçiçit arritën të arratiseshin në Serbi. Ata lanë pas një arsenal ushtarak modern me vlerë milionash nga rezervat e ushtrisë serbe, që mund të kishte pajisur më shumë se 100 luftëtarë.

Këtu me sa duket ishte planifikuar një operacion më i madh ushtarak - ndoshta me qëllim pushtimin e katër komunave veriore të Kosovës, ku minoriteti serb përbën shumicën e popullsisë në vendin e banuar kryesisht nga shqiptarët. Në tetor 2023 Vuçiçi urdhëroi pastaj tanket të drejtoheshin drejt Kosovës, të cilat u ndaluan vetëm nga ndërhyrjet diplomatike nga Uashingtoni dhe NATO.

Në prill 2024 gjenerali amerikan Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, paralajmëroi Kongresin e SHBA për synimet e Beogradit, duke thënë se rritja e trupave serbe pas sulmit në Banjska ishte "kërcënimi më i madh i dhunës ndërshtetërore" prej 25 vjetësh.

Kërcënime kundër Bosnjës

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin kërcënoi një vend tjetër fqinj gjatë një vizite në kryeqytetin rus Moskë: "Bosnja nuk ka qenë kurrë kaq afër fundit të saj". Pak më parë Milorad Dodik, presidenti separatist i "entitetit" të dominuar nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, Republika Srpska (RS), u dënua nga Gjykata e Lartë e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim ushtrimi të detyrës.

Vetëm pak ditë më parë Dodik pati kërcënuar se një vendim fajësimi ndaj tij mund t'i jepte një "goditje fatale" Bosnjës. Presidenti i RS u akuzua për shpërfillje të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt. Përfaqësuesi i Lartë është institucioni më i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, që siguron paqen në vend që nga fundi i luftës 1992-95. Pas dënimit të tij Dodik shkoi më tej dhe inicioi miratimin e ligjeve në Parlamentin e RS, të cilat janë në fuqi fletoren zyrtare të sigurisë shtetërore.

"Serbë tradhëtarë"

Pas dënimit të tij Dodik ndërmori nismën në Parlamentin e Republika Srpska (RS) për miratimin e një sërë ligjesh, që ndalojnë organet boshnjake të sigurisë dhe drejtësisë të veprojnë në RS. Këto ligje hynë në fuqi të premten (6.03.2025) – por nuk janë zbatuar nga të gjtiha autoritetet. Punonjësit në kuartierin qendror të Bosnjes autoritetit policor të shtetit të Bosnjes, Agjencia shtetërore e Hetimit dhe Sigurisë (SIPA), vazhdojnë punën, kolegët e tyre në përfaqësië rajonale në kryeqytetin e RS, Banja Luka, në të kundërt janë larguar nga vendet e tyre të punës.

Presidenti i RS-së Dodik pati paralajmëruar: Të gjithë, që qendrojnë në institucionet e shtetit boshnjak, do të trajtohen si "serbë tradhëtarë". Gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Vuçiç në Beograd më 6 mars Dodik madje pretendoi, "se boshnjakët nga Sarajeva duan një konflikt të armatosur në Bosnje", për "t'u hakmarrë ndaj serbëve".

Schmidt: "Është tejkaluar vija e kuqe"

Përfaqësuesi i lartë Schmidt reagoi më 8 mars. Në radion kombëtare gjermane Deutschlandfunk ai tha, se me "sulmin e Dodikut ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës" është "tejkaluar vija e kuqe". Schmidt i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare, që t'i përkushtohet më fort krizës në Bosnje.

Për herë të parë Përfaqësuesi i Lartë kritikoi krahas Dodikut në mënyrë eksplicite edhe qeverinë serbe, së cilës "duhet t'i tregohen qartë kufijtë".

Për të mbrojtur nga sulmet e mundshme memorialin e gjenocidt në Srebrenicë, trupa e paqes e BE-së, EUFOR, ka vendosur njësitë në këtë qytet në lindje të Bosnjes. Në Srebrenicë në gusht 1995 serbët e armatosur të Bosnjes vranë mbi 8000 myslimanë boshnjake.

Paraljamërimi i ministrit të Jashtëm të SHBA-së Marco Rubio më 8 mars në platformën X në adresë të Dodikut, është një sinjal pozitiv, ai shkruan: "Veprimet e presidentit të RS, Milorad Dodik minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin…. Ne u bëjmë thirrje partenëve në rajon, që të bashkohen me ne për të vepruar kundër këtij qëndrimi të rrezikshëm dhe destablizues."

