“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës e ka hequr pjesërisht ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia, pas një trysnie të vazhdueshme nga Gjermania në lidhje me CEFTA-n dhe Procesin e Berlinit, raportojnë mediat lokale. Sipas raportimeve, ndalesa është hequr vetëm për pikëkalimin Merdare mes Kosovës dhe Serbisë.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës për këtë, por ende nuk ka marrë përgjigje. Në javët e fundit, Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t'i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.
Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në fillim të shtatorit se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.
Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ishte në prag të heqjes së ndalesës ndaj importit të mallrave nga Serbia.
Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor dhe Qeveria e Kosovës i tha REL-it më 3 tetor se po punonte që 10-vjetori i kësaj nisme rajonale të jetë i suksesshëm.
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, biznesmenë nga veriu i Kosovës kanë dorëzuar një peticion tek autoritetet kosovare duke kërkuar që të tërhiqen masat e qeverisë për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.
Oda Ekonomike e Serbisë në disa raste i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë “bllokadat e dëmshme” që po shkaktojnë pasoja si për kompanitë serbe ashtu edhe për ato kosovare.
Ndërsa Bashkimi Evropian shprehu qëndrimin se masat e autoriteteve të Kosovës janë në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim të Kosovës me BE-në.
Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij në vitin 2014, dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të kësaj nisme rajonale janë marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare, kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, energjisë. ekologjinë, dixhitalizimin dhe roamingun.
Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend - UNMIK.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar që ky përfaqësim i Kosovës të ndryshohet, ndërsa Gjermania ka ofruar “zgjidhjen” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.
Sarrazin theksoi se pranë emrit të Kosovës do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht./REL
Foto ilustruese RUSI- Ukrainasit kanë arritur të hakojnë televizionin shtetëror rus. Ata gjithashtu kanë zhvilluar një s...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financ...
Foto ilustruese BOSNJË- Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga parti...
Shperthimi DANIMARKË- Një shpërthim i ri ndodhi pranë ambasadës izraelite në Danimarkë në njëvjetorin e ...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot gjatë një ceremonie për përvjetorin e parë t&eu...
Zvecla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka thënë jo rikthimit të ish-policëve të dor&...
foto ilustruese RUSI- Një gjykatë ruse e ka dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj burgim shtetasin amerikan Stephen James Hubbard, pasi n&eu...
Foto ilustruese PRIZREN- Me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty,” në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytet...
SUEDIA- Çmimi Nobel në mjekësi iu dha këtë vit shkencëtarëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre ...
Clinton SHBA- Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha të shtunën se kompanitë e mediave sociale duhet të moderojnë ...