Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
UKRAINË- Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe presidentit francez Emmanuel Macron, që sinjalizonin përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të tyre në operacionet e Ukrainës në territorin e pushtuar nga Rusia.
“Ky është një përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensioneve rreth konfliktit të Ukrainës, i cili potencialisht mund të përbëjë rrezik për sigurinë evropiane, për të gjithë arkitekturën e sigurisë evropiane”, tha të premten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Këtu ne shohim një prirje kaq të rrezikshme të përshkallëzimit të tensioneve në deklaratat zyrtare. Kjo është një arsye për shqetësimin tonë”, tha ai.
Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha: "Kjo është hera e parë që një politikan perëndimor e ka pranuar kaq sinqerisht atë që ka qenë prej kohësh një sekret i njohur për shumicën e vendeve të botës: se Perëndimi po kryen një luftë të fshehtë kundër Rusisë me duart e ukrainasve”. Rusia, shtoi ajo, do të përgjigjet nëse Ukraina kryen sulme kundër territorit rus me armë britanike.
Gjatë një vizite në Kiev, David Cameron i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina ka të drejtë të sulmojë në vetëmbrojtje. "Ashtu si Rusia po godet brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina është detyruar të marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur", tha ai.
David Cameron premtoi 3.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën "për aq kohë sa duhet", duke shtuar të enjten se Londra nuk kishte asnjë kundërshtim ndaj përdorimit të armëve të saj për sulme brenda Rusisë. Në një intervistë të veçantë të enjten, presidenti francez Macron ritheksoi pikëpamjen e tij se ai nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, një veprim që Rusia tha se do të çonte në një përshkallëzim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm të tensioneve rreth konfliktit në Ukrainë.
Zëdhënësja Zakharova tha se Rusia është e gatshme të marrë në konsideratë propozimet "serioze" të paqes nga Ukraina, bazuar në ato që ajo i quajti "realitetet" ekzistuese dhe shqetësimet e sigurisë së Moskës, përfshirë zotimin që Ukraina të mbetet ushtarakisht neutrale në të ardhmen.
Kushtet e Moskës janë identike me ato që Ukraina tashmë i ka refuzuar disa herë.
Rusia gjithashtu paralajmëroi të premten se do të përgjigjej me "sulme hakmarrëse shkatërruese" nëse Ukraina godet Krimenë ose Urën e Krimesë, që lidh Rusinë jugore me gadishullin e Detit të Zi.
"Ura e Krimesë është sërish në pikëpyetje", tha Zakharova në konferencë. “Përgatitjet për një sulm ndaj saj, gjë që është e vështirë të besohet, tani po bëhen hapur, me guxim dhe me mbështetjen absolute të drejtpërdrejtë dhe të paturpshme të Perëndimit”.
Moska tha se besonte se Ukraina, e cila së fundmi është furnizuar me sistemin e raketave me rreze të gjatë veprimi “MGM-140” nga Shtetet e Bashkuara, po planifikonte të sulmonte urën përpara ose më 9 maj, që përkon me përvjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste nga Rusia në Luftën e Dytë Botërore.
Flota ruse e Detit të Zi, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Ukraina, është e stacionuar në Krime.
Kievi ka thënë se e konsideron të paligjshëm ndërtimin e urës rrugore dhe hekurudhore, e cila është përdorur në të kaluarën për të lëvizur trupat ruse dhe armatimin, që përdoret kundër Ukrainës. Kievi kërkon kthimin e Krimesë nën autoritetin e Ukrainës. Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.
Një raketë ruse goditi rajonin qendror të Ukrainës, Kirovohrad të premten, duke plagosur një civil dhe duke dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturën civile, tha një zyrtar lokal në rrjetin social Telegram.
Infrastruktura energjetike e Ukrainës ka qenë në shënjestër të sulmeve të intensifikuara të Rusisë në muajt e fundit. Ushtria ruse e ka goditur rrjetin energjetik të Ukrainës me raketa dhe dronë, ndërsa Kievi po përballet me një mungesë serioze të armëve të mbrojtjes ajrore.
Dy persona u vranë të premten në një sulm rus në qytetin e Kurakhovës, që ndodhet në rajonin lindor të Donetskut, ku po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe atyre ruse.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese GJERMANI- Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në ve...
foto ilustruese IRAN-Irani është një prej shteteve më të sanksionuara në botë. Por, kufizimet e vendosura nga Shtetet e ...
Foto ilustruese GREQI- Një 35-vjeçar është dërguar në spitalin e Lefkadës në Greqi me dhimbje të forta n&eum...
foto ilustruese SHBA- Protestat pro-palestineze të studentëve që po vazhdojnë prej javësh në institucionet e arsimit të ...
Foto ilustruese PRISHTINË- Një zyrtar policie është plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë. Mësohet se...
godina e DASH SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet kibernetike të kryera nga APT28, një grup spiunazhi i kontrolluar ...
Foto ilustruese SHBA- Kompanitë amerikane ulën ritmin e punësimit gjatë muajit prill, por megjithatë në Shtetet e Bashkuara u...
fotot ilustruese IZRAEL- Avionët luftarakë izraelitë goditën një ndërtesë të përdorur nga Hezbollah në Ma...
TURQIA- Turqia tha të premten se nuk do të rifillojë tregtinë me Izraelin, me vlerë 7 miliardë dollarë në vit, derisa ...
SHBA- Sindromi i vdekjes së papritur tek foshnjat, një dukuri e rrallë dhe dërrmuese, prek rreth 400 familje amerikane në vit. Korres...