Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
BOSNJË- Të shtunën në Bratunac, të dielën në Prijedor. Rreth 30 kadetë të Akademisë Ushtarake të Beogradit qëndruan në këto dy qytete të Bosnje e Hercegovinës - njëri në lindje e tjetri në veriperëndim të vendit.
Në Bratunac ishin për të shënuar përvjetorin e vuajtjeve të serbëve të Podrinjës, ndërsa në Prijedor qëndruan në prag të përvjetorit të Betejës së Kozarës. Shkuarja e tyre, siç tha Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë, ishte paralajmëruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës.
Ministri Ellmedin Konakoviq nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë, por në një prononcim për agjencinë Fena tha se Ministria ka pranuar njoftimin për vizitën e delegacionit dhe se ai ka vepruar “në përputhje me ligjin”.
“Detyrimi ynë i vetëm është ta përcjellim atë në tri adresa, përkatësisht në Policinë Kufitare të Bosnje e Hercegovinës, në Ministrinë e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, pra në Drejtorinë për Koordinimin e Autoriteteve Policore, dhe në Drejtorinë për Tatimet Indirekte. Në përputhje me procedurat, këtë e kemi bërë, ashtu siç e bëjmë zakonisht”, tha Konakoviq.
Kadetët shkuan si pjesë e një delegacioni nga Serbia, të udhëhequr nga përfaqësues të Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale. Sipas Ligjit për Ushtrinë e Serbisë, anëtarë të saj janë, mes të tjerëve, nxënësit dhe kadetët e institucioneve arsimore ushtarake, të cilët shkollohen për detyra ushtarake.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me rastin e nisjes së kadetëve të Akademisë Ushtarake të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë.
Duke folur për Televizionin Pink të Serbisë, Vuçiq tha se nuk është hera e parë që kadetët e kësaj akademie marrin pjesë në parada në Bosnje e Hercegovinë dhe se Serbia ka bërë “çdo gjë sipas ligjeve dhe procedurave, pikërisht ashtu siç duhet”.
Të dielën, më 7 korrik, kadetët parakaluan nëpër rrugët e Prijedorit, në prag të 82-vjetorit të Betejës së Kozarës në Luftën e Dytë Botërore, njoftoi agjencia Srna. Kadetët shoqëroheshin nga eprorët e tyre.
Edhe pse zyrtarisht nuk u shënua, fotografitë treguan se kadetët ishin të pranishëm një ditë më herët edhe në Bratunac, në lindje të Bosnje e Hercegovinës, ku u përkujtua vrasja e serbëve të këtij rajoni në luftën e viteve ’90.
Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës i tha Radios Evropa e Lirë se ardhja e studentëve dhe kadetëve nga Universiteti i Kriminalistikës dhe Policisë dhe nga Akademia Ushtarake e Beogradit është paralajmëruar.
“Më 5 korrik, 2024, Ambasada e Republikës së Serbisë ka njoftuar me një notë verbale Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës se delegacione nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, studentë dhe kadetë të Universitetit të Kriminalistikës dhe Policisë dhe të Akademisë Ushtarake nga Beogradi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë do të vizitojnë Bosnje e Hercegovinën”, thuhet në përgjigjen e Policisë Kufitare të Bosnjës.
Aty thuhet, po ashtu, se Ministria i ka njoftuar “të gjitha institucionet kompetente dhe relevante”. Në një deklaratë për agjencinë Srna, zëvendësministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Aleksandar Goganoviq, tha se kadetët kanë shkuar në Bosnje “në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar midis Ministrisë së Punës dhe Mbrojtjes së Veteranëve dhe Invalidëve të Republikës Sërpska dhe Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë”.
Ai tha se, marrë parasysh se bëhet fjalë për kadetë që hyjnë të paarmatosur në Bosnje e Hercegovinë, është e nevojshme që “të informohet Ministria e Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave - gjë të cilën Republika e Serbisë e ka bërë”.
Deri në publikimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje nga Ministria e Punës në Republikën Sërpska, se për cilën marrëveshje bëhet fjalë.
Kadetët e Akademisë Ushtarake të Beogradit kanë qenë në Bosnje e Hercegovinë edhe më herët këtë vit, konkretisht më 12 maj, kur në zonën memoriale Donja Gradin janë nderuar viktimat e kampit të përqendrimit të Jasenovacit, nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë luftës së viteve 1990, 3.176 njerëz janë vrarë në Prijedor dhe në rrethinat e tij, dhe rreth 30.000 të tjerë të kombësive joserbe janë çuar në kampet Tërnopole, Omarska dhe Keraterm në Prijedor.
Të burgosurit e mbijetuar dhe familjarët e të vrarëve thonë për Radion Evropa e Lirë se janë të shqetësuar nga marshimi i njerëzve me uniforma ushtarake nëpër Prijedor.
Fikret Baçiq, përfaqësues i prindërve të fëmijëve të vrarë të Prijedorit, 29 familjarë të të cilit janë vrarë në rajonin Zecovi më 1992, përfshirë dy fëmijët dhe gruan e tij, thotë se marshimi është një kujtim i vuajtjeve të së kaluarës.
“Kjo nuk është thjesht një paradë, ajo po vazhdon për një kohë të gjatë. As komuniteti ndërkombëtar nuk po bën ndonjë gjë për t’i bërë boshnjakët dhe kroatët të ndihen të sigurt. Ajo paradë nuk është gjë tjetër, veçse një kujtim i viteve ‘90 dhe i asaj që bëri ushtria”, thotë Baçiq për Radion Evropa e Lirë.
