Një tragjedi e përmasave të mëdha ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është shuar për shkak të rrjedhjes së monoksidit të karbonit nga kaldaja. Katër anëtarë të familjes Kola, Arti dhe Jonida, prindërit e Hajdarit 22 vjeç dhe të miturës Xhesika, vetëm 15 vjeç janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në zonën e Pianna di Luca.
Miku i ngushtë i Hajdar Kolës, Ernest Çela, ka rrëfyer çastet e fundit kur mbërriti në banesë bashkë më vëllanë e kryefamiljarit.
“Nuk dinim defekt për kaldajën. Kur erdhi policia shkuam te shtëpia, te kati i dytë… kur i pamë të katërt. Jemi fqinj. Xhaxhi i tij shpërtheu derën, pastaj shkuam te kati i dytë dhe aty i pamë të katërt përtokë. Sa hyra kemi parë që kishin puls, Darion dhe babi i tij ishin gjallë. Kemi provuar gjithçka që mund të bënim për t’i zgjuar, deri sa aty xhaxhit të tij i ra të fikët. Më pas edhe unë pata probleme dhe dolëm jashtë se filluam të kishim gjendje të fikti edhe ne.
Kemi qëndruar aty brenda 10 minuta. Nuk i ngrinim dot trupat, sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Gjendja shëndetësore e xhaxhit të tyre është jashtë rrezikut tani për jetën.
Me Darion njihemi prej vitesh, jemi të gjithë shqiptarë këtu. E kam pasur për një vit e gjysmë si komshi. Ai ishte një djalë shumë punëtor, punonte si elektricist. Sa e kishin blerë shtëpinë, 6 muaj kishin që ishin futur në shtëpi. Çdo fundjavë ishin duke rregulluar shtëpinë, ishin krenar për hapin që kishin bërë. Shtëpinë e kishin si objektiv.
Pas tragjedisë gjithë komuniteti shqiptarë kanë ardhur këtu, jemi tronditur të gjithë”, u shpreh ai.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Shkurt21:56
Policia gjen vrasësin falë gishtit të humbur dhe dënohet me 27 vite burg
Një 21-vjeçar në SHBA u dënua me 27 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj ish-partnerit 19-vjeçar të të dashu...
BOTA
5 Shkurt20:47
Burri merr peng partneren dhe shoqen e saj dhe i mbyll në kasolle. Banorët denoncojnë britmat në polici
Një burrë 50-vjeçar është arrestuar në Ostia nga Policia e Shtetit pasi ka sulmuar partneren e tij dhe më pas e ka mbajtur ...
BOTA
5 Shkurt20:28
Mjeku i syve sulmon seksualisht dhjetëra të moshuar. Pas takimit të parë i çonte në një dhomë të fshehtë për “vizita të thelluara”
Fillimisht ai maste aftësinë vizive. Pastaj, me një pretekst, ai shoqëroi pacientët mbi 60-vjeç në një dhomë tjet...
BOTA
5 Shkurt20:04
15-vjeçari tenton të vrasë me armë mësuesin, arrestohet
Një djalë 15-vjeçar u arrestua sot në 5 shkurt nga policia nën dyshim për tentativë vrasjeje pas një incidenti në...
BOTA
5 Shkurt19:42
Skandal spiunazhi në ushtrinë greke, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO
Në Greqi ka shpërthyer një skandal i rëndë spiunazhi. Një oficer i lartë i Forcave Ajrore greke u arrestua të enjten n&e...
BOTA
5 Shkurt19:31
Shpërthimi në minierën e qymyrit në Indi lë 16 viktima, mendohet të ketë qenë një minierë ilegale
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi të ndodhur ...
BOTA
5 Shkurt19:28
Trump krenohet me ushtarët amerikane: Janë të gjithë si te “Top Gun”! Ja ku ia kalojnë edhe Tom Cruise
Donald Trump foli për një sërë temash gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, duke nisur nga ushtria amerikane, ngjarj...
BOTA
5 Shkurt18:48
Përfundon hetimi për Ekrem İmamoğlu, prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg
Hetimi lidhur me akuzat për spiunazh ndaj Ekrem İmamoğlu, i cili u shkarkua nga detyra si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe u arrestua, së...
BOTA
5 Shkurt18:47
“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza nga CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur
Publikimi i ri i dosjeve të Jeffrey Epstein po shkakton një stuhi politike në Mbretërinë e Bashkuar, që rrezikon seriozisht postin...
BOTA
5 Shkurt18:26
“Zemrat e tyre rrihnin ende kur i gjetëm”/ Familja shqiptare u shua në Itali, dëshmitari trondit me deklaratën
Ernest Çela, fqinji dhe njëkohësisht bashkëatdhtetar i familjes Kola që ndërruan jetë mbrëmjen e djeshme pasi u helm...