BOTA

"Rëndësia e tyre e madhe ka bërë që miliarderët të mos rrinë duarkryq!" Analiza: Mënyrat e financimit të fushatave politike në SHBA

M.B. Përditësimi i fundit 18 Gusht 2024, 09:38

"Rëndësia e tyre e madhe ka bërë që

SHBA- Zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024 shënojnë një prej zhvillimeve më të rëndësishme në botë, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë drejtimin e Shteteve të Bashkuara. Rëndësia e tyre e madhe ka bërë që miliarderët të mos rrinë duarkryq. Ata janë duke shpenzuar miliarda dollarë nëpër komitete politike të veprimit, për t’i dhënë drejtim garës që mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e Gjykatës Supreme dhe NATO-s, mes tjerash.

Në të njëjtën kohë, amerikanët, më shumë se kurrë, janë duke ndarë prej 5 deri në 200 dollarë për t’i mbështetur kandidatët, proces që është bërë shumë më i thjeshtë në vjetët e fundit, me vetëm disa klikime në telefonin mobil. Shpenzimet për fushata amerikane janë rritur në vjetët e fundit, dhe jo vetëm për garën presidenciale. Në garat e ngushta për ulëset në Kongres, kandidatët dhe partitë e tyre shpenzojnë miliona dollarë për zgjedhje.

Shtetasit amerikanë dhe banorët me leje të përhershme, mund të japin donacione deri në 3.300 dollarë për një kandidat që është në garë. Ata që janë nën 18-vjeç nuk mund të kontribuojnë në fushatë, por mund të japin donacione në parti. Shtetasit e huaj, në anën tjetër, nuk lejohen të japin donacione dhe mund të përballen me pasoja të mëdha ligjore nëse kapen në vepër.

Meqë në procesin zgjedhor përfshihen edhe zgjedhjet paraprake edhe ato të përgjithshme, shtetasit dhe banorët e përhershëm mund të japin donacione deri në 6.600 dollarë për një kandidat gjatë ciklit zgjedhor. Ata, po ashtu, mund të japin donacion deri në 10.000 dollarë për një parti shtetërore dhe deri në 41.300 dollarëve për një parti kombëtare.

Shumica e parave prej individëve sigurohen prej zonave të pasura urbane, përfshirë Nju Jorkun, Llos Angjellesin, Uashingtonin dhe Çikagon, sipas Ray La Rajas, profesorit të shkencave politike në Universitetin e Masaçusetist, njëherësh bashkautor i një libri për financat e fushatës. Korporatave dhe sindikatave u ndalohet dhënia direkte e donacioneve për një kandidat apo parti, po ato mund të sponsorojnë komitete politike të veprimit përmes donacioneve të dhëna prej punëtorëve apo aksionarëve.

Zakonisht, një asociacion që përfaqëson një industri, sikurse ai i automobilave, i afrohet një komiteti politik për veprim që të mbështesë kandidatët dhe partitë që mund të çojnë përpara interesat e tij. Një punëtor apo aksionar mund të japë donacione deri në 5.000 dollarë në vit për një komitet, i cili më pas mund të bëjë donacion në vlerë të 5.000 dollarëve për një kandidat.

Komitetet politike për veprim zakonisht japin donacione nëpër garat për Kongres, ndërsa komitetet politike për veprim të shpejtë ndajnë fonde për fushata presidenciale. Punëtorët e huaj të kompanive amerikane nuk mund të japin donacione nëpër komitete politike, dhe kompanive u ndalohet t’i kompensojnë punëtorët që ata të ndajnë fonde për këto komitete.

Si munden atëherë individë shumë të pasur, sikurse Elon Musk dhe Micheal Bloomberg të japin donacione për t’iu ndihmuar Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit, respektivisht, nëse ata mund të japin vetëm 6.600 dollarë për një kandidat presidencial dhe 41.000 dollarë për partinë?

Këtu hyjnë në lojë komitetit politike për veprim të shpejtë. Ato nuk kanë limite se sa shumë para mund të mbledhin dhe të shpenzojnë për të mbështetur një kandidat. Dallimi kryesor mes dy komiteteve është që komiteti politik për veprim të shpejtë nuk mund t’i koordinojë shpenzimet me politikanin që mbështet.

Komiteti Amerikan, është një komitet politik për veprim të shpejtë, i bashkëthemeluar prej Muskut, dhe ai mund të shpenzojë para në reklama që u bëjnë thirrje amerikanëve të votojnë për Trumpin, mirëpo atij nuk i lejohet të punojë me fushatën e Trumpit apo Partinë Republikane, për të diskutuar se në çka duhet të fokusohen reklamat dhe në cilat rajone.

Megjithatë, me aq shumë informacion publik që ekziston për platformën e një kandidati, as nuk ekziston nevoja për t’u koordinuar, sepse veçse dihet se për çka janë më të shqetësuar votuesit dhe cilat janë qëndrimet e një kandidati. Më 2010, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka marrë vendim që vendosja e limitit për shpenzime në një fushatë të pavarur – me fjalë tjera të pakoordinuar – përbën shkelje të lirisë së fjalës.

