Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Trafiku global i drogës mbetet sot treguesi më i besueshëm i fuqisë së rrjeteve kriminale. Nuk ka krizë, luftë apo emergjencë që të ulë volumin e tij. Përkundrazi: konfliktet shumëfishojnë bizneset, hapin korridore logjistike, ofrojnë njerëz dhe teknologji. Këtë e thekson prokurori kombëtar antimafia dhe antiterrorizëm, Giovanni Melillo, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet Antidrogë (Dcsa)
“Lufta i jep burime të mëdha rrjeteve kriminale. Teknologjitë që sot përdoren në frontet e luftës, mund të jenë tashmë në duart e botës së krimit. Kartelët meksikanë prej vitesh përdorin dronë për të kaluar drogën përtej kufirit amerikan. Në konfliktin e Ukrainës veprojnë njerëz që vijnë nga ato rradhë dhe që përmes luftës shumëfishojnë aftësitë e tyre teknologjike e kontrolluese.”
Risia, është se konfliktet në Ukrainë e Lindjen e Mesme, por edhe krizat institucionale në Ekuador apo Peru, nuk janë më skenare të largëta: Janë “fabrika të aftësive të reja kriminale”.
“Vetëm një i verbër mund të besojë se të gjithë personat e përfshirë në konfliktet e Europës Lindore apo Lindjes së Mesme, pas përfundimit të luftës, do të merren me punë paqësore apo bujqësi. Shumë prej tyre do të bëhen pjesë e sistemeve kriminale, duke sjellë kriminelë të rinj me përmasa teknologjike që as nuk i imagjinojmë. Lufta është inkubator i lidershipit mafioz, jo më vetëm për shkak të egërsisë, por të aftësisë për të menaxhuar teknologji, tregje e kriptomonedha” thotë Melillo
Në këtë terren që zgjerohet, reagimi i shteteve mbetet i dobët. “Ndërsa strukturat kriminale integrohen, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet i fragmentuar”, thekson ai. Raporti i Dcsa e konfirmon me gjuhë teknike: duhen shumëfishuar marrëveshjet bilaterale, operacionet e përbashkëta, ekipet hetimore. Por realiteti është se, ndërsa mafiet veprojnë si multinacionale, shtetet mbeten të lidhura me kufijtë dhe burokracitë e tyre. Sipas raportit, trafiku i drogës është sot pasqyra e një rendi botëror që po shpërbëhet, burim kapitalesh që financojnë luftëra dhe destabilizime, sistem i integruar që vepron njësoj në Europë si në Kolumbi.
Lufta në Ukrainë ka ndryshuar “modus operandi”-n e grupeve kriminale dhe rrugët e konsoliduara të drogës. Pamja e paraqitur nga Raporti Vjetor i Drejtorisë Qendrore për Shërbimet Antidrogë është në përputhje me këtë alarm. Lufta në Ukrainë, shkruan Dcsa, ka shërbyer si sfond për një ndryshim të “mënyrave të operimit” të grupeve kriminale dhe të rrugëve të konsoliduara të trafikut të lëndëve narkotike.
Fakt domethënës janë: sekuestrimet e kokainës në portet europiane si Roterdam, Antuerp apo Hamburg ranë ndjeshëm në vitin 2024, por çmimet dhe furnizimi në treg mbetën stabël. Pra, prodhimi nuk ka rënë – kanë ndryshuar vetëm kanalet: më të padukshme, më të mbrojtura. Melillo thekson një tjetër element: “Duhet të mësohemi me idenë se procesi i rafinimit të pastës së kokainës nuk ndodh më vetëm në xhunglat e Amazonës, por po zhvendoset këtu. Kjo ul sasinë për eksport, ul rreziqet dhe kontrollet.”
Raporti e vërteton: laboratorë klandestinë dhe rrugë të reja furnizimi (përmes Afrikës Perëndimore, Kaukazit, Ballkanit) garantojnë vazhdimësi. Nuk bëhet më fjalë për “joint venture” të rastësishme: “mafiet italiane bashkohen me kartelët e Amerikës Latine dhe konsorciumet kriminale afrikane, ballkanike e lindore, duke krijuar “sisteme të integruara kriminale” që kontrollojnë bashkarisht portet, ndajnë strategjitë e riciklimit e të investimeve speculative”
Dcsa evidenton të njëjtin trend: mafiet italiane, nga ’Ndrangheta te Camorra e Cosa Nostra, veprojnë në tregje të ngopura e të globalizuara, në aleancë me grupime shqiptare, turke e nigeriane.
Ndërkohë, lufta vepron si përshpejtues. Teknologjitë ushtarake, si dronët apo sistemet e komunikimit të koduar, po bien në duart e karteleve të drogës. Por fusha më delikate mbetet menaxhimi i flukseve financiare. Siç vëren Dcsa, rrjetet kriminale po përdorin gjithnjë e më shumë kriptovalutat dhe mekanizmat e kompensimit informal, duke anashkaluar qarkullimin bankar. Në këtë mënyrë financohen blerje, luftëra dhe destabilizime. Për Italinë, rreziku nuk është i largët. Mafia shqiptare ka zënë segmente të tëra të riciklimit dhe tregtisë, duke blerë kompani dhe aksione shoqërore. Kartelët kolumbianë dhe meksikanë mbajnë kanale të drejtpërdrejta me klanet kalabreze dhe puljeze. Raporti përshkruan një “treg unik” të drogës, ku Italia nuk është periferi, por një nyje qendrore.
Mësimi është i hidhur, dhe Giuseppe D’Avanzo do ta kishte shkruar kështu: konfliktet e armatosura nuk mbarojnë në konferencat e paqes, por vazhdojnë në porte, në laboratorë, në tregjet e kokainës. Dhe aty mafiet italiane janë tashmë në radhën e parë. /La Repubblica
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që SHBA-të të garantojnë sigurinë e Katarit, një angazhi...
Hamasi u ka kërkuar ndërmjetësve të bëjnë disa ndryshime në planin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund luft...
Në qendër të një procesi të madh gjyqësor që po zhvillohet në Namur është shqiptari Alket.V, i kon...
Një gjykatë polake vendosi të mërkurën që zhytësi ukrainas i kërkuar nga Berlini për përfshirjen e tij t&eum...
Një valë shkeljesh të shumta të hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia muajin e kaluar i ka bërë disa aleatë t&e...
Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre të dyshuar si operativë të huaj të Hamasit, të cilët besohej se po përgatisnin...
David Adler, një nga aktivistët në flotën dhe bashkë-koordinatori i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare "...
Në videon e postuar nga BBC tregohet këmbana e kishës shekullore, e cila bie si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.9 ...
Kremlini ka bërë të ditur se Rusia po punon për të forcuar forcat e saj të armatosura, duke theksuar angazhimin për ruajtje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë 28-vjeçare ka ndër...