Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha të martën vonë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për finalizimin e shpronësimit të mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, nuk u bë në përputhje me ligjin sipas një raporti të juristëve eminentë të Këshillit të Evropës (KiE).
“Pas reagimit të Qeverisë [së Kosovës] ndaj deklaratës së QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së për shpronësimin, më lejoni ta citoj raportin e juristëve eminentë të KiE-së: ‘Kjo mënyrë e veprimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe me gjasë do ta minojë edhe më shumë besimin mes komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare të Kosovës”, shkroi Rohde në rrjetin social X.
Më 5 qershor, Radio Evropa e Lirë raportoi për vendimin përfundimtar të Qeverisë kosovare për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, i cili përjashton disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë.
Ky vendim u kritikua nga vendet e QUINT-it, Bashkimi Evropian (BE) dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë (OSBE).
QUINT-i, BE-ja dhe OSBE-ja thanë se “përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim”.
Në një përgjigje ndaj tyre më 6 qershor, Qeveria e Kosovës tha se deklarata e tyre e përbashkët “konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente”, dhe se Qeveria e kishte pritur vendimmarrjen e gjykatave para se të vazhdonte me vendimin përfundimtar.
Rohde tha se Kosova, e cila synon t’iu bashkohet organizatave si BE, OSBE dhe KiE, duhet t’i marrë parasysh këshillat e tyre.
“Ne nuk jemi këtu për të ndëshkuar, por për të mbështetur”, shkroi Rohde.
Gjykata e Apelit e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 5 qershor se shqyrtimi i një vendimi të Gjykatës Themelore lidhur me këtë çështje është ende në vazhdim.
Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte refuzuar shumicën e padive të qytetarëve serbë, të cilët paditën Qeverinë e Kosovës dhe kërkuan të “vërtetohet se nuk ekziston interes i veçantë publik për pasuritë e paluajtshme të paditësve”.
Marre nga REL
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Joe Biden përzgjodhi opsionin “më të keq të mundshëm” kur vendosi për mënyr...
SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i përdorin më m...
TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar Turqinë për përpjekjet e saj për të kontribuar në zgjidhjen e konflikti...
GAZA- Hamasi ka pranuar një rezolutë të OKB-së që mbështet një plan për t’i dhënë fund luftës me ...
BRUKSEL- Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti politike. Por ai ka 2.6 milionë ndjekës n&eu...
FRANCË- Një oficer francez është duke u marrë në pyetje, pasi një 19-vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekj...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua sot se nuk do të ketë kompromis me presidentin rus Vladimir Pu...
SERBI- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë u është përgjigjur të martën pyetjeve të...
UKTAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si dhe qeveria gjermane, thuhet se janë të zhgënjyer thellësisht që Kina ka zg...
Dhunimi KOSOVË- Një 15-vjeçar raportohet se është rrahur nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës...