E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

RIAD- Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas i përmbyllën bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të dielën, një ditë para se negociatorët amerikanë të takohen të hënën me përfaqësuesit e Rusisë në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë.
Ekipi i Uashingtonit nuk ka komentuar ende bisedimet me përfaqësuesit e Kievit, por ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se bisedimet ishin “konstruktive dhe kuptimplota”.
“Diskutimet ishin frytdhënëse dhe të përqendruara. Adresuam çështje kyçë, përfshirë energjinë”, shkroi Umerov në Facebook.
“Qëllimi i presidentit Volodymyr Zelensky është ta sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin dhe popullin tonë - dhe për gjithë Evropën. Ne po punojmë për ta arritur këtë synim”, shtoi ai.
Bisedimet në Riad shënuan një moment historik në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për ta arritur një armëpushim në luftën në Ukrainë. Më parë, ka pasur ndërprerje prej një ose më shumë ditësh midis rundeve të ndryshme të bisedimeve dypalëshe.
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen sot në qytetin saudit. Mediat shtetërore ruse raportuan se delegacioni i Moskës mbërriti mbrëmjen e së dielës.
New York Times dhe Reuters, duke cituar burime, raportuan se një takim tjetër midis përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas mund të zhvillohet pas bisedimeve SHBA-Rusi për të diskutuar marrëveshje të mundshme.
Megjithatë, edhe pse negociatorët rusë dhe ukrainas do të jenë në të njëjtin vend teksa zhvillojnë bisedime me delegacionin amerikan, pak njerëz presin ndonjë përparim të madh.
Zelensky, duke folur derisa bisedimet po zhvilloheshin, tha se “ekipi ynë po punon në një mënyrë plotësisht konstruktive”.
“Biseda është mjaft e dobishme – puna e delegacioneve po vazhdon”, shtoi ai.
“Por, pavarësisht se çfarë u themi sot partnerëve tanë, ne duhet ta bëjmë [presidentin rus Vladimir] Putin të japë urdhër të vërtetë për t’i ndaluar sulmet. Kushdo që e solli këtë luftë, duhet ta ndalojë atë”, nënvizoi Zelensky.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë shprehur optimizëm para takimeve në Arabinë Saudite.
"Mendoj se të hënën do të shihni një përparim të vërtetë në Arabinë Saudite", tha për Fox News i dërguari amerikan, Steve Witkoff, më 22 mars.
Kievi dhe Moska kanë qenë më të përmbajtur në pikëpamjet e tyre.
Në Rusi, ku Radio Evropa e Lirë është shpallur organizatë e padëshirueshme dhe është praktikisht e ndaluar, ishte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ai që shoi çdo shpresë për një marrëveshje të shpejtë.
"Nuk duhet të kemi pritshmëri të larta. Një punë shumë serioze dhe e madhe na pret. Do të duhet të futemi në hollësi", tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror të dielën.
"Jemi vetëm në fillim të kësaj rruge", shtoi ai.
Diplomatët rusë dhe ukrainas nuk planifikohet të takohen drejtpërdrejt. Në vend të kësaj, ata pritet të takohen veçmas me ekipin amerikan, në atë që një zyrtar amerikan e përshkroi si “diplomaci me ndërmjetësim”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë deri më tani më i vendosuri në favor të negociatave. Por, shpresat e tij për përparim të shpejtë kanë hasur në pengesa të vazhdueshme.
Së pari, një plan i rënë dakord me Ukrainën për një armëpushim të përgjithshëm 30-ditor u bllokua nga Putin. Pas një telefonate me Putinin, Trump tha se ata ishin pajtuar për një ndërprerje të sulmeve ndaj infrastrukturës.
Por, Kremlini e ngushtoi edhe më tej këtë fokus, duke thënë se marrëveshja lidhej vetëm me infrastrukturën energjetike – të cilën forcat e tij e sulmuan gjithsesi. Ukraina shpreson ta qartësojë këtë çështje në Xhedah, duke sjellë një listë të asaj që Rusia duhet të pranojë të mos e shënjestrojë.
Mjegull e ngjashme ishte edhe pas bisedimeve mes Trumpit dhe Zelenskyt. Derisa zyrtarët amerikanë flisnin për një plan të ri për pronësinë amerikane të centraleve bërthamore ukrainase, si një formë e garancive të sigurisë për Ukrainën, Zelensky e bëri të qartë se këto centrale janë pronë shtetërore që u përkisnin të gjithë ukrainasve.
Ndërkohë, u tha përsëri se një marrëveshje dypalëshe për mineralet e rralla të Ukrainës është pothuajse gati. Por, ende nuk ka qartësi se kur do të nënshkruhet dokumenti – i cili, siç duket, përmban më shumë aspirata sesa hollësi konkrete.
Në bisedimet e reja në Arabinë Saudite pritet të shtjellohet edhe një temë tjetër.
Witkoff, i dërguari amerikan, tha se do të ketë përparim në "një armëpushim në Detin e Zi, për anijet midis të dyja vendeve. Dhe nga aty, do të kalojmë natyrshëm në një armëpushim të plotë".
Witkoff gjithashtu tha se është i bindur se Putini dëshiron paqen, diçka që Ukraina dhe vendet evropiane nuk e besojnë./ REL
RIAD- Delegacionet ruse dhe amerikane do të fillojnë bisedimet e tyre ditën e sotme në Riad të Arabisë Saudite pë...
TURQIA- Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë - të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kun...
GJERMANIA- Fatma punon si edukatore në Berlin. Që në mëngjes kur shkon në punë me makinë fillon diskriminimi, thot&eum...
GRENLANDA- Zonja e dytë e SHBA-ve Usha Vance planifikon një udhëtim në Grenlandë, territori vetëqeverisës dh...
SERBI- Topi zanor, apo arma zanore, siç e quajnë, e dyshuar se është përdorur gjatë protestave në Beograd m&eum...
SHBA- Elon Musk ka deklaruar se do të donte të vdisja në planetin Mars. Musk e tha këtë për herë të parë n&e...
Musk KOSOVË- Më 24 Mars 1999, SHBA dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) filluan sulmet ajrore kundër Jugoslla...
TURQIA- Protestuesit në Stamboll janë përplasur me policinë, pasi kryetari i bashkisë së qytetit u dërgua në burg...
UKRAINË- Shtetet e Bashkuara mund të kenë prani në Ukrainë – edhe pse jo në një mënyrë që shumë e...
KENIA- Gjashtë oficerë policie keniane u vranë kur militantët e grupit xhihadist Al-Shabaab nga Somalia fqinje sulmuan një kazerm&eum...