Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë optimiste se një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës është ende e mundur, një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë një version të marrëveshjes, që Hamasi tha se e kishte pranuar.
"Një vlerësim i afërt i pozicioneve të dy palëve sugjeron se ato duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë mosmarrëveshjet e mbetura", u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby. "Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur atë proces dhe për të arritur atë rezultat."
Drejtori i CIA-s William Burns ndodhet në Kajro, tha zoti Kirby, duke u angazhuar në emër të Shteteve të Bashkuara në negociatat që përfshijnë Izraelin, Hamasin, Egjiptin dhe Katarin. Bisedimet synojnë arritjen e një armëpushimi të përkohshëm të shoqëruar me lirimin e disa pengjeve izraelite të mbajtur nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Por pas rritjes së shpresës për arritjen e një marrëveshje në fillim të kësaj jave, të dyja palët duket se i kanë ngurtësuar pozicionet e tyre.
Të martën, Izraeli nisi atë që e quan një "operacion të kufizuar" në Rafah, qytetin më jugor të Rripit të Gazës, pasi të hënën hodhi poshtë një marrëveshje të propozuar armëpushimi për të cilën Hamasi kishte rënë dakord. Izraeli tha se plani nuk i plotësonte kërkesat e tij për të eliminuar rolin e Hamasit nga Gaza e pasluftës.
Hamasi u përgjigj të martën, duke paralajmëruar Izraelin se nuk do të ketë armëpushim nëse veprimet ushtarake vazhdojnë në Rafah.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se operacioni ushtarak do të vazhdojë deri në eliminimin e Hamasin në Rafah dhe të gjithë Rripin e Gazës, ose deri në lirimin e pengut të fundit.
Operacioni izraelit synon të ushtrojë trysni mbi Hamasin, tha Eitan Shamir, drejtor i Qendrës Begin-Sadat për Studime Strategjike në Universitetin Bar-Ilan të Izraelit.
“Objektivi i luftës për Izraelin është të sigurohet që Hamasi të mos kontrollojë më asgjë”, tha zoti Shamir për Zërin e Amerikës. Nga kjo pikëpamje, shtoi ai, propozimi e lejon Hamasin të ketë një rol në rindërtimin e Gazës pas luftës, që për Izraelin do të thoshte "humbje e luftës".
Në thelb, nuk ka përputhje të qëllimeve të palëve ndërluftuese, tha ish-negociatori amerikan për Lindjen e Mesme Aaron David Miller, i cili tani është studiues në organizatën “Carnegie Endowment for Peace”.
Yahya Sinwar, udhëheqës i Hamasit në Rripin e Gazës, dëshiron të shmangë eliminimin dhe të sigurojë një rol të grupit pas konfliktit në Gazë, ndërsa zoti Netanyahu nuk ka mbështetje brenda koalicionit të tij për ndalimin e operacioneve ushtarake pa i dhënë fund kontrollit të Hamasit në Gazë dhe eliminimin e kërcënimit të tij ndaj Izraelit, tha zoti Miller për Zërin e Amerikës.
Në një konflikt të tillë ku dy palët ndërluftuese besojnë se veprimet e tyre janë ekzistenciale, ndikimi i palëve të jashtme është i kufizuar, tha ai.
"Ju keni nevojë për një Mandela dhe de Klerk, dhe ju nuk keni një të tillë", shtoi ai, duke iu referuar Nelson Mandelës dhe F.W. de Klerk, udhëheqësit që punuan së bashku për t'i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut.
Rëndësia e arritjes së një armëpushimi për Presidentin Biden
Kjo çështje ka rëndësi të madhe edhe për presidentin Joe Biden, i cili në zgjedhjet e 5 nëntorit ka nevojë për mbështetjen e votuesve arabo-amerikanë, myslimanëve dhe demokratëve progresivë, të cilët janë të zemëruar nga mbështetja e tij për Izraelin.
Në një fjalim të martën në një ngjarje për kujtimin e 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit dhe viktimave të tjera të nazizmit, Presdienti Biden denoncoi "rritjen e egër" të antisemitizmit në Amerikë dhe mizoritë e kryera nga Hamasi.
"Angazhimi im për sigurinë e popullit hebre, sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij për të ekzistuar si një shtet i pavarur hebre është i hekurt. Kjo nuk ndryshon edhe kur ne nuk pajtohemi", tha ai.
Fjalimi ishte një largim nga komentet e fundit në të cilat Presidenti Biden ndërlidhi zotimin për mbështetjen e Izraelit me paralajmërimet ndaj Netanyahut për të zhvilluar luftë në përputhje me ligjin humanitar.
Mbështetja e tij përballet me një provë të rëndësishme të mërkurën, afati përfundimtar për një raport të mandatuar nga Memorandumi 20 i Sigurisë Kombëtare, të cilin presidenti e lëshoi në shkurt.
Memorandumi kërkon që Departamenti i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes të vlerësojnë garancitë izraelite se armët amerikane po përdoren në përputhje me ligjet e luftës. Administrata e tij do ta përdorë raportin si bazë për veprime të mëtejshme, që mund të përfshijnë kufizime në transferimin e armëve për Izraelin.
Izraeli filloi ofensivën ushtarke në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor, në të cilat u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 200 të tjerë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, si pasojë e fushatës ushtarake të Izraelit janë vrarë rreth 35 mijë palestinezë, përfshirë militantë të Hamasit.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese ITALI - Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Romë. Një 19-vjeçar ka hyrë n&...
foto ilustruese AMSTERDAM- Policia u përlesh me protestuesit pro-palestinezë ndërsa mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin hol...
Foto nga laboratori KOSOVË - Një laborator droge është zbuluar këtë të martë nga Policia në Leposaviç t...
Antonio Guterres GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu të martën shqetësim të thellë p&e...
KOSOVË - Muajin e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin për anëtarësimin e Kosovës n&e...
Donald Trump dhe Stormy Daniels SHBA- Pas takimit me Donald Trump në një turne golfi në vitin 2006, aktorja e filmave për të rritu...
foto ilustruese SHBA- TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte&...
foto ilustruese IZRAEL- Ministri i mbrojtjes i Izraelit ka kërcënuar se do të thellojë ofensivën ushtarake në Rafah nëse...
foto ilustruese WASHINGTON- Rusia e ka shpallur të martën “organizatë të padëshirueshme” grupin për të drejt...
foto ilustruese SERBI- Udhëheqësi kinez Xi Jiping do ta kalojë pjesën më të madhe të turneut të tij 5 ditor në...