Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Kandidati për president, Donald Trump, thotë se administrata e Presidentit Biden orkestroi çështjen e tij penale në gjykatën e Nju Jorkut për të fituar një avantazh në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, Presidenti Joe Biden tha se sistemi i drejtësisë duhet të respektohet.
Mbështetësit e Trump u mblodhën të premten jashtë Kullës Trump në New York, ku ai tha se vendimet për gjetjen e tij fajtor ishin orkestruar nga Presidenti Joe Biden.
“E gjithë kjo është bërë nga Biden-i dhe njerëzit e tij. Ndoshta njerëzit e tij, kryesisht. Nuk e di nëse Biden-i di shumë për këtë, sepse nuk e di nëse ka njohuri për ndonjë gjë, por megjithatë ai është presidenti, kështu që ne duhet ta përdorim emrin e tij”, tha Donald Trump.
Presidenti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se sistemi amerikan i drejtësisë duhet të respektohet.
“Eshtë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se vendimi ishte i montuar vetëm sepse nuk i pëlqeu”, tha zoti Biden.
Një juri e shpalli zotin Trump fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat ndaj një aktoreje të filmave pornografik për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Prokurori i çështjes, Alvin Bragg, thotë se vendimi përfaqëson shumë zëra.
“Kemi zërin më të rëndësishëm nga të gjithë. Dhe ky është zëri i anëtarëve të jurisë. Ata kanë folur. Donald J. Trump është gjetur fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit”.
Gjetja fajtor e zotit Trump mund të ndikojë tek qëndrimi i votuesve amerikan në zgjedhjet që priten të jenë tejet të ngushta, thotë profesorja e Universitetit Hofstra, Meena Bose
“Flasim për votuesit e pavendosur dhe të pavarur, votuesit që mund të jenë të zhgënjyer me Presidentin Biden për një mori arsyesh, por ndoshta nuk ishin të prirur për ta mbështetur Donald Trump-in. Kjo mund të bëjë një ndryshim të madh”.
Në Teksas, votuesi Colton Coates thotë se vendimi duket i drejtë.
“Nuk e di se cilës parti i përkisnin juria e Nju Jorkut, por besoj se ishin të paanshëm. Kur kemi shumë anëtarë jurie dhe ata të gjithë bien dakord për të njëjtën gjë, kuptohet se duhet të ketë një lloj vërtetësie në verdiktin e tyre”.
Curtis Naio thotë se kjo tregon se sistemi i drejtësisë amerikane nuk është i paanshëm.
“Nëse amerikanët nuk e kuptojnë sistemin gjyqësor në këtë formë që kemi tani, nëse mund t'ia bëjnë këtë një presidenti, kryesisht ato që kanë bërë ndaj tij gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, njerëzit duhet të zgjohen sepse radha po u vjen atyre”.
Avokati i zotit Trump, Todd Blanche tha se do t’i apelojë vendimet. Kjo do të bëjë një ndryshim të madh, thotë votuesi i Alabamës Bill Adams.
“Kam rezerva për të votuar për një të dënuar për krime, por besoj se apeli do t’i hedhë poshtë vendimet.”
Në Kaliforni, votuesja Tracey Lewis thotë se verdikti tregon se Trump-i nuk është mbi ligjin.
“Ai nuk është i përshtatshëm për postin. Ndaj tij ka edhe shumë çështje të tjera gjyqësore. Shpresoj që kjo të ndryshojë prirjen dhe më shumë njerëz ta kuptojnë se ai nuk duhet të lejohet që të bëhet përsëri president”.
Masa e dënimit do të shpallet më 11 korrik, pak ditë përpara se Partia Republikane pritet ta emërojë atë zyrtarisht si kandidatin e saj për president./VOA
foto nga vendngjarja BERLIN- Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Berlin kundër qirave të larta te banimit dhe për t&e...
ITALI- Shiu i dendur dhe përmbytjet kanë goditur disa pjesë të Gjermanisë dhe Italisë, me qindra qytetarë t ëparalajm&...
pamje nga protesta NEW YORK- Policia e New York thotë se 34 persona po mbahen në paraburgim pas një proteste pro-palestineze në Mu...
pamje nga vend LONDR- Sulmet izraelie ndaj Palestinës ne Rafah kanë bërë që mijëra qytetarë të protestojnë n&e...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngul në deklaratat e tij të fundit se kushtet për përfundimin...
Pamje nga sulmi GJEORGJI - Partia opozitare Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Gjeorgjisë tha të shtunën se zyrat e saj në T...
foto ilustruese UKRAINA- Në fillim të kësaj jave, një stacioni radari rus për paralajmërime të hershme u godit nga predh...
foto ilustruese SELANIK- Një e huaj 33-vjeçare ka përjetuar momente tmerri në Selanik, kur një i panjohur e ka ndjekur n&eu...
pame nga aksidenti KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë. Bëhet me dije se si psojë e aksidentit kan&e...
foto ilustruese UKRAINA- Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës me një sulm me dron dhe raketa, duke plagosur të...