E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

TIRANË- Kursi i këmbimit ka dhënë një seri efektesh zinxhir në ekonominë e vendit, që nga rënia e eksporteve, falimentet e prodhuesve dhe rritja e importeve në sasi. Më 2024 u importuan 6,2 milionë tonë mallra me rritje rreth 14% në krahasim me vitin 2023 (shiko grafikun e mëposhtëm). Të dhëna tregojnë se pavarësisht çmimeve më të lira volumi i importeve është zgjeruar, duke mbajtur në trend rritës të ardhurat buxhetore gjatë vitit të kaluar.
Ministria e Financave përllogariti se, efektet negative të kursit të këmbimit mbi të ardhurat doganore vitin e kaluar ishin 17 miliardë lekë ose 170 milionë euro. Mirëpo rënia euros ka pasur një ndikim pozitiv indirekt në ardhurat e doganave, pasi çmimet më të lira kanë rritur importet në sasi.
Rënia e euros i ka bërë importet e mallrave më të lira. Duke qenë se TVSH-ja dhe tarifat e tjera vilen në përqindje të çmimeve, doganat kanë vjelur më pak të ardhura direkte për njësi malli. Por vitin e kaluar importet në sasi u rritem me 14 % dhe në vlerë vetëm më 2.5 %. Rritja e importeve ka kompensuar rënien e të ardhurave që ka krijuar kursi i këmbimit.
Për vitin 2024 , importi i taksuar në peshë është rritur 16% krahasuar me vitin e kaluar ndërsa në vlerë është rritur me 6 %. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me eksportet. Ato janë rritur në sasi me 1 për qind, por janë ulur në vlerë me 14 për qind për shkak të rënies së euros.
Kursi mesatar i këmbimit në vitin 2023 ishte 102.8 lekë, ndërsa vitin e kaluar rreth 100.7 lekë. Në vitin 2021 euro këmbehej me 123 lekë, ndërsa në 2016 me 138 lekë.
Të dhënat mbi tregtinë e jashtme të vitit që mbyllëm dëshmuan se ekonomia shqiptare ka humbur konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.. Të ardhurat që po fitohen nga turizmi dhe investimet e huaja po ikin jashtë për furnizime me mallra, duke sinjalizuar se sektori i prodhimit në vend që të zgjerohet prej rritjes së vizitorëve po bie në humnerë.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2024, eksportet shënuan rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. Në anën tjetër importet shënuan një vlerë 894,3 miliardë lekë me rritje vjetore 2.4 për qind, teksa në sasi u rritem me 14%.. Rënia eksporteve dhe rritja e importeve bënë që deficiti tregtar të shënojë rekord historik prej 521,7 miliardë lekësh (5,2 miliardë euro).
Të dhëna të detajuara tregojnë se rritja e importeve po udhëhiqet nga nevojat e sektorit të turizmit dhe ndërtimit për mallra. Për shembull grupet që kanë pësuar rritje të lartë të importeve nga jashtë i takojnë furniturës së hoteleve të tilla si çadra dielli, mobiliet dhe prodhimet e kashtës materiale për ndërtimin si çimento, melanimë, xhama, etj.
Shqipërisë iu deshën gati tre dekada të ngrinte sektorin e prodhimit dhe markën “Made in Albania” për tregjet e Europës, por kursi i këmbimit dhe disa faktorë bashkëshoqërues si rritja e kostove te brendshme dhe rënia e kërkesës nga jashtë kanë rrënuar për dy vite atë që u ngrit me mund për shumë se dy dekada./ Monitor
GAZA- Ministri i Jashtëm i Francës tha të martën se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re ushtarake ...
friedrich merz GJERMANI- Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgje...
SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është alarmuar nga raportet për sulmin e parë nga paraushtarakët n&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të hënën masa që synojnë kufizimin e disa kërkimeve të virologjis...
SHBA- Gjatë Luftës Civile Amerikane (1861–1865), rëndësia strategjike e ishullit Alcatraz u rrit dhe shpejt filloi të përd...
KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane njoftuan të hënën arrestimin e më shumë se 200 anëtarëve të Clan del Golfo, kartelit m...
PARIS- Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sarrah i cili ka qenë në pushtet që nga rënia e Bashar al-Assad në...
foto ilustruese VATIKAN- Vatikani njoftoi të hënën se do të ndërpresë të gjitha komunikimet telefonike brenda qyte...
ROMË- 133 kardinalë ndodhen tashmë në Romë, gati për të marrë pjesë pasnesër në procesin e zgjedhj...
SHBA- Aksionet e platformave amerikane të transmetimit dhe kompanive amerikane të prodhimit shënuan një r&eu...