“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
KORE- Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Seul për të protestuar për atë që ka thënë se është dislokim i trupave të Koresë së Veriut në Rusi, për t’i dërguar më pas në Ukrainë, duke u zotuar për një përgjigje të përbashkët ndërkombëtare.
Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kim Hong-kyun, thirri në takim Georgy Zinoviev, të dërguarin rus në Seul, dhe i kërkoi tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve të Koresë së Veriut nga Rusia, njoftoi ministria.
Kim tha se pjesëmarrja e trupave të Koresë së Jugut në luftën në Ukrainë përbën shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe Kartës së OKB-së. Po ashtu, sipas Kimit, kjo përbën edhe kërcënim serioz për sigurinë e Koresë së Jugut dhe shteteve të tjera.
“Ne dënojmë fuqishëm bashkëpunimin ilegal ushtarak të Koresë së Veriut, përfshirë dislokimin e trupave në Rusi”, citohet të ketë thënë Kim, sipas Ministrisë së Jashtme.
“Ne do të përgjigjemi së bashku me komunitetin ndërkombëtar duke mobilizuar të gjitha mjetet që kemi kundër akteve që kërcënojnë interesat tona kyçe të sigurisë”.
Ministria tha se Zinoviev i tha Kimit se do t’ia dërgojë këtë mesazh Moskës.
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut javën e kaluar tha se Koreja e Veriut ka dërguar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale në Lindjen e Largët të Rusisë për trajnime në një bazë lokale ushtarake dhe me gjasë ata do të dislokohen për luftime në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Phenianin se po përgatitet të dërgojë 10.000 ushtarë në Rusi dhe të dielën bëri thirrje për reagim të fortë nga shtetet që e kanë pranuar përfshirjen në rritje të Koresë së Veriut në pushtimin rus të Ukrainës.
Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë nuk ka konfirmuar raportimet se ushtarët e Koresë së Veriut po luftojnë për Rusinë, thanë zyrtarët amerikanë javën e kaluar, por shtuan se nëse këto raportime dalin të jenë të vërteta, “kjo do të shënonte një zhvillim të rrezikshëm në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, po ashtu javën e kaluar thanë se aktualisht nuk kanë dëshmi për praninë e Phenianit. Ministria e Mbrojtjes e Seulit tha të hënën se Koreja e Jugut është konsultuar me Uashingtonin para se agjencia e spiunazhit të bënte njoftimin.
Si Rusia, ashtu edhe Koreja e Veriut kanë mohuar se dërgojnë armë te njëra-tjetra, por janë zotuar për forcimin e raporteve ushtarake, teksa në qershor kanë nënshkruar një traktat të përbashkët të mbrojtjes. Kremlini po ashtu ka mohuar vlerësimin e Koresë së Jugut se Veriu ka dërguar personel ushtarak për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës./REL
Fethullah Gylen TURQI- Fethullah Gylen, lideri i lëvizjes "Gyleniste" në Turqi, i cili ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ishte nj...
marigona osmani KOSOVË- Mediat në Kosovë kanë zbardhur detaje të rënda lidhur me vrasjen e Marigona Osmani. 18-vjeçarj...
elon musk SHBA- Miliarderi Elon Musk është zotuar të shtunën, të japë 1 milion dollarë çdo ditë deri n&...
vladimir putin RUSI- Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IAEA) ka financuar kërkime shkencore shtetërore ruse ...
Aksidenti SHBA- Një aksident i frikshëm është regjistruar në Pensilvani. Raportohet se një furgon u fut në sem...
Salome Zourabichvili GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili iu drejtua një turme prej mijëra vetësh në tubimin ...
Foto ilustruese GJEORGJI- Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor, ekziston frika se pa...
fethullah gulen TURQI- Fethullah Gylen, demoni i madh i Rexhep Tajip Erdogan ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në SHBA....
Foto ilustruese ROMË- Një nga traditat më të vjetra për vizitorët në Romë është hedhja e një monedhe...
Aksidenti MAL I ZI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rozhajë të Malit t&...