Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj p&e...
Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të mas&e...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën rurale të Valloscura-s, pranë kufirit me Capodarco të Fermo...
Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...
Njëmbëdhjetë senatore nga Partia Demokratike (PD), Italia Viva dhe Aleanca e të Gjelbërve dhe të Majtës (AVS) u paraqitën në Senatin italian me minifunde, duke e kthyer veshjen e tyre në një protestë politike ndaj zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani. Protesta në Palazzo Madama vjen pas polemikave që shkaktuan deklaratat e kreut të Forza Italia për gratë, besnikërinë në martesë dhe mënyrën e veshjes.
Tajani i kishte bërë komentet gjatë aktivitetit politik “Itaca” në Formello, ku po fliste për zgjedhjet dhe stabilitetin e aleancave politike. Për të shpjeguar argumentin e tij, ai përdori shembullin e këshillës që do t'i jepte të birit për zgjedhjen e gruas me të cilën do të martohej. Në ndërhyrjen që më pas u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, Tajani tha se, nëse djali i tij do t'i kërkonte këshillë, ai do t'i sugjeronte të shihte përtej pamjes së jashtme dhe të zgjidhte një grua që e konsideronte më të besueshme dhe serioze.
“Po të më kërkonte im bir një këshillë se me çfarë vajze duhet të martohej, do t'i thosha të shihte karakterin. Është bukur të martohesh me një vajzë tërheqëse, por çfarë karakteri ka? Pastaj mund të jetë një vajzë më pak e dukshme, por më e besueshme, më serioze, që do të jetë një nënë e mirë dhe do t'i qëndrojë besnike dashurisë së premtuar në martesë. Atëherë do t'i thosha tim biri: zgjidh të dytën”, ishte në thelb argumenti i Tajani.
Polemikat u përqendruan veçanërisht te lidhja që ministri bëri mes pamjes së një gruaje, gjatësisë së fundit dhe besnikërisë së saj.
Tajani foli për një grua “më pak të dukshme”, ndërsa në vazhdim të argumentit iu referua edhe asaj “që ndoshta mban funde pak më të gjata”. Deklaratat u interpretuan nga kundërshtarët politikë si përdorim i stereotipeve për gratë dhe rolin e tyre në familje. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime nga përfaqësuese të disa forcave politike italiane.
Këtë herë reagimi kaloi nga deklaratat politike te një protestë simbolike brenda Parlamentit: 11 senatoret e PD-së, Italia Viva dhe AVS zgjodhën të shkonin në Palazzo Madama me minifunde. Mesazhi i protestës lidhet drejtpërdrejt me referencën e Tajani për gjatësinë e fundit dhe me kundërshtimin e idesë se mënyra e veshjes mund të përdoret si tregues i karakterit ose besnikërisë së një gruaje. Polemika kishte marrë përmasa kombëtare edhe përpara protestës në Senat. Ish-kryetarja e Bashkisë së Torinos dhe politikania e Lëvizjes 5 Yjet, Chiara Appendino, publikoi një fotografi të saj me minifund dhe iu drejtua drejtpërdrejt Tajani.
Appendino e pyeti nëse veshja e bënte atë më pak të besueshme apo më pak të përshtatshme si nënë dhe argumentoi se besueshmëria e një gruaje “nuk matet me centimetra pëlhure”. Ajo bëri thirrje që politika italiane të “dalë nga Mesjeta”. Edhe Maria Elena Boschi e Italia Viva reagoi ndaj deklaratave, duke ironizuar nëse hapi i ardhshëm do të ishte një rregull për gjatësinë e fundeve në shkolla, në vendet e punës dhe në Parlament.
Kritikat erdhën gjithashtu nga PD. Senatore të opozitës i cilësuan deklaratat si shprehje të stereotipeve për gratë dhe kundërshtuan paraqitjen e gruas kryesisht përmes rolit të saj si bashkëshorte, nënë dhe garante e stabilitetit familjar.
Pas zgjerimit të polemikave, Tajani kërkoi ndjesë nga Nju Jorku, ku ndodhej për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Një mësuese 56-vjeçare, Clara Palaoro, nga Pergine Valsugana, në Trentino, ka ndërruar jetë pas tetë muajsh në gjendje...
Një avion luftarak F-16 u rrëzua të martën pasdite në bazën ajrore amerikane Spangdahlem në rajonin Eifel të North Rhine...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, kanë përshëndetur një marrëveshje t&eu...
Aktori dhe regjisori francez Arnaud Denis zgjodhi të vdiste me eutanazi në moshën 43-vjeçare, duke përshkruar ferrin që kishte p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është rikthyer sërish çështjes së Kosovës dhe Serbisë gjatë fjalimit t...
Presidenti amerikan Donald Trump, me mbërritjen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i ka dërguar një mesazh p...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali italian Giuseppe Cavo Dragone, deklaroi se Aleanca është e gatshme të mbrojë “&cc...
Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën dje një marrëveshje për heqjen e sanksioneve ndaj dy biznesmenëve të pasur rusë, Al...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se Izraeli do të urdhërojë evakuimin e të gjithë banorëve t&eu...