Kongresmenia republikane Ann Wagner  nga Missouri e quajti në platformën X Dodikun një "kriminel brutal", që duhet ndaluar. "Unë jam në kontakt me Ministrinë e Jashtme të SHBA.së dhe me kolegët e mi në Kongres, për të shqyrtuar, se si mund t'u kundërvihemi përpjekjeve flagrante të qeverisë së Dodikut për të minuar paqen në rajon", shprehet Wagner.

Vuçiç gjithnjë e më autokrat

OJQ-ja Human Rights Watch jep një pamje të zymtë të peizazhit të medias dhe lirisë së shtypit në Serbi. Grupet e monitorimit të zgjedhjeve i kritikuan zgjedhjet e dhjetorit 2023 si as të drejta dhe as të lira. Opozitës iu dha pak kohë transmetimi nga media, e cila është rreth 90 për qind e kontrolluar nga qeveria. Vuçiçit iu dhanë mbi 300 orë transmetim televiziv atë vit. Pra, ai ishte dhe është i kudongjendur.

Në indeksin për lirinë e shtypit të organizatës Reporterë pa Kufij për vitin 2024 vendi ra nga pozicioni i 91-të në të 98-in, pas Tanzanisë. Amnesty International zbuloi se qeveria serbe përdor ilegalisht spyware, për të spiunuar opozitarët. Por pavarësisht politikave të tij gjithnjë e më represive, presioni ndaj Vuçiçit po rritet.

Protestat në Serbi bëhen gjithnjë e më të mëdha

Për herë të tretë, në fund të janarit një makinë u fut në një tubim proteste në Beograd kundër korrupsionit endemik në Serbi, i cili sipas protestuesve është përgjegjës ndër të tjera për rrëzimin e një tende gjoja të saporinovuar në stacionin hekurudhor në qytetin verior serb Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 15 persona.

Në sulmin me makinë në protestën e janarit u plagosën rëndë dy mjeke. Pas një amoku të parë të tillë me makinë në nëntor 2024 Vuçiç u tall në televizion me viktimën: "Duhet të arrestojmë shoferin tani? Dikë që nuk ka shkelur asnjë ligj, që ka vozitur në rrugën e tij? A jeni në rregull?"

Pensionistët kundër Vuçiçit

Ndërkohë protestat e studentëve, që filluan pas aksidentit në Novi Sad, vazhdojnë prej gati katër muajsh e gjysëm. Ata janë bërë një lëvizje masive, që përfaqëson të gjitha shtresat e popullsisë serbe. Kjo u bë e dukshme në demonstratën e 1 marsit 2025 në qytetin jugor serb të Nishit, ku mijëra studentë, që kishin marshuar atje nga të gjitha pjesët e Serbisë, u pritën me entuziazëm, duke u gostitur nga dhjetëra mijëra banorë dhe çiklistë, që edhe ata kishin vajtur posaçërisht atje.

Demonstrata në Nish nuk ishte më e madhja e muajve të fundit - por gjithsesi imazhet duhet të kenë qenë kërcënuese për Vuçiçin, sepse edhe një nga grupet e tij kryesore mbështetëse, pensionistët, u përfaqësuan në numër të madh. Mbetet për t'u parë, se si do të zhvillohet më tej kjo lëvizje, e cila nuk ka lidership qendror dhe kundërshton rreptësisht çdo lloj përvetësimi politik. Protesta masive e radhës është paralajmëruar për 15 mars, në Beograd.

Çfarë do të bëjë SHBA?

Planet politike të presidentit Trump për Ballkanin Perëndimor janë ende të panjohura. Ekonomikisht si individ privat ai është aktiv përmes kompanive të tij në Serbi dhe Shqipëri. Rrethi i Trumpit nuk e fsheh se Beogradi, i lidhur me Moskën, është i preferuari i presidentit në Evropën Juglindore.

Që nga fundi i luftërave në Jugosllavi në vitet 1990 SHBA kanë qenë gjithmonë ato, që në fund kanë zgjidhur shumë konflikte të vogla brenda dhe ndërmjet shteteve pasardhëse. Tani jo vetëm vëzhguesit, por edhe shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor, pyesin veten: Çfarë do të ndodhë, nëse Uashingtoni nuk do ta bënte më këtë?

Nëse Presidenti Trump braktis Ukrainën, një nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, me aq lehtësi siç po bën tani, si do t'i trajtonte shtetet e vogla si Bosnja apo Kosova? BE duhet të jetë e përgatitur për të gjitha eventualitetet në Evropën Juglindore./DW

ballkani perendimor shba donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan