E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, lavdëruan “epokën e artë” të raporteve mes vendeve gjatë vizitës së udhëheqësit amerikan në Tokio. Dy shtetet nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla.
Takaichi – gruaja e parë kryeministre në Japoni – lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, tha Shtëpia e Bardhë.
Në këmbim, Trump, i cili u takua për herë të parë me Takaichin gjatë turneut të tij në Azi, tha se Uashingtoni është aleat “i nivelit më të fortë të mundshëm”.
“Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministret më të mira”, i tha Trump Takaichit në pallatin shtetëror Akasaka.
Takaichi e lavdëroi Trumpin për përpjekjet e tij drejt një armëpushimi mes Tajlandës dhe Kamboxhias dhe për “arritjen e tij historike dhe të paprecedent” të marrëveshjes për Gazën.
“Do të doja të realizoja një epokë të re të artë të aleancës Japoni-SHBA, ku si Japonia ashtu edhe Shtetet e Bashkuara do të bëhen më të forta dhe më të begata”, tha ajo.
Të dyja palët gjithashtu nënshkruan një marrëveshje që synon “forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike dhe elemente të rralla tokësore”, u tha në deklaratë.
Pekini këtë muaj njoftoi kufizime të gjera në industrinë e elementeve të rralla, gjë që e shtyu Trumpin që të paralajmëronte se si kundërpërgjigje do t’i vendosë tarifë prej 100 për qind importeve nga Kina.
Pas takimit me kryeministren Takaichi, presidenti Trump u takua me familjarët e japonezëve të rrëmbyer nga Koreja e Veriut dekada më parë, ku tha se “SHBA qëndron plotësisht me ta”, teksa ata kërkuan ndihmë për gjetjen e më të dashurve të tyre.
Pasi për vite të tëra e mohoi, Koreja e Veriut e pranoi më 2002 se kishte dërguar agjentë për të rrëmbyer 13 shtetas japonezë, të cilët u përdorën për të trajnuar spiunë për gjuhën dhe zakonet japoneze. Japonia thotë se janë rrëmbyer edhe persona të tjerë.
Trump arriti në Japoni të hënë dhe gjatë turneut në Azi pritet të takohet edhe me homologun kinez, Xi Jinping, takim që mund të ndihmojë në tejkalimin e luftës tregtare mes dy vendeve.
Negociatorët nga Uashingtoni dhe Pekini kanë konfirmuar se është arritur një “marrëveshje kornizë” mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Sa i përket sigurisë, Japonia gjithnjë e më shumë po merr një qëndrim më të fortë ushtarak, teksa raportet me Kinën janë përkeqësuar.
Takaichi, që javën e kaluar u bë gruaja e parë kryeministre në Japoni, ka thënë se Qeveria e saj do të arrijë synimin që të shpenzojë 2 për qind të GDP-së në mbrojtje – dy vjet sesa parashikimet paraprake.
SHBA-ja, që ka rreth 60 mijë pjesëtarë të personelit ushtarak në Japoni, dëshiron që Tokio të shpenzojë edhe më shumë në mbrojtje, potencialisht të arrijë në 5 për qind, ashtu siç ishin zotuar anëtarët e NATO-s në qershor.
Përveç takimit me Takaichin, Trump do të mbajë edhe një fjalim në aeroplanmbajtësen amerikane, USS George Washington, që është ankoruar në bazën detare amerikane Yokosuka.
Gjatë qëndrimit në Japoni, ai do të takohet edhe me udhëheqës të biznesit./REL
Kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness, ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të zonave të ulëta, teksa vendi përgatitet p...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se njerëzimi nuk ka arritur të kufizojë ngrohjen glob...
Studiues në Berlin konstatuan se partitë e qendrës, duke përsëritur retorikën e ekstremit të djathtë, u japin atyre do...
Çmimet e arit kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare pas armëpushimit tregtar të ...
Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës feston 75 vjetorin e vë pikërëndesa: ministri i Brendshëm Dobrindt paralajmëron rritjen e ...
Izraeli dëshiron të përcaktojë vetë se cilat shtete mund të marrin pjesë në trupën paqeruajtëse ndërkom...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u prit të martën nga kryeministrja e sapozgjedhur e Japonisë, Sanae Takaichi , p&e...
Një grua 37-vjeçare u rrah nga i dashuri i saj pranë një strehe malore në Piani d'Artavaggio dhe u dërgua në Spitalin e Lec...
Dhjetë persona kanë dalë në gjyq në Paris të akuzuar për ngacmim online të Brigitte Macron, faza e fundit e një bet...
Nëse uragani Melissa mbetet një stuhi e kategorisë 5, ai mund të jetë më i forti në historinë e regjistruar që do t...