Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet dhe Gert Gjenerali
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qer...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin ...
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtoj...
Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qend&...
Saranda, e njohur dikur si një nga qytetet më të bukura bregdetare të Shqipërisë, duket se ka rënë pre e një tran...
Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar arsyet që e shtynë të zgjedhë Barcelonën, pavarësisht interesimit të...
Tre dekada pas rrethimit të Sarajevës, prokuroria italiane ka hapur një hetim që më në fund mund të hedhë dritë mbi një nga segmentet më të errëta të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë “snajperistët e fundjavës” që, sipas dëshmitarëve, paguheshin për të qëlluar mbi civilë.
Një nga të parët që e zbuloi këtë histori ishte Edin Subashiq, ish-oficer i inteligjencës së Ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës.
Subashiq për TRT Balkan tregon detajet e rrëfimit - nga momenti kur e zbuloi deri te informacionet e fundit që lidhen me hetimin e prokurorisë italiane.
Gjatë rrethimit të Sarajevës, përveç pozicioneve të zakonshme nga ku vepronin snajperistët serbë, hetimet zbulojnë se zona kodrinore që e rrethonte qytetin ishte shndërruar edhe në terren për një fenomen makabër: të ashtuquajturit “snajperistë të fundjavës”, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmive të mbledhura, këta individë nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin në Bosnjë. “Ata vinin nga vende të ndryshme të Evropës – kryesisht nga Italia – vetëm për të qëlluar mbi qytetarët e Sarajevës, duke e kthyer vrasjen në argëtim. Bëhej fjalë për persona të pasur, gjuetarë profesionistë në vendet e tyre, të cilët kërkonin “përjetime adrenaline” në zonën e luftës, duke përfaqësuar një sistem të deformuar vlerash”.
Sipas deklaratës së Edin Subashiqit, prania e tyre u konfirmua pasi një vullnetar serb nga Paracini i Serbisë, i kapur në fund të vitit 1993 në Hrastno Brdo, pranoi se mes vullnetarëve dhe mercenarëve kishte parë edhe italianë të veshur me pajisje të shtrenjta gjuetie dhe të armatosur me snajperë të avancuar. Sipas dëshmisë së tij, një gjuetar nga Milano paguante për të ardhur në Grbavica me qëllim që të qëllonte mbi Sarajevë, duke e cilësuar këtë si “hobi”.
“Hetimet e UNPROFOR-it dhe bashkëpunimi me inteligjencën italiane çuan në identifikimin, në fillim të vitit 1994, të linjave të organizuara të transportit që sillnin këta individë në Bosnjë – përmes furgonëve, autobusëve, fluturimeve drejt Hungarisë e më pas në Serbi, madje edhe me helikopterë ushtarakë deri në Pale. Autoritetet italiane njoftuan se këto rrugë ishin ndërprerë, duke e konsideruar çështjen të mbyllur, ndërsa vëmendja ndërkombëtare mbetej e fokusuar në shumë aspekte të tjera urgjente të luftës”, deklaroi ai.
“Ky episod i errët i rrethimit të Sarajevës mbetet një dëshmi e dhimbshme e degradimit moral që shoqëroi konfliktin, duke ngritur sërish pyetje mbi përmasat e krimeve të kryera ndaj popullsisë civile”, përfundoi ai.
Rasti “Sarajevo Safari” i referohet praktikës së tmerrshme ku qytetarë të pasur të huaj paguanin për mundësinë për të qëlluar mbi civilë – përfshirë gra dhe fëmijë – gjatë rrethimit të qytetit
Të kujtojmë se Prokuroria në Milano hapi një hetim pasi gazetari lokal, Ezio Gavazzeni dorëzoi një padi ligjore lidhur me akuzat se italianë dhe të huaj të tjerë paguanin anëtarët e forcave serbo-boshnjake për të vizituar qytetin dhe për të qëlluar mbi civilët, në atë që disa e quanin “turizëm snajperësh”.
Numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë (1992–1995) është rreth 100 mijë të vrarë.
Një ngjarje makabre tronditi Greqinë, ku nusja vrau vjerrën gjatë grabitjes për të shlyer borxhet e kumarit që...
FBI-ja ka kërkuar intervista me gjashtë anëtarë demokratë të Kongresit Amerikan, të cilët në një mesazh video ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se beson se bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë a...
Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëron se nuk mund të ketë një kufi për ushtrinë e Ukrainës. Kjo vjen pasi disa pro...
Një skenë absurde ndodhi sot pranë ndërtesës së parlamentit të Serbisë, kur një grup deputetësh nga “Srb...
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor tha se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nuk ka deklaruar nj&e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij është gati të ecë përpara me kornizën e marrëveshjes së ...
Agjentët doganorë amerikanë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge me vlerë mbi 10 milionë dollarë, e fshehur bre...
Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për ABC News se një delegacion ukrainas ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara mbi kushtet e një ...
Një grua 20-vjeçare u sulmua dhe u përdhunua natën e 25 tetorit në parkun Tor Tre Teste, në periferi lindore të Romës....