“Nuk e di se kush është pyetur dhe kush duhet ta lejojë, apo pse e ka lejuar, por nuk e di se çfarë duhet të bëjë ushtria serbe në këtë rajon. Ne, të kthyerit boshnjakë dhe kroatë, nuk ndihemi të sigurt në Prijedor dhe situata e sigurisë është në nivelin zero”, shton ai.
Ish-i burgosuri Sabahudin Gariboviq thotë se qytetarët e Prijedorit, të cilët janë kthyer pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, janë mësuar me “mashtrime të ndryshme politike” - siç e sheh ai edhe marshimin e kadetëve nga Serbia.
“Kam kaluar gjithçka në Prijedor, nga kampi deri te kthimi. Ky është më shumë një rrëfim politik dhe ne në Prijedor jemi mësuar me këtë.”, thotë Gariboviq.
“Kjo do të ketë ndikim më të madh në diasporën tonë, e cila ka frikë dhe ndoshta do të hezitojë të vijë, por ne kemi parë tashmë gjithçka”, thotë ai.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Prijedorit, Benjamin Hoxhiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se parada nuk është asgjë e re sa u përket provokimeve që kanë përjetuar boshnjakët vendas. Ka pasur sulme dhe kërcënime kundër figurave fetare dhe familjeve të tyre, si ai kundër Osman Rexhiqit, imamit të xhamisë Çarshija në Prijedor, në fillim të këtij viti, kujton Hoxhiq. Por, thotë ai, jeta së bashku nuk ka alternativë.
“Shumë familje shpërngulen për shkak të kësaj. Disa shkojnë në Sanski Most, në Federatën e Bosnje e Hercegovinës... Nuk ka rëndësi. Ata njerëz që jetojnë këtu, kanë njëfarë frike, por ende qëndrojnë në vatrat e tyre”, thotë Hoxhiq.
Zukan Helez, ministër i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, nuk iu përgjigj thirrjes së REL-it për qëndrimin e kadetëve serbë në Bosnje e Hercegovinë. Deri në përfundimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje as nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Ngjashëm, as Ambasada e Serbisë në Sarajevë nuk iu përgjigj thirrjeve të REL-it.
Paraprakisht reagoi anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq. Ai tha se ky institucion, i cili është Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës, nuk e ka miratuar hyrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë në Bosnje e Hercegovinë.
“Gjithashtu, në kuadër të planit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnje e Hercegovinës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë, ky aktivitet nuk është planifikuar”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Ligjit për Ushtrinë e Serbisë, anëtarë të saj janë - në mesin e të tjerëve - edhe nxënës dhe kadetë të institucioneve arsimore ushtarake, të cilët përgatiten për detyra ushtarake.
Hyrjen dhe qëndrimin e një ushtrie të një vendi të huaj në territorin e Bosnje e Hercegovinës e rregullon e ashtuquajtura marrëveshje “PfP SOFA”, d.m.th. Marrëveshja ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe.
Bosnje e Hercegovina dhe Serbia janë anëtare të Partneritetit për Paqe. Marrëveshja është ratifikuar nga Bosnje e Hercegovina në vitin 2008 dhe, sipas udhëzimeve për aplikimin e saj, Ministria e Mbrojtjes është e detyruar ta njoftojë Policinë Kufitare të Bosnje e Hercegovinës të paktën 48 orë para hyrjes së pjesëtarëve të një ushtrie në vend.
Njoftimi duhet të përmbajë, mes tjerash, të dhëna për numrin e forcave, nga vijnë, ku shkojnë, cilat pika kufitare i shfrytëzojnë dhe çfarë pajisjesh dhe armatimesh sjellin në vend.
“Përveç në Policinë Kufitare, njoftimi u dërgohet edhe institucioneve dhe organeve të tjera në Bosnje e Hercegovinë, përgjegjëse për çështjet që kanë të bëjnë me hyrjen, kalimin dhe daljen e forcave dhe pajisjeve të tyre”, thuhet në udhëzim.
Në atë dokument thuhet, gjithashtu, se prania e trupave të huaja mund të rregullohet “me vendim, shkëmbim letrash, marrëveshje të veçantë ose formë tjetër pëlqimi”. Studentët e akademive ushtarake apo shkollave ushtarake nuk përmenden në udhëzim./ REL
foto ilustruese SHBA- Ndërsa gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara po nxehet, shumë vende të tjera anembanë botës po zhvi...
glauk konjufca KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të martën se Serbia ka shkelur parimet e marrëves...
Marko Roshiç (në anën e djathtë të fotografisë) merr pjesë në një nga seancat gjyqësore për rastin e ...
pamje nga ngjarja PERU- Është zbuluar trupi i një alpinisti i cili u shpall i zhdukur 22 vite më parë. Alpinisti amerikan Wil...
Foto ilustruese TURQIA- Turqia nisi në hapësirë satelitin e parë të komunikimeve, Turksat 6A, të prodhuar vetë. Një...
pamje nga ngjarja SHBA- Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale Beryl goditi Teksasin juglindor dhe Luizian&eum...
Foto ilustruese AUSTRALIA- Australia emëroi një të dërguar të posaçme për të luftuar antisemitizmin dhe për ...
Foto ilustruese RUSIA- Rusia tha se ka kapur dhjetëra dronë ukrainas, të lëshuar gjatë natës së shkuar në drejtim t...
Foto nga vendi i ngjarjes KOSOVA- Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut,...
Foto ilustruese FRANCA- Asnjë nga tre blloqet politike në Francë nuk mundi të arrijë shifrën magjike prej 289 ve...