BOTA

Revolta e mercenarëve ‘Wagner”/ VOA: Fati i ministrit rus të Mbrojtjes vazhdon të jetë i pasigurt! Sergei Shoigu shfaqet në publik për herë të parë pas tentativës për grusht shteti

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 20:33
Revolta e mercenarëve ‘Wagner”/ VOA: Fati i ministrit rus

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri paraqitjen e tij të parë publike që pas revoltës së grupit të mercenarëve ‘Wagner”, të cilët kërkuan largimin e tij. Në një video të publikuar të hënën ai u shfaq duke inspektuar trupat në Ukrainë. Pamjet synonin të jepnin idenë se gjithçka ishte në rregull pas krizës më serioze politike me të cilën është përballur Rusia ndër dekada.

Por fati i Sergei Shoigut vazhdon të jetë i pasigurt sikurse dhe ai i udhëheqësit të revoltës Yevgeny Prigozhin dhe ushtrisë së tij private. Zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje rreth ndikimit të tyre tek lufta në Ukrainë e madje tek e ardhmja politike e Presidentit Vladimir Putin.

Të hënën zyrtarët rusë nuk dhanë detaje rreth marrëveshjes që i dha fund papritur rebelimit. Mikhail Mishustin, kryeministri i Rusisë pranoi se Rusia ishte përballur me “një sfidë ndaj stabilitetit të saj” dhe bëri thirrje për besnikëri publike.

“Ne duhet të veprojmë së bashku, si një ekip dhe të ruajmë unitetin e të gjitha forcave, duke u bashkuar rreth presidentit“, tha ai në një takim të qeverisë që u transmetua në media.

Sot Kremlini publikoi një video të zotit Putin duke uruar pjesëmarrësit në një forum industrial, por pa bërë asnjë koment rreth revoltës. Të shtunën presidenti rus tha se rebelimi vuri në rrezik ekzistencën e Rusisë dhe u zotua se do të ndëshkonte ata që qëndronin pas saj.

Përplasjet mes udhëheqësit të grupit ‘Wagner’, Jevgeny Prigozhin dhe ushtrisë ruse, të cilat janë acaruar gjatë gjithë luftës, shpërthyen në një revoltë që çoi në marshimin e tyre drejt Moskës. Ata arritën të marrin kontroll komandën e ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë në qytetin Rostov-mbi-Don. Por pas më pak se 24 orë nga fillimi i rebelimit, trupat e grupit ‘Wagner’ u ndalën. Kremlini njoftoi se kishte arritur një marrëveshje që zoti Prigozhin të largohej në Bjellorusi, dhe se ai dhe trupa e tij nuk do të ndiqeshin penalisht. Por të hënën mediat ruse njoftuan se hetimi penal kundër tij vazhdon dhe se vendndodhja e udhëheqësit të grupit ‘Wagner’ nuk dihet.

Në një përpjekje për të injektuar një ndjenjë normaliteti, të paktën në sipërfaqe, Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin njoftoi fundin e “gjendjes së gatishmërisë kundër terrorizmit”, që u vendos në kryeqytet të shtunën, shoqëruar me ngritje postoblloqesh si dhe dislokim trupash e automjetet të blinduara në periferi të Moskës. Autoritetet shkuan deri aty sa prishën rrugët që të çonin drejt kryeqytetit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjenerali Valery Gerasimov, një prej personave në shënjestër të revoltës së zotit Prigozhin, nuk është shfaqur në publik.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me zotin Prigozhin dhe forcat e tij bazuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të shtunën se zoti Putin ka dhënë fjalën, se ai do të lejohet të shkojë në Bjellorusi.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘RIA Novosti’ citoi burime të paidentifikuara të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm sipas të cilëve çështja penale kundër zotit Prigozhin nuk është mbyllur, pavarësisht deklaratave të mëparshme të Kremlinit. Agjencia e lajmeve ‘Interfax’ bëri një njoftim të ngjashëm.

Nëse çështja penale ndaj tij vazhdon, prania e zotit Prigozhin në Bjellorusi, një vend aleat i vendosur i Kremlinit, do të ofronte pak mbrojtje ndaj arrestimit dhe ekstradimit të mundshëm të tij./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë