Një romb i bardhë mbi një sfond blu. Shpesh i shoqëruar me orare të caktuara ose me numra si 2+ / 3+. Ky është sinjali i ri rrugor që ka mbërritur në Francë drejtpërdrejt nga Amerika e Veriut dhe që po shfaqet gjithnjë e më shumë në rrugët kryesore të gjithë Evropës, duke vënë në vështirësi shoferët e Kontinentit të Vjetër dhe edhe portofolin e tyre. Ja për çfarë bëhet fjalë.
Çfarë kuptimi ka?
Historikisht i pranishëm në rrugët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, rombi i bardhë në sfond blu tregon korsitë HOV (High Occupancy Vehicle, pra automjete me shumë pasagjerë). Ky sinjal ka bërë paraqitjet e para në rrugët franceze, fillimisht në mënyrë eksperimentale dhe më pas në mënyrë të përhershme, duke u përgatitur për një përhapje të shpejtë në rrugët kryesore të gjithë Evropës. Aktualisht prania e tij është raportuar edhe në Gjermani dhe në Spanjë. Bëhet fjalë për një sinjal rrugor që tregon një kufizim për korsitë e shënuara posaçërisht, zakonisht të vendosura në anën e majtë të rrugës. Për shkelësit parashikohen gjoba të konsiderueshme: 135 euro në Francë për ata që nuk e respektojnë dhe 200 euro në Spanjë.
Por çfarë nënkuptohet me automjet me ngarkesë të lartë
Automjetet me ngarkesë të lartë janë mjete ku ndodhen të paktën dy persona në bord (shoferi dhe të paktën një pasagjer). Në këtë kategori përfshihen gjithashtu transporti publik dhe taksitë, mjetet për personat me lëvizshmëri të kufizuar, si edhe automjetet elektrike ose me emetime shumë të ulëta.
Shpesh këto automjete identifikohen përmes një stikeri mjedisor, si për shembull Crit'Air në Francë.
Ky është një certifikatë për cilësinë e ajrit, e printuar në një ngjitëse që është e detyrueshme për të qarkulluar në shumë zona me trafik të kufizuar dhe në zonat e mbrojtjes së ajrit në Francë. Ky certifikim është i vlefshëm edhe për automjetet e huaja.
Me këtë sinjal, ndonjëherë shoqërohen edhe shenja të tjera rrugore që sqarojnë më mirë funksionin e tij: për shembull, tregimi i orareve gjatë të cilave kufizimi është në fuqi, ose numri minimal i pasagjerëve (2+/3+) që duhet të jenë në automjet për të përdorur atë korsi.
Sinjali i ri mund të vendoset në mënyrë të përhershme në anë të rrugës, të pikturohet direkt në karrexhatë, ose të shfaqet në një panel elektronik kur përdorimi i tij është i përkohshëm. Në këtë rast të fundit, korsia e veçantë është e rezervuar vetëm kur paneli është i ndezur.
Duke qenë se bëhet fjalë për kufizime në qarkullim, mjetet e emergjencës dhe forcat e rendit janë të përjashtuara nga këto rregulla. Gjithashtu, sisteme automatike monitorimi të vendosura në këto korsi janë në gjendje të identifikojnë drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
12 Mars20:15
Eksperti i OKB-së hedh poshtë justifikimin e SHBA-së për luftën me Iranin: Recetë për destabilizim në rajon dhe rritje të emigracionit
Një ekspert i OKB-së hodhi poshtë të enjten (12 mars) justifikimin e dhënë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për l...
BOTA
12 Mars19:25
"Dora e fshehur" e Putinit në luftën e Iranit
Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se "dora e fshehur" e Vladimir Putinit ka të ngjarë ta ndihmojë ...
BOTA
12 Mars18:50
BMW-ja e zezë dhe telefonata e ndërprerë, gjurmët e fundit të 21-vjeçares jetime
Një shkëmbim i fundit me shoqen e saj, ndërsa ishte në sediljen e pasagjerit të një BMW të drejtuar nga një 25-vje&ccedi...
BOTA
12 Mars18:38
Një person i armatosur hyn në sinagogë dhe qëllon me armë (VIDEO)
Policia në West Bloomfield, Michigan, u thirr për të shtënat me armë në një sinagogë të enjten. Nuk është...
BOTA
12 Mars18:21
Nëna e 10 fëmijëve mban si skllave për 25 vite vajzën me prapambetje mendore, e rrahu dhe i hodhi zbardhues në fytyrë
Një rast tronditës ka dalë në dritë në Britani , ku një nënë 56-vjeçare me 10 fëmijë mbante nj&eum...
BOTA
12 Mars18:15
Vajza e zhdukur gjendet pas gjashtë vitesh, mbi 4,000 kilometra larg
Një vajzë e vogël që ishte zhdukur pa lënë gjurmë është gjetur pas gjashtë vitesh të gjata. Zbulimi ë...
BOTA
12 Mars17:42
Mesazhi i parë nga Moxhtaba Khamenei: Do të hakmerremi për të gjithë gjakun e derdhur
Në një tekst të shkruar të lexuar nga televizioni shtetëror iranian, pa paraqitjen e tij, udhëheqësi i ri suprem i Iranit mba...
BOTA
12 Mars16:00
The Times: Delta Force mund të jetë duke u përgatitur për të sekuestruar arsenalin bërthamor të Iranit
Sipas një raporti të publikuar nga gazeta britanike The Times, forcat speciale amerikane mund të jenë duke u përgatitur për nj&e...
BOTA
12 Mars15:42
FBI paralajmëron: Irani do të sulmojë këtë shtet!
FBI-ja paralajmëroi autoritetet e sigurisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerret ndaj sulmeve amerikane duke përdorur dronë n&...
BOTA
12 Mars15:32
Lufta në Lindjen e Mesme/ Greqia mbyll ambasadën e saj në Teheran, e zhvendos në Baku për arsye sigurie!
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë njoftoi sot se ka mbyllur ambasadën e saj në Iran.
Teksa shprehu shqetësimin e sa...