Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë së Veriut kanë shkuar në Rusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb konfirmimi nga zyrtarët amerikanë erdhi një ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dy njësi ushtarake të Koresë së Veriut po stërviten në Rusi mesa duket për t’u dërguar në frontin e luftës në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë thonë se është e paqartë nëse, kur dhe si trupat e Koresë së Veriut që gjenden në Rusi mund të përfshihen në luftën kundër Ukrainës.
“Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet për t'u parë”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Përfshirja e disa mijëra trupave të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë mund të ketë ndikim të vogël në fushën e betejës. Por analistët thonë se implikimet politike do të ishin shumë të mëdha.
“Koreja e Veriut duket se po lëviz nga një partneritet strategjik me Rusinë, që siguron armë në mbështetje të luftës së Moskës, pa marrë pjesë vetë në fushën e betejës, në një partner që merr pjesë në luftë. Kjo e bën marrëdhënien midis Rusisë dhe Koresë së Veriut një aleancë”, thotë Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.
Shtëpia e Bardhë ngriti shqetësimin për këtë marrëdhënie që e quajti të pamatur dhe të rrezikshme.
“Shqetësimi nuk është vetëm për luftën në Ukrainë, por ndikimi që kjo mund të ketë në rajonin e Indo-Paqësorit, dhe nga kjo në një farë mase përfiton (udhëheqësi koreano verior) Kim Jong Un”, tha të mërkurën John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Kirby tha se Uashingtoni do të kontaktojë Pekinin për të mësuar se si e sheh Kina këtë veprim. Ai gjithashtu bëri një paralajmërim për Phenianin:
“Nëse ushtarët e Koresë së Veriut vendosin të përfshihen në luftën kundër Ukrainës, ata bëhen objektiv ushtarak”.
Përsa i përket Rusisë, zoti Kirby tha se përfshirja e trupave të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës do të ishte një shenjë e dëshpërimit dhe dobësisë së Presidentit Vladimir Putin.
“Nëse ai detyrohet të kërkojë ushtarë në një vend të huaj, mendoj se kjo flet shumë sa e pasigurt, sa e paqëndrueshme është gjendja në të cilën ndodhet”.
Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të vendosin sanksione të reja në ditët në vijim që synojnë individët dhe grupet jashtë Rusisë që kanë mbështetur luftën e Rusisë./VOA
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, janë duke zhvilluar një takim trep...
NORVEGJI- Një tren që udhëtonte përgjatë bregut verior të Norvegjisë me të paktën 50 persona në bord doli ng...
SHKUP- Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje të enjten Maqedonisë së Veriut t’i kaloj...
Foto ilustruese ANGLI- Një grua shtatzënë e identifikuar si Emma Atkinson dha frymën e fundit pasi u rrëzua nga kati i 1...
Palestinezet GAZA- Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje ku duket një grup palestinezësh me sy të lidhur duke u udhëhe...
Foto ilustruese KOSOVË- Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të ...
Takimi KOSOVË- Komandanti i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, gjatë një...
Vape ANGLI- Britania do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike për përdorim nga viti i ardhshëm, njoftoi sot nj&...
Stacey Williams dhe Trump SHBA- Një ish-modele ka akuzua Donald Trump se e ka ngacmuar seksualisht në një incident në Trump Tower n&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit, Al Jazeera, të cilët e mbulojnë luftë...