Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në largim, Albin Kurti të shmangë masat përshkallëzuese. Kërkohet që Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive në implementimin e marrëveshjes për normalizimin.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime pas operacioneve të fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat mbyllën disa zyra të shërbimeve publike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që përfshijnë kompanitë që ofrojnë ujë të pijshëm dhe shërbime bazike për komunitetet lokale.
Këto veprime BE-ja i cilësoi "si veprime që rrezikojnë të rrisin tensionet ndëretnike dhe dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës”. Ky reagim i BE-së vjen pikërisht në kohën kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët.
Marrja nën kontroll e disa objekteve në veri
Ditët e fundit, autoritetet e Kosovës morën nën kontroll disa objekte në veri të Kosovës të cilat shfrytëzoheshin në kuadër të sistemit të Serbisë. U morën nën kontroll Shërbimi Nacional për Punësim, ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale "Ujësjellësi Ibër”, palestra sportive, muzeu i qytetit dhe disa institucione të tjera. Për BE operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit nga policia në Kosovë rrezikojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale.
BE tërheq vëmendjen se kjo "minon imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, duke përmendur në mënyrë të veçantë operacionin për marrjen nën kontroll të "Ujësjellësit Ibër” në Mitrovicën e Veriut dhe për mbylljen e fabrikës së ujit në Zubin Potok.
Sipas BE-së, "veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve”. "Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë t'i ndalin këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masat përshkallëzuese”, thuhet më tej në reagimin e BE-së.
Më tej thuhet se "Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me konstruktivitet në implementimin e marrëveshjes për normalizim dhe implementimin e aneksit, si dhe të marrëveshjeve të tjera pa vonesa dhe pa parakushte”, duke përmendur në mënyrë të veçantë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Aksionet e pakoordinuara shkak i masave ndëshkuese
Ishin pikërisht aksionet e pakoordinuara në veri që bënë që Bashkimi Evropian të vendosë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në këtë pjesë të vendit. BE-ja vazhdon t'i mbajë ato masa, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.
Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pajtohet me vazhdimin e këtyre masave, të cilat ajo po i cilëson "shumë të padrejta”. "Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin vendimin e guximshëm për t'i hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë”, u shpreh Presidentja Osmani, para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë. Ajo u rikujtoi atyre se, siç thotë, "97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë”, duke argumentuar se "Kosova, shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, megjithatë është i vetmi vend në tryezën e samitit që mbetet nën masa ndëshkuese nga vetë BE-ja.
"Emigrimi lidhet edhe me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rritur shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje të shpresës, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si Kosova, ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani. Presidentja e Kosovës u tha liderëve evropianë se "mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit”, dhe se, sipas saj, "Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm për të forcuar shpresën, jo për ta zbehur atë”./DW
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t’iu përgjigjur nj&e...
GJERMANI- Mëngjesin e 17 shkurtit 2024, një Airbus A321 i Lufthansa u nis nga Frankfurti me fluturimin LH1140 për në Sevilje. Në bord...
SHBA- Donald Trump ka shprehur edhe një herë bindjen e tij se lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm me p...
kuvendi PRISHTINË- Shumë deputetë tashmë kanë zënë ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës, ku sërish -...
SHBA- Donald Trump ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-s&eu...
SHBA- Një raport i NBC News, duke cituar pesë persona me njohuri për çështjen, zbulon se Trump po planifikon të...
takimi ne stamboll TURQI- Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do të bisedoh...
foto ilustruese TIRANË- Samiti i "Komunitetit Politik Europian" të premten në mbrëmje (16.05.2025) përfundoi sipas planit pa...
pamje nga sulmi UKRAINË- Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh n&eum...
foto ilustruese GAZA- Të paktën njëqind palestinezë u vranë të premten ndërsa sulmet intensive ajrore izraelit...