I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KOSOVË- A do të ndikojnë protestat e studentëve në disponimin e votuesve serbë në Kosovë në zgjedhjet e së dielës më 9 shkurt? A ka Lista Serbe alternativë? Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë po zhvillohen për serbët nën hijen e protestave në Serbi, por vlerësohet se këto lëvizje nuk do të kenë shumë ndikim në pozitën e komunitetit serb në Kosovë. Çdo ndryshim në hierarkinë politike në Kosovë do të ishte i mundur vetëm nëse Lista Serbe do të pësonte një disfatë të rëndë, e cila praktikisht është e pamundur, përderisa ajo Listë është nën patronatin e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiçit.
Komuniteti serb në Kosovë e ka shumë më të vështirë t'i rezistojë autoriteteve serbe në Beograd, sesa studentët dhe demonstruesit e tjerë në Serbi. Serbët në Kosovë kanë gjashtë lista që mund të votojnë, por bashkëbiseduesit e DW paralajmërojnë se mrekulli vështirë se priten.
Realiteti i trishtë për serbët në Kosovë
"Protestat e studentëve nuk kanë jehonë në Kosovë dhe Kosova mbetet në duart e Listës Serbe”, thotë për DW komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç.
"Qeveria po i mban peng ata, që është shumë keq për serbët në Kosovë. Mendoj se këto zgjedhje vetëm do të konfirmojnë një status quo të dhimbshme për komunitetin serb në Kosovë”.
Ka alternativë, vazhdon Jakshiq, por është shpallur tradhti të mendohet e vendoset ndryshe, sepse nuk mund të dëgjohet mendim tjetër. Lista Serbe është shpallur e vetmja që mund të kujdeset për ta, dhe ky është një realitet i trishtë për serbët në Kosovë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.
Gazetari Milivoje Mihajloviç beson se "protestat e studentëve do të ndikojnë disi në disponimin e votuesve serbë, por nuk do të ketë ndryshim shumë domethënës”. Pres që shumicën e atyre dhjetë vendeve të garantuara t'i fitojë Lista Serbe, sepse është degë e SNS-së, thekson ai. Shumë më e rëndësishme se kjo është që Lista Serbe është një degë politike për menaxhimin e parave që Serbia u dërgon serbëve të Kosovës. "Votuesit serbë atje besojnë se varen nga autoritetet në Beograd dhe pushteti, e mbi të gjitha paratë që ndahen për ta janë ende në duart e Aleksandar Vuçiqit”, vlerëson Mihajloviç për DW.
Nuk ka alternativë serioze, sepse Lista Serbe prej vitesh është "instrument i Aleksandar Vuçiçit për të menaxhuar vullnetin e serbëve të Kosovës”. Nëse dikush ia arrin të fitojë ndonjë mandat tjetër, do të jenë ndoshta një ose dy mandate, jo më shumë. "Kjo nuk mjafton për të ndryshuar doçka të rëndësishme për serbët në Kosovë”, thekson Mihajloviç.
Çfarë dëshiron Serbia në Kosovë?
Kjo është një politikë mjaft agresive, thotë Boshko Jakshiç, i cili shton se "kjo mund të matet edhe me qëndrimin e qeverisë ndaj Milan Radoiçiçit, të cilin qeveria e mbron në çdo mënyrë të mundshme”. Pra, këtu nuk ka fare vend për optimizëm.
Beogradi zyrtar pret që Lista Serbe t'i fitojë të dhjetë mandatet. Po shihet se u bë një gabim katastrofik kur serbët u urdhëruan të tërhiqen nga institucionet. Kjo është një përpjekje për të korrigjuar atë gabim, por tani shtrohet pyetja - nëse gjërat mund të ndryshojnë? Lista Serbe me dhjetë deputetë nuk mund të ndikojë në politikat madhore. "Thjesht nuk dihet se çfarë dëshiron Serbia në të vërtetë nga Kosova”, tha Jakshiç.
Status quo vazhdon në Kosovë
Milivoje Mihajloviq thekson se gjërat në fakt janë mjaft të thjeshta në Kosovë: "Kushdo që sulmon Beogradin, e në këtë rastai është Albin Kurti, ai mund të llogarisë me fitore ”. Sa i përket deklaratës së Richard Grenellit se Kurti dhe qeveria në Kosovë nuk ka aq mbështetje sa pretendojnë, kjo mund të prekë vetëm disa shtresa të caktuara. Kurti ka mbështetje të konsiderueshme në mërgatë dhe tek disa qarqe më agresive. Propaganda e Vuçiqit thotë se Kurti i përkrah studentët në Serbi, gjë që i shkon në favor vetëm atij, sepse kështu fiton mbështetjen tek shqiptarët, të cilët mendojnë se ai është aq i fuqishëm sa të ndikojë edhe në protestat në Serbi. "Kjo, natyrisht, nuk është e vërtetë, por kështu paraqitet në disa qarqe në Kosovë ”, vëren Mihajloviç.
Ai mendon se në Kosovëdo të mbetet status quo-ja politike edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Mihajloviq, megjithatë tërheq vëmendjen për disa palogjikshmëri, në radhë të parë "fakti që në listën e votuesve në Kosovë janë dy milionë njerëz, ndërsa në regjistrim thuhet se atje ka më pak banorë ”. Ky është një rezervuar i tmerrshëm për vjedhje dhe manipulime. „Kurti ka arritur të imponojë dhunë ndaj serbëve dhe represion policor në vend të dialogut. Do të shohim pas zgjedhjeve, se cilat do të jenë objektivat e radhës të regjimit në Prishtinë”, përfundon Milivoje Mihajloviç në deklaratën e tij për DW./ DW
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk të premten tha se qeveria e tij do të hartojë plane për të dëbuar emigrantët që...
SLLOVAKI- Nën moton "Sllovakia është Europë!" sërish dhjetra mijëra vetë kanë protestuar në rrugët e Bratisl...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sugjeruar se palestinezët duhet të krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite ...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka gjasa të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr...
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë për Afrikën e Jugut, njoftoi të premten Presidenti amerikan Dona...
SANTORINI- Toka vazhdon të dridhet në zonën midis Santorinit dhe Amorgos, ndërsa shkencëtarët do të takohen sot p...
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ra dakord të premten që të mos bëjë publik emrat e agjentëve të FBI-së q...
KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shprehur shqetësimin në prapaskenë se presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë v&...
GUANTANAMO- Përdorimi i bazës detare të Marinës së Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Guantanamos në Kubë për...
ALASK- Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëton...