
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u zotua të shtunën se do të sigurojë kthimin e të gjithë trupave të pengjeve të vdekur që ende mbahen në Gazë, ndërsa u takua me familjet e dy pengjeve gjatë vizitës së tij në Izrael.
“Ne nuk do të harrojmë jetët e pengjeve që vdiqën në robërinë e Hamasit”, tha Rubio në X.
“Sot u takova me familjet e qytetarëve amerikanë, Itay Chen dhe Omer Neutra. Ne nuk do të pushojmë derisa mbetjet e tyre, dhe të gjithë të tjerëve, të kthehen,” shtoi ai, disa orë para përfundimit të vizitës së tij tre-ditore në Izrael.
Grupi izraelit “Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura” mirëpriti deklaratat e Rubios.
“Trembëdhjetë pengje duhet të kthehen në shtëpi. Trembëdhjetë familje kanë nevojë për qetësi shpirtërore”, tha grupi në X, duke falënderuar sekretarin amerikan të Shtetit.
“Ju lutemi mos ndaloni, derisa pengu i fundit të lirohet”, shtoi grupi.
Chen, me shtetësi të dyfishtë izraelito-amerikane dhe toger në ushtrinë izraelite, po shërbente në kufirin me Rripin e Gazës kur Hamasi dhe aleatët e tij sulmuan më 7 tetor 2023.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Ushtria shpalli vdekjen e Chen pesë muaj më vonë, në mars 2024.
Sipas njoftimit, Chen, 19 vjeç në kohën e sulmit, vdiq në luftime dhe trupi i tij u mor në Gazë.
Neutra, 21 vjeç në kohën e sulmit dhe gjithashtu me shtetësi të dyfishtë SHBA-Izrael, ishte një ushtar vullnetar që u vra më 7 tetor.
I rritur në Nju Jork, Neutra kishte ardhur në Izrael për të njohur vendin e prindërve të tij, tha nëna e tij, Orna Neutra, për AFP-në në nëntor 2023.
Ai më vonë u regjistrua në shërbimin ushtarak, ashtu si shumica e të rinjve izraelitë.
Sipas armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, të gjithë 20 pengjet e gjallë janë liruar nga militantët palestinezë.
Mbetjet e 15 pengjeve të vdekur janë kthyer gjithashtu në Izrael, ndërsa trupat e 13 të tjerëve mbeten në Gaza.
Në këmbim, Izraeli ka liruar gati 2.000 të burgosur, kryesisht palestinezë, së bashku me dhjetëra trupa palestinezësh, si pjesë e marrëveshjes.
Armëpushimi ka ndalur kryesisht armiqësitë, por të dielën Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore që, sipas ministrisë së shëndetësisë së territorit, lanë të vrarë dhjetëra banorë të Gazës.
Izraeli tha se trupat e tij u sulmuan, duke rezultuar në vdekjen e dy ushtarëve, pas së cilës nisi sulmet ajrore. Më vonë, Izraeli forcoi përsëri armëpushimin./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
25 Tetor17:48
SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës
Administrata e presidentit Donald Trump ka përgatitur një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, nëse Vladimir Putin vazhdon të vo...
BOTA
25 Tetor17:03
Tragjedi në Romë, turisti japonez humb jetën pasi ra nga muri i jashtëm i Panteonit
Një turist japonez vdiq të premten në mbrëmje në Romë pasi ra nga muri i jashtëm i Panteonit , një nga monumentet m&eu...
BOTA
25 Tetor16:48
Falimenton banka më e madhe në Iran
Irani shpalli të falimentuar një nga bankat më të mëdha private të vendit, duke kaluar asetet e saj në pronësi të...
BOTA
25 Tetor16:14
Grabitja e bujshme/ Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës
Pas grabitjes së bujshme që tronditi Francën dhe botën e artit, Muzeu i Luvrit ka zhvendosur disa nga bizhuteritë e tij më t&eum...
BOTA
25 Tetor15:56
Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ndërtoi perandori të mashtrimit online në të gjithë botën
Një emër i fuqishëm në biznesin kamboxhian dhe botën e krimit po tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Chen Zhi, 37-vje...
BOTA
25 Tetor15:08
Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet, Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës
Lufta amerikane ndaj narkotrafikut mund të kalojë dhe brenda Venezuelës. CNN, duke cituar 3 zyrtarë të ndryshëm amerikanë, ...
BOTA
24 Tetor15:01
BE zhvillon një plan të ri për të frenuar varësinë nga materialet e papërpunuara kineze, Von der Leyen: Ja qëllimi
Bashkimi Evropian po zhvillon një plan të ri për të frenuar varësinë nga materialet e papërpunuara kineze, tha të shtu...
BOTA
25 Tetor14:50
Arrestohen 9 anëtarët e organizatës shqiptaro-bullgare në Gjermani! Sky ECC nxjerr zbuluar rrjetin e drogës
Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës është shkatërruar pas zbulimit të komunikimeve të koduara...
BOTA
24 Tetor14:47
"Nuk kam përfunduar"/ Kamala Harris lë hapur mundësitë për rikandidim në 'Presidencialet' e SHBA-së
Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka lënë të hapur mundësinë e një kandidimi të mundshë...
BOTA
25 Tetor14:20
E trishtë në Francë! Vajza iu maskarua me thikë dhe e gjeti të vdekur në apartament, babai i të miturës ndërron jetë nga dhimbja e madhe
Rasti i 12-vjeçares Lola Davier, e cila u vra në Paris në vitin 2022, vazhdon të ngjallë emocione dhe zemërim në Franc&eu...