BOTA

SHBA-ja dhe Irani do të takohen për bisedime bërthamore mes frikës për konflikt ushtarak

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 23:38
SHBA-ja dhe Irani do të takohen për bisedime bërthamore mes

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë pritet ta zhvillojnë një rund të ri bisedimesh bërthamore në Gjenevë më 26 shkurt, i cili shihet si përpjekja e fundit për ta shmangur një konflikt të madh ushtarak midis dy vendeve armike.

Rundi i tretë i bisedimeve pritet të ndodhë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësitë për veprim ushtarak, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për ta frenuar programin bërthamor të Iranit.

SHBA-ja i ka vendosur tashmë dy aeroplanmbajtëse pranë republikës islamike.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, u nis nga Teherani për në qytetin zviceran më 25 shkurt dhe pritet të zhvillojë bisedime me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner.

Përfaqësuesit e Omanit do të veprojnë si ndërmjetës, siç kanë bërë edhe në raundet e mëparshme.

Palët zhvilluan bisedime indirekte në fillim të muajit në Oman, të parat që nga bombardimi i objekteve kryesore bërthamore të Iranit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjatë një konflikti të shkurtër në qershor.Rund i dytë i bisedimeve u mbajt në Gjenevë më 17 shkurt.

Në dy rundet e para nuk u shënua përparim, dhe pikat kyç të mosmarrëveshjes mbeten të pazgjidhura.

Gjatë bisedimeve, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Irani ta ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit dhe të heqë dorë nga rezervat e tij prej rreth 400 kilogramësh uranium të pasuruar, hapa që do ta pengonin Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe civile, si prodhimi i energjisë elektrike.

Irani ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të bëjë lëshime në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane dhe njohjes së të drejtës së tij për të pasuruar uranium.

Kelsey Davenport, drejtoreshë për politikën e mospërhapjes në Shoqatën për Kontrollin e Armëve me bazë në SHBA, tha se ende ka hapësirë për diplomaci, edhe pse “rreziqet e keqllogaritjes dhe rreziqet e rikthimit në konflikt janë jashtëzakonisht të larta”.

“Unë mendoj se, pavarësisht të gjitha kërcënimeve, Trump dëshiron marrëveshje”, i tha Davenport Radios Farda.

“Ai nuk dëshiron që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në një tjetër konflikt në rajon. Dhe mendoj se edhe Irani, për të arritur lehtësimin e sanksioneve dhe për të parandaluar një rikthim të konfliktit, do ta shihte si të vlefshme marrëveshjen”.

Para bisedimeve të 26 shkurtit, Araqchi tha se palët ishin pranë një marrëveshjeje që do ta shmangte përballjen ushtarake.

“Kemi një mundësi historike për të arritur marrëveshje të paparë që adreson shqetësimet e ndërsjella dhe realizon interesat e përbashkëta”, tha Araqchi në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se marrëveshja është “e mundur, por vetëm nëse diplomacisë i jepet përparësi”.

Araqchi gjithashtu u zotua se Irani “në asnjë rrethanë nuk do të zhvillojë kurrë armë bërthamore”, por këmbënguli në të drejtën e vendit për të “shfrytëzuar përfitimet e teknologjisë bërthamore paqësore”.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit më 24 shkurt, Trump u duk sikur paraqiti argumentet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, duke thënë se nuk do të lejonte që “sponsori numër një i terrorit në botë” të ketë armë bërthamore.

Trump tha se Teherani dëshiron të rindërtojë programin e tij bërthamor dhe se “në këtë moment po ndjek sërish ambiciet e tij të liga bërthamore”.

Trump gjithashtu pretendoi, pa paraqitur prova, se Teherani kishte “zhvilluar tashmë raketa që mund të kërcënojnë Evropën dhe bazat tona jashtë vendit, dhe po punon për të ndërtuar raketa që së shpejti do të arrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në një reagim ndaj fjalimit të Trumpit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, shkroi në rrjetet sociale më 25 shkurt se administrata amerikane po përhapte “gënjeshtra”.

Bisedimet në Gjenevë vijnë pas kërcënimeve të përsëritura nga Trump për veprim ushtarak kundër Teheranit, fillimisht për shkak të shtypjes brutale të protestave masive në janar, dhe më pas, së fundmi, për programin bërthamor të vendit.

Fuqitë botërore arritën marrëveshje historike bërthamore me Teheranin në vitin 2015 për ta parandaluar zhvillimin e ndonjë bombe iraniane.

Sanksionet ekonomike perëndimore u lehtësuan në atë kohë, por Irani filloi të tërhiqej nga angazhimet pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë si president, u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?