Ky vendim ua ka hapur derën të pasurve, korporatave dhe sindikatave që të ndajnë miliona dollarë për fushata. Krijimi i komiteteve të tilla tregon për rritjen e madhe të shpenzimeve nëpër fushata në dekadën e fundit. Rreth 15 miliardë dollarë janë shpenzuar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe shifra mund të kalojë 20 miliardëshin këtë vit, ka thënë La Raja.

“Do të shpenzohen shumë para në jo shumë gara. Disa prej tyre do të përcaktojnë kontrollin e Shteteve të Bashkuara, prandaj edhe do të shpenzohen miliona e miliona dollarë në to”, ka thënë La Raja në një bisedë me gazetarët më herët gjatë vitit.

Këtu vjen në pyetje transparenca. Kandidatët, partitë, komitetet për veprim dhe komitetet për veprim të shpejtë, duhet t’i publikojnë të dhënat e donatorëve, përfshirë emrat dhe adresat. Komiteti Federal për Zgjedhjet monitoron financat e një fushate, mirëpo sikurse shumë agjenci amerikane për zbatim të ligjit, përfshirë Komisionin për letra me vlerë, ai ka qasje të kufizuar dhe nuk mund të analizojë secilën hollësi.

Megjithatë, fushatat e kanë të rëndësishme që të veprojnë ligjshëm, edhe nëse e dinë që disa institucione nuk kanë shumë qasje në to. Kjo sepse të tjerët vëzhgojnë prej afër. Punëtorët e fushatës zakonisht analizojnë në hollësi secilin donacion që i është bërë kundërkandidatit, dhe tentojnë të gjejnë ndonjë shkelje eventuale. Gazetarët hulumtues e bëjnë të njëjtën gjë për të dy kandidatët. Dyshimet për ndonjë mashtrim në raportim të donacioneve mund të dëmtojnë shumë një kandidat, sidomos kur gara është e ngushtë.

“Gazetarët luajnë rol shumë të rëndësishëm në sistemin amerikan për zbatim të ligjit, sepse rrisin zërin për problematika dhe kështu alarmohen autoritetet”, ka thënë La Raja.

Megjithatë, ekzistojnë disa zbrazëti ligjore që mund të shfrytëzohen. Disa donatorëve u lejohet të mos deklarojnë informacione personale, kur mund të vërtetojnë se mund të rrezikohen. Njerëzit që kanë dhënë donacione për Partinë Socialiste të Punës gjatë Luftës së Ftohtë, nuk kanë qenë të detyruar të deklarojnë të dhëna personale, sepse kanë mundur të përballen me sulme, përfshirë ata të shërbimeve të sigurisë.

Në ligj ekzistojnë edhe zbrazëti tjera. Organizatat politike joprofitabile nuk janë të detyruara të bëjnë publike listën e donatorëve, edhe nëse shpenzojnë para për të ndikuar te votuesit. Prandaj publiku mund të mos e di nëse një individ i pasur ka kontribuuar me donacione të majme në fushatë përmes një organizate joprofitabile.

Donacionet e tilla në fushatë quhen “para të errëta”. Më shumë se 1 miliard dollarë shpenzohen në këtë mënyrë nëpër fushata, kryesisht nëpër reklama televizive apo në platforma digjitale, prej vitit 2010, sipas organizatës joqeveritare, Open Secrets, e cila vëzhgon shpenzimet për fushatë.

Me një numër në rritje të komiteteve politike për veprim të shpejtë, dhe “parave të errëta”, shpenzimet që bëhen për zgjedhjet amerikane i shqetësojnë jo pak persona, dhe nuk dihet saktë se cili është ndikimi i tyre në rezultatin zgjedhor.

“Fushatat presidenciale që shpenzojnë më shumë para, nuk është e thënë se fitojnë, dhe në garat që janë shumë të shtrenjta, secili dollarë shtesë ka më pak ndikim”, beson La Raja.

“Kjo është ajo që ekonomistët e quajnë kthim margjinal në rënie. Pas një periudhe, nuk është se bëhet fjalë për ndonjë dallim të madh”, ka thënë ai.

Fushata e Hillary Clintonit ka shpenzuar 563 milionë dollarë në garën presidenciale të vitit 2016, duke tejkaluar dukshëm shpenzimet e fushatës së Trumpit – 326 milionë dollarë. Megjithatë, Clinton, e nominuara e demokratëve, i ka humbur zgjedhjet. Atë vit, Trump, kandidat politik kontrovers, pati fituar vëmendje shumë të madhe në media, dhe kështu e ka kompensuar pjesën tjetër të financave në fushatë. La Raja beson se mbulimi i mediave është shpesh “ajo çfarë bën diferencën”./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan