“Humbi të atin dhe dajën në luftë”/ Rrëfimi i gazetares së Piranjave prek personazhet e njohur, reagime të shumta në rrjet
Monologu i gazetares së Piranjave Edona Gashi, bijës së dëshmorit të UÇK-së, ka ngjallur reagime të shumta në r...
Monologu i gazetares së Piranjave Edona Gashi, bijës së dëshmorit të UÇK-së, ka ngjallur reagime të shumta në r...
Pas 12 vitesh, Jose Mourinho dhe Diego Simeone do të përballen sërish në pankina, duke rikthyer një rivalitet që nisi në de...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikim në rrjetin social këtë të shtunë me qytetarë, k...
Duke komentuar largimin e Ministrit të Brendëshm, kreu i opozitës tha se ministri i ri, “Demo është i gatuar me bandat me t&eum...
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të jenë të përgatitur për p&eum...
Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasi...
Policia Kufitare e Moldavisë njoftoi të shtunën se patrullat kishin raportuar disa dronë të paidentifikuar që fluturuan në ...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qen&eu...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Disa prej emrave më të fuqishëm të teknologjisë amerikane do të jenë të pranishëm javën e ardhshme n&e...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa.
Ai ka bërë të ditur se shteti synon të garantojë furnizim të bollshëm dhe që çmimet të jenë nën kontroll.
“Ne jemi duke hequr dorë pothuajse tërësisht nga të hyrat tona, në mënyrë që ta zvogëlojmë ndikimin në buxhetin shtetëror, për aq kohë sa kemi rezerva të mëdha”, ka deklaruar Vuçiq pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza.
Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës për 20 për qind, e cila, sipas Vuçiqit, i kushton shtetit rreth 35 milionë euro në muaj.
Përpara vendimit, taksat shtetërore përbënin më shumë se gjysmën e çmimit të një litri benzinë apo diesel që konsumatorët e kanë paguar nëpër pompa.
Vuçiq i ka përshkruar masat si “të dhimbshme për shtetin”, por që qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme.
Konflikti në Lindje të Mesme ka shkaktuar probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit me produkte të naftës dhe gazit, si dhe i ka rritur çmimet.
Me situatë të ngjashme është përballur edhe Kosova. Radio Evropa e Lirë i ka vëzhguar disa pompa të karburanteve javë pas jave dhe e ka vërtetuar se çmimet janë rritur për disa centë.
Më 4 mars, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka vendosur masa mbrojtëse për naftën, duke përcaktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.
Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar ditë më parë se çmimet pritet të stabilizohen në muajt e verës.
Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.
Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike të Iranit.
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton sekuestrimin ose bllokimin e Ishullit Kharg të Iranit, me qëllim q&e...
Njëmbëdhjetë kriminelë të dyshuar u vranë të enjten gjatë një operacioni të ushtrisë meksikane&nbs...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përgatitet për një “incident bërthamor” të mundshëm...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dha një konferencë për shtyp mbrëmë, e cila ka bërë bujë në media pa...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Izraeli “do të paguajë çmimin” për zhvillimet në Lindjen e...
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi më herët të premten në mëngjes...
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë gjatë një sulmi izrael...
Princesha e Norvegjisë dhe mbretëresha e ardhshme, Mette-Marit, deklaroi se ndjen keqardhje për miqësinë që kishte me Jeffrey Ep...
Shtetet e Bashkuara duket se po shtojnë përpjekjet e tyre për të hapur Ngushticën e Hormuzit , duke dërguar ...
Ushtarët danezë të dërguar në Groenlandë në janar ishin përgatitur të hidhnin në erë pistat kryesore t&eu...