E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
SIRI- Që nga fillimi i luftës civile siriane, Turqia ka pritur më shumë se tre milionë refugjatë sirianë. Numri më i lartë u regjistrua në vitin 2021, kur në vend ishin të regjistruar rreth 3.8 milionë sirianë. Aktualisht janë rreth 2.9 milionë refugjatë të regjistruar në Turqi. Sipas ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, midis 2016 dhe 2024, rreth 730.000 sirianë ukthyen në atdheune tyre.
Që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Assadit në vitin 2011, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka qëndruar qartë në anën e opozitës siriane. Ajo vazhdoi punën e saj nga mërgimi në Turqi, ndërsa ekonomia turke përfitoi nga refugjatët si fuqi punëtore e lirë. Studentët sirianë lejohen të studiojnë në universitetet turke.
Pavarësisht krizave të shumta politike dhe ekonomike në Turqi, Ankaraja ka vazhduar të mbështesë opozitën siriane, edhe pse opinioni publik në vend është zhvendosur dhe rezistenca ndaj refugjatëve sirianë është rritur. Pas 14 vjetësh, qeveria e AKP-së tani dëshiron të korrë frytet e përpjekjeve të saj.
Kompanitë turke presin kontrata fitimprurëse
Sipas Abdallah Al Dardari, drejtor rajonal i Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP) për Shtetet Arabe, prodhimi i brendshëm bruto i Sirisë është ulur nga 62 miliardë dollarë në vetëm 8 miliardë dollarë. Varfëriau rrit nga 12 në 65 për qind. Sipas tij, rindërtimi do të kushtojë rreth 400 miliardë dollarë.
Duke pasur parasysh këtë sfidë të madhe, Ankaraja shihet si një vend kyç për të marrë pjesë në rindërtimin e Sirisë. Qeveria turke tashmë ka marrëdhënie të mira me autoritetet e reja në Damask dhe shpreson të angazhohet në sektorë të tillë si energjia, çeliku, ndërtimi, tekstilet, mobiljet, industria kimike dhe produktet ushqimore.
Mustafa Gültepe, kryetar i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TİM), thekson para së gjithash nevojën për ndihmë humanitare. "Siria është në fund fare, nga pikëpamja sociale dhe ekonomike, sepse gati një e treta e popullsisë ka ikur jashtë vendit." Rivendosja e stabilitetit politik do të marrë shumë kohë. "Prandaj, ekonomia turke duhet së pari të fokusohet në ndihmën për rindërtimin e infrastrukturës së nevojshme në Siri," tha Gültepe. "Çfarëdo që fqinji ynë ka nevojë, ne do të jemi të lumtur ta ofrojmë", thotë ai.
Para fillimit të luftës civile, vëllimi tregtar midis Turqisë dhe Sirisë ishte 1.5 miliardë dollarë amerikanë. Synimi ishte rritja e tij në pesë miliardë. Por pasi Erdogan u rreshtua në anën e opozitës, marrëdhëniet me regjimin e Assadit u përkeqësuan dhe ky qëllim u bë i paarritshëm.
Megjithatë, marrëdhëniet ekonomike nuk janë ndërprerë plotësisht. Midis 2021 dhe 2023, eksportet turke në Siri i kaluan dy miliardë dollarë amerikanë në vit. Vitin e kaluar, produktet më të eksportuara ishin drithërat, produktet kimike, elektronika, çeliku dhe prodhimet e detit. Gültepe beson se pas formimit të një qeverie të qëndrueshme në Siri, marrëdhëniet ekonomike do të kenë rritje të ndjeshme.
Potenciali i industrisë turke të çelikut
Industria turke e çelikut sheh një potencial të madh edhe në rindërtimin e Sirisë. Veysel Yayan, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Çelikut, vlerëson se për rindërtimin do të nevojiten nga dy deri në tre milionë tonë çelik. Çeliku është vendimtar për infrastrukturën dhe afërsia gjeografike e Turqisë dhe industrisë së saj të çelikut mundëson avantazhe logjistike dhe kursime. Fabrika e madhe e çelikut në Iskenderun është vetëm 400 kilometra larg Sirisë.
Planet për rritjen ekonomike
Edhe pse kompanitë turke shohin potencial të madh në tregun sirian, ato aktualisht janë ende të kujdesshme. Projektet e reja janë planifikuar të nisin në pranverë, me kusht që qeveria e përkohshme të sigurojë njëfarë stabiliteti deri atëherë. Në fazën e parë, kompanitë turke planifikojnë të bashkëpunojnë me partnerët vendas, veçanërisht ata që kanë marrëdhënie të mira me regjimin e ri. Këta partnerë do të shërbejnë si një urë lidhëse dhe do të ulin rreziqet për investitorët turq.
Murat Akyüz, president i Grupit të Eksportuesve Kimike të Stambollit, i konsideron të kthyerit në Siri partnerë të rëndësishëm për firmat turke. "Ata njohin tregun turk dhe atë sirian dhe mund të shërbejnë si një lidhje midis dy vendeve”, tha Akyüz.
Qeveria mbështet rivendosjen e marrëdhënieve
Qeveria turke po tregon interes të madh për rivendosjen e shpejtë të marrëdhënieve ekonomike me këtë vend. Ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar së shpejti do të vizitojë Damaskun për të eksploruar mundësitë për bashkëpunimin energjetik. Ministri i Tregtisë Ömer Bolat ka dërguar tashmë zëvendësin e tij Mustafa Tuzcu në Damask për negociata për forcimin e bashkëpunimit. Sipas deklaratave të qeverisë, negociatat rezultuan me marrëveshje të shumta, të cilat duhet të lehtësojnë tregtinë dhe investimet mes dy vendeve.
Vështirësi për shkak të masave të reja doganore
Megjithatë, masat e fundit doganore nga qeveria e përkohshme siriane po lënë nën hije pritjet e eksportuesve turq. Me standardizimin e procedurave doganore në të gjithë kufijtë, taksat doganore për produktet turke janë rritur deri në 500 për qind, duke ulur ndjeshëm konkurrencën e produkteve turke në tregun sirian./DW
pamje nga perplasja SHBA- Të paktën tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur të pajetë deri më tani pasi një ...
Sanders SHBA- Senatori Bernie Sanders i Vermontit gjatë seancës së djeshme të Senatit kërkoi Robert F. Kennedy Jr. që t&...
SHBA- Caroline Kennedy përmes një letre të martën paralajmëroi senatorët për kushëririn e saj, Robert F. Ken...
Kennedy Jr SHBA- Sekretar i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore të Presidentit Donald Trump,Robert F. Kennedy Jr. në seanc&eum...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në aeroportin e Uashingtonit mes një avioni dhe një heli...
SHBA- Demokratët e Senatit nxehën Robert F. Kennedy Jr. për deklaratat e tij të ndryshme të diskutueshme, duke përfshirë q&...
Foto ilustruese SHBA- CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një postim të publikuar së fundmi shkruan se k ndarë raportin tremuj...
Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të...
foto ilustruese SHBA- Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Fo...
SHBA- Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për kontributin në avancimin e lirisë së fjal&eum...