Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
SHBA- Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur kështu një fitore të plotë të pushtetit dhe duke siguruar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.
Me një shumicë të ngushtë, udhëheqësit republikanë siguruan mandatin që do t’u bëjë të mundur ndryshimin e qeverisë federale dhe zbatimin me shpejtësi të vizionit që ka zoti Trump për Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i zgjedhur ka premtuar se do të ndërmarrë operacionin më të madh të deportimit në vend, do të mundësojë më shumë ulje të taksave, do të ndëshkojë armiqtë e tij politikë, do të marrë kontrollin e mekanizmave më të fuqishme të qeverisë federale dhe do të riorganizojë ekonominë amerikane
Fitorja që shënoi Partia Republikane në zgjedhje bën të mundur që Kongresi ta miratojë këtë agjendë ndërsa demokratët do jenë pothuajse të pafuqishëm për ta penguar atë.
Edhe në 2016, kur zoti Trump u zgjodh President, republikanët morën kontrollin e Kongresit, por ai u përball me disa udhëheqës republikanë që u bënë rezistencë politikave të tij. Po ashtu, Gjykata e Lartë në atë kohë kishte shumicë liberale. Por këtë herë, jo.
Kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë ai do të bashkëpunojë me një Parti Rapublikane e cila është transformuar plotësisht nga levizja e tij “Make America Great Again" (Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore), dhe me Gjykatën e Lartë e cila dominohet nga gjyqtarë konservatorë, përfshirë tre anëtarë të emëruar prej tij.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johson, i cili me mbështetjen e zotit Trump do ta mbajë këtë detyrë vitin e ardhshëm, ka hedhur idenë e ndryshimit të programeve të qeverisë federale, përfshirë ndryshimin tërësor të programeve, që demokratët i kanë patur përparësi në vitet e fundit,
“Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat kanë një detyrë”, tha ai gjatë kësaj jave. “Populli amerikan kërkon që ne të zbatojmë dhe të çojmë përpara agjendën “Amerika e Para”.
Ndërkohë, ligjvënësi Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ligjvënësit republikanë nuk kanë “përjashtuar” asnjë element nga planet e tyre për të hetuar prokurorin e posaçëm Jack Smith, edhe pse ky i fundit po mbyll dy çështjet hetimore ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 2020 dhe atë lidhur me dokumentet sekrete të cilat zoti Trump i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin./VOA
foto ilustruese KIEV- Ushtria e Ukrainës ka thënë të enjten se e ka zmbrapsur një sulm rus në qytezën Kupiansk në v...
ITALI- Moti i keq vazhdon të godasë Sicilinë me shira të rrëmbyeshëm të cilët kanë shkak...
COP 29 BAKU- Në bisedimet e OKB-së për klimën në Baku të Azerbajxhanit, ekonomistët u kërkuan vendeve në zhvil...
Melania dhe Donald Trump UASHINGTON- Melania Trump ka të ngjarë të mos e quajë Shtëpinë e Bardhë shtëpinë e sa...
Foto ilustruese UKRAINË- Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrain...
DUBAI- Një hulumtim nga Radio Evropa e Lirë (REL) ka zbuluar se anëtarët e familjes së një ligjvënësi ukrainas nga par...
Xi Jinping dhe Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti i Kinës Xi Jinping do të takohen në...
SERBIA- Teksa fermerët shqiptarë u ndëshkuan me mbylljen e fondeve nga BE si pasojë e korrupsionit të qeverisë, Serbia njof...
Banorët e Gazës GAZA- Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit...
Foto nga vendngjarja BRAZIL- Një burrë që dështoi në një përpjekje për të hyrë në Gjykatën e La...